SHSHA në Çikago dënon dhunën kundër shqiptarit ortodoks prof. dr. Branko Sinadinovski

0
1074

Shteti i Maqedonisë si multinacionalë nuk po merre udhën e duhur të tipareve të vlerave demokratike dhe të lirive njerëzore, thuhet në fillim të reagimit të SHSHA-së në Çikago, që përmes reagimit dënon dhunën fizike kundër shqiptarit ortodoks prof. dr. Branko Sinadinovski.

Shqiptarët artodoksë në trevën e Rekës tashmë janë bërë realitet se ata kanë dalur para opinionit të gjerë në Maqedoni dhe para faktorëve relevantë ndërkombëtar të BE-së dhe SHBA-së se përkatësinë e tyre kombëtare e kanë shqiptare e jo maqedonase, thuhet në reagimin nga Çikago.

Atëherë kë e pengon aktiviteti i prof. dr. Branko Sinadinovski, intelktual i dalluar i dijes dhe botës universitare shkencore dhe themelues i Bashkësisë Fetare Ortodokse Shqiptare në Maqedoni, i cili në frymën e tipareve të vlerave të demokracisë dhe të drejtës kombëtare përmes shpalimeve historike e ka thënë fjalën e lirë se në Maqedoni jetojnë 70 mijë ortodoksë shqiptarë që koha e regjimeve komuniste dhe “fetare ortodokse” (serbe, greke bullgare dhe maqedonase) ua ndaloj të drejtën e përkatësisë kombëtare se ishin dhe janë shqiptar etnikë në Maqedoni, thonë shqiptaro-amerikanët në Çikago.

E gjithë kjo udhë e dritës për shqiuptarët ortodoksë në hapësirën etnike në Maqedoni, qarqet antishqiptare me skenarët e njohur për popullin e “ndaluar e të asimiluar” ortodoksë shqiptarë tashti po e pengon shumë dhe përmes dhunës fizike ndaj prof. dr. Branko Sinadinovski, mundohen të shuajnë me dhunë përcaktimin e tyre të drejtë se ata janë shqiptarë të besimit ortodoksë dhe do të frymojnë si shqiptarë në hapësirën e vet etnike në Maqedoni, thuhet në këtë reagim të SHSHA-së.

Për fund nga Çikago kërkohet nga organet e rendit dhe të pushtetit aktual që të zbardhet rasti i dhunës fizike me motive më brutale kundër prof. dr. Branko Sonadinovskit dhe mos të pengohet e drejta kombëtare e demokratike për përcaktimin e tyre shqiptrar të besimit ortodoksë në këto hapësira dhe të shtetit multinacional në Maqedoni, ku populli shqiptar paraqet popullin e dytë shumicë që, për fatin jo të mirë ata ende e kanë statusin e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues,thuhet në fund të reagimit të SHSHA-së nga Çikago.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]