“Shtegtimi” i Senada Demushit (Delaj) nëpër shtigjet letrare të Gjekë Marinajt

0
1674
Senada Demushi Delaj - Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj

“Kushdo që dëshiron të njohë e të dijë më shumë “e me pak mundim”, per jeten dhe vepren (e deri tanishme) të Gjekë Marinajt, autorit të poezisë “Kuajt” që në vitin 1990 “trembi” diktaturen komuniste, ketë njohje e ka mundësuar mrekullisht, studiuesja dhe intelektualja malësore znj. Senada Demushi (Delaj) me librin e saj monografik; Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj”

Nga Ndue Bacaj

Kushdo që dëshiron të njohë e të dijë më shumë “e me pak mundim”, per jeten dhe vepren (e deri tanishme) të Gjekë Marinajt, autorit të poezisë “Kuajt” që në vitin 1990 “trembi” diktaturen komuniste, ketë njohje e ka mundësuar mrekullisht, studiuesja dhe intelektualja malësore znj. Senada Demushi (Delaj) me librin e saj monografik ; Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj. Unë duke qenë fqinjë i prinderve të Senadës (lahutarit të njohur Jonuz Delaj dhe bashkeshorte së tij…), si dhe duke e njohur Senaden që të vogel si një femijë intiligjent, dhe kur filloi të rritej si e apasionuar pas letersisë, e mora librin per ta lexuar me mendimin se po lexoj një monografi të “zaklonshme”, por me të veçanten e fjaleve të bukura e plot tharm që dinte ti thoshte “kudo e kurdo” intelektualja e mesuesja e re Senada Demushi (Delaj). Mirpo libri perveç asaj që e pritsha më befasoi e mrekulloi me permbajtjn e jashtëzakonshme të matrialit monografik me renditjen, saktesinë, skalitjen dhe “interpertimin” e çdo fjale e fjalie jo si një pendë fillestare, por si një pendë mjeshtrore e “ngjyer” prej vitesh me një eksperiencë të madhe në lamen e letersisë e studimit.

Kujdesin per të shkruar bukur, mirë e me saktësi znj. Senada Demushi (Delaj) e tregon që kur hapë “siparin” e librit të saj monografik, Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj, kur në “okelio” citon fjalët e të madhit të letrave shqipe Faik Konicës : “…gurët duhet të lidhen radhë më radhë që të qendrojnë bukur, sepse të hedhësh gurë mbi gurë s’majfton”, dhe pastaj Senada vijon : keshtu e nisë një shkrim me lavdrime Konica ynë i madh mbi autoret e shquar të letersisë shqipe, të cilet hapen udhën per perparimin e gjuhë sonë të bukur. Ai jep keshilla per të shkruar bukur, per të krijuar art të vertetë me mjeshtri të shkrimit.

Me keto fjalë po e marr guximin të shkruaj rreshtat e parë të punës time kerkimore. Po filloj të rendis “gurët e mi” sa më bukur të mundem, me sa më shumë seriozitet, saktësi dhe profesionalizem”. E ndersa unë para se të theme diçka më shumë per librin dhe vlerat që mbartë, nuk po duroj pa thënë se Senada Demushi (Delaj) e ka dëgjuar e bërë realitet “pike per pike” sentencen dhe keshillen e të madhit Faik Konica, duke renditur “gurët” e saj si një inxhiniere-arkitekte e vertet në “ndertesen” e bukur të monografisë që i kushtohet Gjekë Marinajt, i cili me punen dhe vepren e tij është jo vetem ambasadori i kultures sonë, por edhe ambasadori i inteligjencës sipërore malesore e shqiptare.

Znj. Senada Demushi (Delaj) e nisë monografin e saj me të dhena biografike për Gjekë Marinajn, duke e treguar se ai ka kaluar kufij gjithë jeten e tij. Si idealist i lirisë së fjalës, ai shkeli pertej caqeve të vëna nga ish-regjimi komunist në Shqiperi, deri sa kalon kufirin shtetror, pasi i rrezikohej jeta nga jehona e propogandë-agjitacionit që kishte bërë kunder shtetit të diktatures komuniste poezia “Kuajt”, e publikuar “gabimisht” në gazeten Drita, si dhe disa të dhena per jeten në azil në ish Jugosllavi, dhe deri sa ai mbërrinë në “token e premtueme” të lirisë e demokracisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

Në Amerikë Gjeka gjenë hapsirat dhe mundësitë e pafundme që ka krijuar superfuqia botërore e demokracisë dhe lirisë, duke vazhduar shkolla e universitete, të cilat e “poqen” më tej si intelektual, si poet, si prozator, si gazetar, si publicist, si kandidat per Doktor në Filozofi (PhD) në universitetin e Teksasit në Dallas dhe më vonë si profesor e tjer… Znj. Senada Demushi (Delaj) ketu renditë per bukuri dhe pa harruar “asgjë” nga bashkepunimet e z. Gjekë Marinaj me media lokale e kombetare Amerikane e botërore, si dhe me ato të komunitetit shqiptar në SHBA. Gjithashtu në monografi janë “shenuar” edhe bashkepunimet me universitete e institucione prestigjeoze e shkencore të cilat jo vetem ja publikuan punimet z. Gjekë Marinaj, por edhe ja vlersuan duke e nderuar me tituj të ndryshem honorifik e tjer.

