Koment
Nga Skënder MULLIQI
Është kohë krize. Në këtë botë të stërmbushur më probleme po dominojnë numrat. Njerëzit shumë janë tjetërsuar. Na ka mundur frika. Frika është bërë e vërtetë e madhe. Dhe, kjo frikë lehtë po kthehet në urrejtje. Gjithkund dhe gjithkah po rrethohemi më frikën, më frikën për të nesermën tanë. Ka humbur dashuria dhe besimi i ndërsjellë. Ka rënë në pikën më të ulët morali dhe shumë komponente të tjera të cilët e bëjnë jetën e bukur. Në anën tjetër kurrë më shumë nuk kemi pasur rrena. Rrena të cilët po na kushtojnë shumë në zhvillim, rrena të cilat po na bëjnë jetën e keqe. Jemi lodhur nga rrenat pushtetare që krejt pas luftën.
Po e rrejnë popullin qdo orë dhe qdo minutë së po punohet mirë… Hashim Thaçi sa ishte kryeminister i vendit rregullisht e mashtroi këtë milet duke luajtur më data së do të kemi liberalizim të vizave. Mashtroi dhe manipuloi më popullin duke firmosur marrveshje në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë. Ka krijuar pushtet të gjithëfuqishem sikur të ishte mbret. Po mbijeton në kriza. Ai bashkë më Isa Mustafën e më këtë kastë politike në pushet janë duke e rrënuar demokracinë. Kosova është futur në vorbullën e krimit dhe të korrupcionit. Kan nënshkruar marrveshjet për “Zajednicën” dhe Demarkacionin, duke shitur toka Serbisë dhe Malit të Zi.
Sistemin pluralist jeni duke e rrënuar, duke na kthyer këmbë e krye ne sistemin diktatorial. E keni bërë popullin të marrin ikën sa më larg Kosovës. Keni krijuar huti dhe pasiguri. Nuk po punojnë afër gjysma e popuallatës të aftë për punë. E keni bërë për shumicën jetën e zbrazët. Keni bërë që të jetojmë pa emancipim. Nuk është duke na mbetur fuqi për të ardhmën. Politika nuk po ka më kuptim. Shteti i cili nuk posedon asgjë, së eshte plaçkitur më themel nuk është shtet. Po simuloni shtet dhe demokraci.
Mos thuani së po udhëheqni shtet, së pak gjë ka mbetur nga shteti. Ju keni deshirë që të tjetër të janë nën tutelën tuaj. Po krenoheni kot së jeni duke punuar mirë. Po simuloni nese mendoni së jeni njerëz të suksesshem në politikë. Urrejtjën e keni shëndrruan në instrument. Po mbijetoni në skenën politike në saje të prodhimit të krizave të ndryshme. Me lehtë e keni ti urreni të tjerët. Lëshohuni poshtë në tokë se jeni ngjitur lartë në qiell.Me mirë largohonu nga skena politike se nuk iu ka mbetur respect…