Shteti i dostave

0
1414

Shqiptari ka mundur me ndihmën e miqve zgjedhën e pushtimit të huaj dhe fare lehtë ka rrëshqitur në zgjedhën e pushtetit të dostave, fatkeqësisht shqiptar.

Nga Bekim Rexhepi

Dostave – është fjalë qe moti përdoret në ambientin shqiptar, jo në kuptimi e fjalës sllovene (dostave-dorëzim), por në ambientin shqiptarë kjo falë më shumë ka marrë kuptimin e shokut, mikut, jaranit dhe shumë më pak rrethit bënë i panjohuri. Pra, përfundimisht dosti nuk është i panjohuri, ay që është jashtë rrethit të ndejave, ahengjeve, të hajnisë, të kusureve e, të tjera, të tjera.

Ndodhi, jashtë rastësive të tjera, që shteti të kapet nga dostat, përkatësisht pushteti të jetë vetëm i dostave. Në të gjitha strukturat e shtetit ka dosta, ama nuk ka strukturë institucionale ku pushteti nuk i kanë dostat, ndofta ishte dashtë qe kur është shpallë pavarësia në vend të Republikës së Kosovës të quhej Republika e Dostave.

PDK-ja që në fakt është partia më e mbi pushtetshme në vend, ndofta kur është inagurar si parti, e ka pasur në kokë idenë edhe të quhej Partia e Dostave të Kosovës-PDK, në fakt më shumë është parti e dostave se sa demokratike.

Afera e pronto’s, ka shpërfillë në mënyrë të qartë organizimin politik të një partie e, deri në strukturat më të larta të shtetit. Pampersa e pronto’s e mbushur trash, kundërmon. Aty i gjen dostat e politikës, e krimit të organizuar, e korrupsionit dhe mbase vet legjitimimin e tyre dost pas dosti. Ky organizim kriminal, tek pronto Grabovci, do të duhej ta qonte vendin në alarme mobilizuese e politike, deri në zgjedhje të reja, për të dhënë legjitimitet një organizimi të ri, i cili do të shkëputej nga dostat, do të mbyllte dhe ti luftonte apetitet e reja për krime të organizuara në vend. Në zgjedhjen cirkusante të presidentit dhe në rastin e aferës episodike të pronto-së, hetohen gjithku dostat, aty qartë dostat zgjedhin presidentin, dhe me pastaj presidenti anasjelltas, përmes pronto’s zgjedh dhe merr dosta në garniturën e shtetit. Pra, shteti është mbush me dosta, plotë dosta.

Ana tjetër, dostat e shtetit, të presidentit kanë arrit me i përvesu edhe ambasadoret, madje disa prej tyre janë bë kaq dosta, sa vështirë është me i klasifiku si dosta të jashtëm. Si u bënë të huajt dosta të shtetit, shumë lehtë morrën hise në prapështinë e madhe të vendit me ndihmën e dostave vendor, xhepat e dostave të dostave mbushen dhe populli dhe shtëpia e ti varfërohet. Nuk thuhet kot: “Nën zgjedhën e dostave nuk ka kurrfarë atdheu”.

Migrimi i fundit i shqiptarëve të Kosovës, tregon qartë se atdheu i tyre nuk është më dora e ngrohtë, ose ndofta edhe ikën prej dostave të cilët, këtë atdhe e bënë të duket, e të ndjehet thjeshtë dora e munguar. Kjo, mund të zgjasë për aq kohë sa dostat e kanë kapë shtetin, shqiptaret do të ikin kudo, e ku munden për të mbijetuar, më mirë nga kundër dëshira dhe atdheu. Dora e dostave është përlyer edhe me gjak shqiptari, ka të ngjarë qe kjo dorë të vras dhe të mbulohet edhe më shumë me gjak.

Shoqëria shqiptare po po mpaket, po sfilitet nga pabarazitë dhe nga interesat e veçantë dhe egoistë, një shoqëri prej se cilës është zhdukur çdo lloj fryme qytetare. Të gjitha këto të këqija qe i vijnë Kosovës, janë prej dostave, madje për më keq të gjitha këto dukuri kanë fituar ekzistencë autonome dhe po kthehen kundër individit si forcë autonom dhe armiqësore, madje ky individi po konsiderohet të jetë jashtë rrethit të dostave dhe për të do të servohet një fabrikim ngjarje për ta likuiduar si armik të pushtetit dhe shtetit.

Shqiptari ka mundur me ndihmën e miqve zgjedhën e pushtimit të huaj dhe fare lehtë ka rrëshqitur në zgjedhën e pushtetit të dostave, fatkeqësisht shqiptar. Shoqëria shqiptare duhet të niset, të ngjitet drejtë “fillesave”, sepse më këtë ajo zbret në kohë, privon të largohet nga gjendja shoqërore e degraduar dhe degraduese, e padrejtë dhe poshtëruese. Sa më herët një zgjim i sotëm, aq më mirë një e ardhme nesër.