Në monografi znj. Senada Demushi (Delaj) renditë kronologjikisht gjithë vepren e Gjekë Marinajt, duke treguar jo vetem per pubulikimet e kesaj pune me permasa shkencore, por edhe per jehonen që kanë pasur keto punime, si dhe bënë disa vlersime të saja, që tregojnë se autorja është një njohese e thellë e vepres të Gjekë Marinajt. Në ketë “kronologji” brilante të veprave të Gjekë Marinajt ajo renditë të paren poezinë “hit” të viteve 1990… per të vijuar me librin me poezi “Mos më ik Larg”, me librin e dytë po me poezi “Infinit”, me gazetarin si një profesion i dashur per Gjekën, per librin me intervista “Ana tjeter e pasqyres”, per shtepinë botuese me “emrin” e tij “Marinaj Publishing”, per jeten si Profesor.

Pas ketyre në liber “zënë” vend libri i katërt i Gjekë Marinajt “Ca gjëra nuk mund të mbeten secret”, vëllimi i tretë me poezi “Lutje në diten e tëtë javes” etj. Gjekë Marinaj shquhet edhe si perkthyes, ku spikasin perkthime brilante të librave “Ora e paqes” të Rainer Schulte, “Në shpellen e Platonit” poezi nga Frederick Turner, Poezia bashkohore Amerikane -antologji e tjera perkthime të autorve botëror dhe shqiptar, perkthime të cilat janë vlersuar maksimalisht.. Është interesant se në dhjetor të vitit 2005 Gjekë Marinaj propozon atë drejtim letrar të cilin e quajti “Protonizem”, ku në mes katër propozimeve fituese do të shpallej fitues në mars 2009 në Boston edhe “protonizmi” i z. Marinaj. (Protonizmi është një teori e re letrare, si per letersinë shqipe ashtu edhe per atë botërore).

Per këtë rrymë të re letrare Gjekë Marinaj shkruan librin e tij prej 376 faqesh me titull “Protonizmi nga teoria në praktikë”… Të gjitha veprat e paraqitura në monografinë e shkruar nga Senada Demushi (Delaj) janë të “paisura” me permbajtjen e tyre dhe disa vlersime interesante. Znj. Senada per të realizuar ketë monografi të sukseshme dhe model ka shfrytëzuar një bibliografi të pasur që haset rrallë në librat e kesaj “gjinie”. Senada Demushi (Delaj) në kreun e XII. 1. ka pershkruar edhe një vizitë të saj te prinderit e Gjekë Marinajt (baben Nikë Marinaj dhe nënen File Marinaj) që jetojnë në Bajzë të Kastratit, ku edhe ka biseduar me ta…

Viziten dhe biseden e ka pershkruar me “tavolinen plotë” bujari të kesaj familje të njohur malësore, gjë që tregon se Gjeka shumë virtyte i ka të trashiguara ne gen nga prinderit e tij… Autorja e sukseshme e monografisë “Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj” në faqet e fundit të librit ka pasqyruar një “listë” me perkthime autoresh të huaj si dhe poezi të Gjekës të publikuara në shtyp, Bibliografin e “shfrytezuar’ nga autorja, intervistat e Gjekë Marinajt etjer.. dhe siç e quan ajo tryezen e lëndës. Libri është 180 faqesh gjithëseit, por per menyra siç e ka konceptuar e shkruar Senada Demushi (Delaj) ketë monografi, ajo fletë sa per 1800 faqe…

Ky liber është mirpritur në rrethet intelektuale e letrare. Një vlersim të tillë ka treguar edhe promovimi i ketij libri para disa kohëve në sallen e biblitokes “Marin Barleti” Shkodër.. Në fund të fjaleve të mia të vogla para vlerave të medhaja që permban dhe perçon kjo monografi, dua t’i uroj suksese me gjithë shpirtë në rrugen e saj të sapo nisur intelektuales dhe mesueses Senada Demushi (Delaj), bijes sonë që na bënë krenar edhe ne malesorëve si gjinia e saj, por me ketë rast pa harruar t’i bëjë edhe urimin domethenës të popullit të Malesisë Madhe: “mos t’u rritë mendja” …Faleminderit dhe suksese Senada Demushi (Delaj).

Koplik, Tetor 2016botuar në gazetën “Nacional”