Nga Demë Mulliqi
Pesë shekuj robëri nën Perandorinë Osmane, e cila për kundër shfrytëzimit të të mirave materjale nga trojet shqipëtare, ajo jo nuk pati interesim ndaj kësaj popullate autoktane e më të vjetra në Ballkan e më gjërë, por më çdo kusht veproj për ta lënë popullin tonë të mbrapambetur në çdo pikëpamje. Përandoria Osmane për të krijuar miqësi dhe për ta ruajtur atë miqësi më shtetët fqinje dhe shtetet tjera të Evropës, deri në Luftën Çlirintare dhe çlirimin e Kosovës, kurrë nuk e dha as kontributin më të vogël për popullin shqiptarë që sot e quajnë vëlla, për popullin që pesë shekuj e mbajti nën qizmën e vet.
Shqiptarët përherë kanë qënë dhe ende janë mirënjohës ndaj të mirave të cilit do qoftë prej popujve dhe ndaj kujt do qoftë nuk kan qënë kurrë hakmarrës. Mirëpo e kaluara e atyre që nuk i kan shërby si miqë nuk mund të shëndrrohet në mirësi historike.
Turqia në përiudhat kur shqiptarëve u duhej ndihma e saj, kur u pavarësua nga shteti serb, ajo i dhuroj Malit të Zi dhe Greqisë 70.000 km katrorë. Më përfundimin e luftës me Rusinë të vitit 1876-1777 prap popujëve fqinj ortodoks iu dhuruan 25.000 km katrorë, poashtu të tokave shqiptare. Territorit natyral të shqiptarëve në vitin 1913 iu muarën edhe 30.000 km katror. Turqia popullin shqiptar e shfrytëzoi si mall tregtie edhe më rastin e mbledhjës së Llozanës të 30 janarit 1923 më ç’rast shqiptarët musliman të Greqisë i shkëmbeu më ortodoksët e Turqisë.
Historia, sidomos historia e kaluar e dhëmbshme, nuk harrohët dhe nuk ndryshohet sipas dëshirave dhe apetiteve që ndodhin në kontekst më kohët. Prandaj, nuk është për harresë, së paku sa për t’u gjind në analet e historisë kombëtare ngjarja e Sulltan Hamidit të I-rë Më fermamnin e tij iu dha e drejta Kozma Etolianit, më të cilin ferman ndërmuar akcionin për helenizimin (ortodoksizimin)e shqiptarëve të jugut në Epir.
Nuk ishte Turqia e vetmja në mos përkrahje të shqiptarëve. Edhe shtetët evropiane, më përjashtim të Austrisë dhe SHBA-ve i dëmtuan shqiptarët, kryesisht falë efektit propagandues,të rrëjshëm të Serbisë. Marrveshja e Parisit e vitit 1856 ia dha të drejtën Serbisë për t’i larguar të gjithë shqiptarët nga Shumadia.
Turqia nuk e pati interes fetar të ashtu quajtur të vëllëzërve që të reagoi apo të nderhyjë më rastin kur rreth vitit 1886, kisha serbe i shpërndau 29 popa rus dhe 16 serb në Vilajetin e Kosovës për t’u shërbye shqiptarëve mysliman si imam për “predikim të islamit”. Veprime të tilla të ngjajshme para e pas këtij rasti dëshmojnë pa fije dyshimi së politikës së atëhershme turke i ka konvenuar ngecja e shqiptarëve në prapambeturi kolektive në mënyrë që t’i sundoj më lehtë shqiptarët liridashës.
