Këndi i pluralizmit
Akademik Esat Stavileci në shkrimet e tij kërkimore-shkencore pati thënë se në truallin shqiptar dhe pluralizmi politik në demokraci, ka mundësuar të kemi shumë parti politike, që, sipas tij kap numrin 109 parti politike shqiptare!
Vërtetë shumë parti politike, kur e kur, tërë forca politike shqiptare shpërndahet në shumë pika të (veprimit) politik dhe, kështu e dobëson frymën e pluralizmit në dritën e vlerave të demokracisë para sovranit tashti shumicë!
Shqiptarët në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave, kanë formuar tetë parti politike: PPD, PDSH, BDI, RDK, LRPDSH, Besa, Uniteti dhe DR.
Ndërkaq, në modelin pluralist të jetës politike në demokraci në Amerikë me 350 milionë banorë kemi veçse dy parti politike (PD-PR), që e udhëheqin me sukses shtetin më të fuqishëm në botë.
Në këtë rrafsh të demokracisë dhe të jetës pluraliste, shqiptarët në hapësirën etnike në Ballkan, duhet të mendojnë të jenë më racional me numrin e madh të partive politike, kur e kur, akti më i lartë kushtetues nuk po arrinë të bëj dy shtetet shqiptare (Kosovë-Shqipëri) më funksional me vlerat e demokracisë dhe të shtetit ligjor…!
Shumë parti dhe pak demokraci…!
Çikago, dhjetor të motit 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]