Në këtë nëntor arbëreshi-shqiptari Joe DioGuardi (1940) e ka ditëlindjen e tij. Emri i tij në Amerikë lidhet me angazhimet si kongresmen në kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pas mandatit, ai nisi rrugëtimin e tij për çështjen shqiptare në Ballkan (LQSHA) dhe zgjidhja e drejtë e pjesës më të dhimbshme të Kosovës nën regjimin serbo-sllav dhe për lirinë dhe pavarësinë me vlerat sublime të demokracisë e të frymës kombëtare.
SHSHA në Çikago në këtë urim thekson se JoeDioGuadi nëpër vite u bë një zë i fuqishëm në krah të lirisë së Kosovës dhe për ndryshimet e sistemit komunist të Shqipërisë e mbyllur nën përden e regjimit dhe për hapjen e saj ndaj botës së lirë demokratike dhe tërë hapësira etnike shqiptare në Ballkan të lidhin miqësinë e përjetshme më Amerikën, thuhet nga SHSHA në Çikago.
Joe DioGuardi me origjinë arbëreshe-shqiptar e kishte marrë amanetin e babait të tij. “Kudo që jeni dhe të punoni në Amerikë, mos harroni tokën dhe popullin shqiptar”. Kështu shpeshherë e thoshte me krenari se arbëreshi ishte me gjak shqiptari dhe në rrugëtimin e tij ai u bë ushtari i rreshtit të parë për tokën, kombin shqiptar në hapësirën etnike në Ballkanin e trazuar dhe me apetitet grabitqare të fqinjve që i bënë yrysh zaptimit të tokave etnike, thekson me fjalën e urimit SHSHA në dritën e kronikave historike të kohës, ku pjesa e dhimbjes kombëtare të Kosovës për Joe DioGurdi ishte pika kryesore e aktivitetit të LQSHA-së në Nju Jork.
Ditëlindja e JoeDioGuardi është ditëlindja e shqiptarëve në Ballkan dhe e Kosovës,ndonëse tërë veprimtaria politiko-kombëtare dhe pjesa më e rëndësishme e lobimit në Amerikë,është vetë kronika e gjatë e këtij rrugëtimi me flamurin e diasporës shqiptare në këtë vend të lirë dhe miqësi e përjetshme në mes të dy kombeve shqiptaro-amerikane,që nuk do të ndalë aktivitetin kombëtar pëderisa nuk zgjidhën padrejtësitë historike ndaj kombit shqiptar në Ballkan, thuhet në urimin e SHSHA-së në Çikago si krah i fortë i arbëreshit shqiptar.
Në këtë ditë urimi për JoeDioGuardi, thuhet në Çikago se ai me guximin dhe projektin e tij kombëtar (LQSHA) i doli përballë në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë, kryeriminelit me skenarët e gjenocidit, Sllobodan Millosheviq dhe përmes dëshmisë me fakte nga terreni i përgjakur në Kosovë se Serbia fashiste ka kryer krime deri në substanën e shfarosjes ndaj popullit shqiptar dhe të “tokës së djegur” të Kosovës, që në logjistikën ushtarako-policore-paramilitare veçse ishin të njohura për opinionin dhe kancelaritë ndërkombëtare dhe në Washington. Në këtë përballje në mes arbëreshit tonë dhe me kryekriminelin e orëve të gjenocidit, S.Millosheviq në Hagë, duke iu dridhë goja dhe në sytë e botës pati thënë “JoeDioGuardi dhe lobimi shqiptar në Amerikë e kanë shkatëruar Jugosllavinë dhe Serbinë time”!
Në fund të këtij urimi vëllazëror të SHSHA-së në Çikago për ditëlindjen e arbëreshit-shqiptar JoeDioGuadi, thuhet lum kombi shqiptar që ka birin e vet të gjakut dhe lum Kosova e lirë që e pati arbëreshin në krah e në mbrojtje të Amerikës në orët më të rënda të tokës së përgjakur të shqiptarëve, ku djelmenia e UÇK-së malet e Kosovës i patën bërë kazerma të ushtrisë për liri!
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]