Turqia e përkrahi dhe e realizoi më sukses edhe projektin e Vasa Qubrilloviqit e më vonë marrveshtjen e Jugosllavisë Titiste më Turqinë për shpërnguljën dhe asimilimin sistematik të shqiptarëve në shkretirat e Turqisë. Projekti i Qubrillovoqit parashifte për fillim të shpënguljës 200.000 shqiptarëve të ashtuquajtur nga serbët turqi. Vetem vitet 1912-1914 u dëbuan për në Turqi 500.000 shqiptarë e një vit më vonë numri i të shpërngulurve arriti në 620.000. Edhe më konventën serbo-turke të vitit 1938 ,ishte paraparë shpërngulja e 250.000 deri në 480000 shqiptarëve për në Turqi.
Është fakt i pa mohuar që sot Kosova e ka Turqinë shtet mik në mesin e shumë shteteve evropiane. Kjo miqësi mbështetet në kontributin e dhën të Turqisë në çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe ndihmën e saj pas lufte, ndihmë që po vazhdon. Prandaj, shtetet mike vlerësohen për miqësi për bashkëpunim reciprok dhe diplomaci, por edhe për taktizime politike e strategjike e kursesi si shtet vëlla për derisa nuk i bashkon e kaluara, lidhja e gjakut, gjuha e asnjë element kombëtar, sidomos e kaluara e dhëmbshme historike. I vetmi shtet në rruzullin e tokës është Shqipëria që Kosovën e ka shtet e popull vëlla. Popull vëlla kemi nëpër tër Botën e sidomos në shtetet për rreth e në numrin më të madh në Turqi, por shtetet ku ai numer shqiptarësh jeton nuk është shtet vëlla i shteteve shqiptare e në veqanti në ato shtete ku miliona shqiptarë nuk gëzojnë as të drejtat elementare si minoritet siq është rasti i shqiptarëve në Turqi.
Tek e fundit, jo vëlla, por popull e mik i sinqertë i kombit është ai shtet e popull që ta respekton komunitetin tënd siq është rasti i Kosovës. Kosova edhe pse është një shtet i ri e i vogël , komunitetit turk ia ka dhënë të gjitha të drejtat si komunitet: hapjen e institucioneve arsimore prej para shkollor deri në atë superior; mediet në gjuhën turke, përfshirjën në shërbime publike deri në ministri. Turqia në të kaluarën ishte aleat i fuqishem i ortodoksizmit për spastrimin e trojeve shqiptare në Ballkan nga populli autokton, më të cilët i popullëzoi shkretirat e Turqisë, por që nga stacionimi i parë i shqiptarëve në Turqi e deri sot, në shekullin e XXI pyesin: Cilat të drejta iu dhanë atyre milionave shqiptarë nga Qeveria turke?
Përgjigjja në këtë pyetje është e qartë nga të gjithë shqiptarët që kanë dhëmbje për ta. Atyre u është ndrruar mbiemri shqiptarë me mbiemra turk që në rastet më të shumta janë emra fyes e nen qmues; nuk u është lejuar as shkollimi elementar sa për shkrim lexim; gjuha shqipe përdoret vëtem në familje e që për fat të keq është në zhdukje; përfshirja e shqiptarëve në shërbime publike është e rrallë apo nuk ekziston fare. Ka mjaft shtete që shqiptarët nuk i quajn as vellëzër as miqë por i kanë të formuara më decenje katedrat e albanologjisë, si në Sofje, Beograd etj. kurse në Turqi edhe pse është numri aq i madh i shqiptarëve, kjo nuk egzistojnë.
Është e çartë së rasti i atyre milionave shqiptar ënë Turqi, nuk është aspak brengosës për një numer shqiptarësh shtetas shqipëtar , e për fat të keq në mesin e tyre ka edhe individ që kanë obligim të merren më këtë problem kombëtar. Tek e fundit në ato raste kur eprorët e Turqisë po dinë më na quajtur vëllëzër, pa thënë kurrë “vëllëzër shqiptar”. Nuk është ligësi e as fyerje, por obligim shtetëror, që së paku në raste të tilla t’u thuhet: cilat të drejta I gëzojnë shqiptarët në Turqi në krahasim më turqit në Kosovë?