SHTËPIA HI-TECH E BILL GATES

0
1306
Gates - shtëpia - Xanadu 2.0

arch2o.comPërktheu Arben Çokaj

A keni menduar ndonjëherë se si duket shtëpia e Bill Gates?
Siç do ta imagjinonit, rezidenca e manjatit të biznesit Bill Gates do të ishte jo më pak se gjeniale. Ajo lokalizohet në Medina, pranë lumit, në afërsi të Seatle.

Sa para kushton shtëpia e Bill Gates?

Nga rëra që importohet çdo vit për plazhin nga ishujt e Karaibeve në dhomën e trampolinës me gjatësi 6 metra, shtëpia luksoze u ndërtua me një kosto prej 63 milion dollarë dhe u deshën 7 vjet të ndërtohej.

Natyrisht, rezidenca është një kryevepër teknologjike, që përmban shumë tipare, të cilat me të vërtetë do të tërheqin vëmendjen tuaj; a do të prisnit më pak nga Gates?

Shtëpia e Bill Gates, e quajtur Xanadu 2.0, është e përhapur në 6,100 metra katrorë dhe përmban një koleksion dorëshkrimesh të rralla, njëra prej të cilave është shkruar nga Leonardo Da Vinci, dhe vetëm ajo vlen 8 milion dollarë. Xanadu 2.0 u ndërtua duke përdorur gjysmë milioni trungje druri, dhe nëse shitet sot, Gates do të fitonte mbi 145 milion dollarë.

Epo, le ta fillojmë turneun tonë, apo jo?

Shtëpia e Bill Gates:

Sa dhoma gjumi ka shtëpia e Bill Gates?

1) Dhoma gjumi:
Shtëpia ka vetëm 7 dhoma gjumi. Kjo tingëllon pak e çuditshme, në lidhje me sipërfaqen masive të pasurive, por atëherë për çfarë mund t’i përdorë Gates 30 dhoma gjumi? :p

Burimi: Herald Sun

2) Kuzhinat

Ka 6 kuzhina në shtëpinë e Bill Gates dhe 24 banja, 10 prej të cilave përmbajnë vaska.

Burimi: OddMeNot

3) Salla e Pritjes

Një sallë pritjeje që mund të mbajë deri në 200 të ftuar, me një ekran të gjerë 6.6 m për video në një mur dhe një forum guri gëlqeror me gjerësi 6 metra në murin ngjitur.

Burimi: OddMeNot

4) Pishina

Një ndërtesë e tërë, me një sipërfaqe totale prej 3.900 metra katrorë, u ndërtua për të përfshirë pishinën 60 metra të gjatë. Ekziston një mur xhami, nën të cilin mund të notohet, për të arritur në tarracën jashtë. Për më tepër, ekziston një sistem nënujor i tingujve, për të dëgjuar muzikën tuaj të preferuar gjatë notit.

Burimi: OddMeNot

5) Garazhet

Ka disa garazhe në lokacione të ndryshme rreth lokaleve. Më i këndshëm është një garazh nëntokësor, që mund të marrë deri në 10 makina dhe është bërë nga betoni dhe çeliku inox. Një koncept artistik është prapa betonit të thyer qëllimisht. Kjo është një pjesë e shtëpisë, që nuk është e hapur për publikun dhe jo shumë njerëz e kanë parë atë.

Imazhi nga Daily Telegraph

6) Sistemi i ndriçimit

Të jesh vizitor në shtëpinë e Bill Gates duhet të jetë një përvojë si në ëndërr. Klima dhe ndriçimi brenda dhomave monitorohen nga një sistem sensori i teknologjisë së lartë. Një pin i jepet të ftuarit në ardhjen e tyre, me të cilin ata mund të kontrollojnë sensorët. Prisni pak, nuk janë të gjitha! Rregullimet mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin, ndërsa vizitori hyn dhe lëviz rreth shtëpisë.

Burimi: Comedy Flavors

7) Rrjedha artificiale

Çështjet e rrjedhjes, që mund të ndodhin në të ardhmen, për shkak të mureve gjigande të rezidencës, adresohen në mënyrë krijuese, duke prezantuar një rrjedhë artificiale. Shihni Troftën dhe Salmonin duke notuar atje?

Imazhi nga Herald Sun

8) Vepra arti

A mërzitesh ndonjëherë nga pikturat që varen në murin tënd? Epo, Gates kurrë nuk e bën këtë, me ekranet e tij me vlerë $ 80,000 të instaluara në të gjithë rezidencën. Pamjet në ekrane mund ta ndryshojnë pikturën, foton ose veprat e dëshiruara të artit. Vetëm pajisjet e ruajtjes, që u instaluan për të ruajtur koleksionin e preferuar të veprave artistike të Gates, kushtuan 150,000 dollarë.

Burimi: MyFirstClassLife

9) Shtëpi miqësore me mjedisin

Shtëpia e Bill Gates është miqësore me mjedisin. Është strehuar në tokë, që do të thotë se mban një temperaturë të qëndrueshme shtëpie. Gjithashtu, pemë të larta janë mbjellë në të gjithë ambientet, për të mbrojtur banesën nga humbja e nxehtësisë.

Burimi: Business Insider

Pamje shtesë:

Burimi: MyFirstClassLife

Burimi: HomeDesign7.com

Burimi: OddMeNot