SHQIPTARI BUDALLA…

0
1592

Arben Çokaj

Shërbimet serkrete serbe nën komandën e presidentit Nikoliç krijuan një incident në Beograd, në ndeshjen mes Shqipërisë e Serbisë, duke ngritur me dron një flamur me figurat tona kombëtare, ngjyrën e zezë të ISIS dhe me akronimin Autochthonus. Nikoliç donte ta ndalte kryeministrin serb Vuçiq, që të afrohej me kryeministrin shqiptar Rama, në atë përpjekje të BE-së, për të ulur tensionet mes dy vendeve dhe për rritur kuptueshmërinë e bashkëpunimin. Dhe Nikoliç futi shërbimin sekret që të krijonte një incident me dronin, të cilin e pamë.

Ky ishte një rast ideal për Ismail ‘Ballist’ Morinën për të dalë në dritë. A ishte në lojë Morina apo ishte një budallallëk i tij, që për të dalë në dritë, merr përsipër një akt të tillë, kjo nuk dihet. Por, po të ishte i zgjuar, ‘ballisti’ do të kishte heshtur, dhe nuk do e kishte implikuar veten. Por ja që kemi shumë turbo-patriota ne shqiptarët, që lënë leshtë për të dalë në dritë dhe e gjitha, për një biudallallëk. Ajo që dihet është se në pasaportën e ‘ballistit’ nuk është shënuar as hyrje e as dalje në Sertbi në ato ditë, e ndoshta ai as ka qenë ndonjëherë në Beograd.

Për shërbimet policore dhe të drejtësisë serbe është një sfidë të gjejnë, kush qëndron pas aktit me dronin, dhe autorin, kush e bëri atë. A mundte ta bënte këtë veprim një person i vetëm si ballisti, i cili pretendoi publikisht se ka luajtur vetëm?

Tani faktet nuk kanë edhe aq rëndësi, ato edhe mund të modifikohen në raste të tilla. Por rëndësi ka se mbi ‘ballist’ Morinën rëndonte një akuzë nga drejtësia serbe dhe ai kërkohej me një urdhër arresti ndërkombëtar. Pyetja është, kur këto i dinte edhe ‘ballisti’, përse ai shkoi në Kroaci?

Dhe nga ky budallallëk, ‘ballisti’ rrezikon tani të ekstradohet për në Serbi, ku flitet se mund të dënohet deri me 3 vjet burg. A ia vlen barra qeranë? A nuk është më mirë të mbahet parasysh thënia: “pordhat e mëdha, grisin brekët e vogla“?