SHQIPTARIA U NGRIT NË KËMBË!

0
529
Ushtria e Kosovës me qen

Bajram Bashota

Shqiptaria sot u ngrit në këmbë
Kur dëgjoi të mëmës gjëmë
Që e goditi një termet i rëndë.

O çfarë gjëme çfarë kiameti
U shkaktua këti buzëdeti
Sa çelë e mbyll sytë
N’gërmadha u shëndrruan shtëpitë.

O sa gjëmë e dhimbë buzë deti
Shkaktoi i ziu termeti
Mbuloi në zi gjithë Shqipërinë.

Kur Kosova i ndieu këto gjëmë
Vendi vend nuk ju ka zënë
Me vrap mbërrini në Shqipëri
Me gjithë popull e me ushtri.

Po ndihmojnë e po punojnë
Nga gërmadhat po shpëtojnë
S’kursejnë gjë për shqiptari
Për fëmij gra, pleq e të ri.

Shqiptarët kudo që janë
S’kursejmë as qesen as gjënë
Strehimin e kanë n’dispozicion
S’kursejmë asgjë për poullin tonë.

Edhe  diaspora n’këmbë janë çuar
Që nga Evropa e n’Amerikë
Kanë hapë qeset në këto ditë të zisë
T’i lehtësojnë plagët Shqipërisë.


NATË E LLAHTARSHME
tregim

E llahtarshme ishte ajo natë. Nuk e priti këtë Shqipëria. Zemren ia dridhi ajo natë mizore, ajo natë e llahtarshme që shkaktoi termet në zemrat e gjithë shqiptarisë. O zot, sa ëndërr e keqe zgjoi gjithë Shqipërinë. Klithmat e fëmijëve e grave pas asaj ëndrre e kaploi nënqiellin e Shqipërisë. Nuk dihej ç’ po ndodhte në atë natë të zezë e të pa fund.

Kishin rënë të flenin e të pushonin me dëshirën që të shofin ëndërren më të bukur në botë, të cilën do të donin ta komentonin mëngjezin e asaj dite, por s’arritën ta shofin e ta komentojnë kurrë. Ajo natë e llahtarshme ua përpiu ëndërren më të bukur që s’do ta shohin për jetë të jetëve. Ora e termetit po afrohej mbi Shqipëri, por zilja e tij nuk cungëroi kurrë dhe na la në gjumin e thellë, në gjumin e vdekjes që nuk do të na del kurrë.

Sa i rënd ishte ai gjumë! Thonë se gjumi i vdekjes është i rëndë dhe me të vërtet qenka ashtu se ne s’po mundemi me i çelë sytë se mbi çerpikët tanë po rëndon dhe s’ do të mund t’i hapim ta shohim kaltrin e qiellit e të detit që aq shumë e deshtëm. Ajo natë nuk ishte si netët tjera. Ishte natë tinzare, ishte natë tradhëtare që na tradhtoi e na i mori ëndrrat më tëbukura, ëndërrat më të dashura për atdheun lulet më të bukura të atdheut që veç sa kishin filluar të lulëzojnë.

Ajo natë e llahtarshme u zbraz mbi ne me krejt tradhëtinë, me krejt ligësinë duke na mbuluar me gurë, me tulla e tjegulla e me shtylla betoni mbi kokat tona e trupin tonë të njomë pa mëshirshëm duke na shëndrruar në gërmadha të tmershme pa mundur t’i themi atdheut as lamtumirën e fundit. O zot si e lejove tmerrin e asaj nate të vërsulet mbi ne si bishë mali me krejt paturpësinë e saj mbi filizat e njoma që na rriste me dashurinë më të madhe atdheu?!

O zot ne filza të atdheut, nën gërmadha, po të lutem, ki mëshirë për vëllëzërit e motrat tona që do të vijnë pas nesh, mos lejo më net të llahtarshme mbi kët dhe e as mbi dheun e Shqipërisë!!!


BISEDË KAFEJE

tregim

Ishte ditë vjeshte, ditë me shi. Binte aq shumë sa që sa çelë e mbyllë sytë po që s’pate ombrellë të bënte qull. U futa shpejt e shpejt në kafenenë më të afërme për të mos u lagur gjer sa të kalonte ai rrebesh shiu, por ai nuk u ndal, sepse siç e dimë, shirat e vjeshtës s’ndalen shpejt.

Pasi hyra brenda në kafe, u ula dhe e porosita një çaj kamomili, se e prisja një shok, por si dukej e kishte penguar shiu që binte edhe më furishëm dhe s’ndalej fare. Aty afër meje përballë, kuvendonin do burra në mes veti dhe pinin çaj rusi zi si futa. Bisedonin e bisedonin burrat e botës, por unë në fillim nuk ua vura veshin se çfarë teme të bisedes kishin, por më vonë e kuptova se temë të bisedës njëri prej tyre e kishte hapur “hajdutërinë”.

Ai burri i botës po fliste se të rinjtë shqiptarë po thonë se po vjedhin në Gjermani.
— Ani ç’ka se po vjedhin?! Gjermania ka boll e ne s’kemi. Edhe lufta na ka shkatrrue e na duhet me jetue, kështu fliste ai burri i botës, kurse të tjerët e dëgjonin me vemendje. Edhe unë e përcillja atë bisedë nga distanca. Kur e kreu biseden ai burri i botës, fjalën e mori një bashkëbisedues tjetër. Ai u kyç në temën e shokut që donte ta legalizonte hajninë e të rinjëve tanë në botën e jashtme si një gjë të moralshme, por ky shoku që e mori fjalën ia hudhi poshtë atë botëkuptim bashkëbiseduesit.

— Hajdutëria është hajdutëri si këtu si në Gjermani. Nuk është vepër e mirë. Të rinjtë nuk kanë pasë këso vetishë, sepse nuk i kemi edukuar aso fare, por kanë ra në grackat e tjetërkujt, sepse rinia jonë është e pastër si loti, por duhet të kemi kujdes që ta ruajmë rininë të mos shkojë gjurmëve të hajnisë, drogës e prostuticionit se kemi një rini më të shëndoshën në Evropë. Nëse ne gjërat e pahijshme i bëjmë të natyrshme, të moralshme, ato të këqia do të na bijnë në votër.

Aso rastesh kanë filluar të barten edhe te ne. Po dëgjoj se në iks fshatin daja e ka vra nipin në shtëpi që kishte shkuar për ta vjedhur dajën me maskë. Kur ndodhi tragjedia dhe daja ja hoqi maskën doli se e kishte vra të birin e motrës, po ashtu kishte ndodhur edhe shoku-shokun dhe kështu e keqja mbinë në votër shpejt e përfundoi bisedën folësi. Shiu pushoi dhe dualëm nga kafeja me ato fjalët e bisedustit të fundit të ngulitura në kokë.