SHSHA NË ÇIKAGO URON PËR MOTMOTIN E RI GAZETËN “DIELLI”

0
1166
110 vjetori gazetës Dielli

E nderuara Redaksi,

Tash një shekull Gazeta “Dielli” ishte një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare në Ballkan dhe “senatore” për Diasporën Shqiptare në Amerikë.

Bota lajmit shqip nga Amerika, u nis udhëve të Atdheut me mesazhin se diaspora shqiptare nuk ka tjetër Atdhe pos Tokës së Shqiptarizmës dhe, nëpër vite ajo u bë gardiane për çështjen shqiptare dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gazeta “Dielli” në Amerikë në mëngjeset e jetës për mërgimtarët shqiptaro-amerikanë, foli shqip përmes botës së lajmit për ty Shqipëri etnike dhe për atdheun tonë të dytë Amerikën e lirë dhe mikja e përjetshme për kombin shqiptar në Ballkan.

Me Gazetën “Dielli” dhe për Diellin shqiptar që në kahet e demokracisë diaspora në Amerikë uron që në këtë Motmor të Ri 2018, suksese të reja në kërkim të lajmit shqip për diasporën, për kombin shqiptar dhe për ty Shqipëri!

Me ty gazetë “Dielli” shohim më mirë mëngjeset e jetës së diasporës shqiptare në Amerikë!

Me respekt,

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]