8.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

SHQIPTARËT NË MAQEDONI DHE FAKTORËT QË NDIKOJNË NË REFERENDUMIN E SHTATORIT

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Abdulla Mehmeti

Republika e Maqedonisë ka nënshkruar tri marrëveshje të rëndësishme, nga pavarësimi i saj më 1991 deri më sot, edhe atë:

1. Marrëveshja kornizë e Ohrit, për ndërprerjen e konfliktit të armatosur të vitit 2001, e cila konsiderohet si marrëvshje mes shqiptëve dhe maqedonasve për rregullimin e disa çështjeve të brendshme të shtetit (13 gusht 2011).

2. Marrëveshja për bashkëpunim, fqinjësi të mirë dhe mirëkuptim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë (1 gusht 2017).

3. Marrëveshja e Prespës (Nivicës), mes Maqedonisë dhe Greqisë për ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë Veriore (17 qershor 2018).

Të tri këto marrëveshje ndërlidhen me referendumin e ardhshëm që do të mbahet në Maqedoni më 30 shtator, i cili ka për qëllim përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespër, me qëllim të shbllokimit të proceseve të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Marrëveshja kornizë e Ohrit si rezultat i konfliktit të armatosur të vitit 2001, në këtë frymë edhe ndryshimet e Kushtetutës së Maqedonisë, të vitit 2001, i kanë betonuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, me të cilat aktualisht nuk pajtohen një pjesë e madhe e shqiptarëve, por ende nuk kanë gjetur rrugë dhe mundësi për ndryshimin e kësaj gjendje.

Me Deklaratën e partive politike parlamentare të shqiptarëve në Maqedoni (Bashkimi Demokratik për Integrim, Koalicioni Rilindja me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët), e nënshkruar më 7 janar 2017, me mbështetjen e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, pas zgjedhjeve parlamantare të 11 dhjetorit 2016 në Maqedoni dhe ndryshimit të pushtetit, avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni përcaktohet si: “Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën”.

Partitë politike parlamentare të shqiptarëve në Maqedoni janë deklaruar se e mbështesin pa rezervë marrëveshjen e Prespës dhe referendumin e 30 shtatorit.

Një numër i qytetarëve shqiptarë, sidomos nga diaspora, janë të pakënaqur me të arriturat e deri sotme dhe janë deklaruar kundër Marrëveshjes së Prespës, disa edhe apelojnë hapur që referendumi të bojkotohet.

Deri më sot, vetëm disa përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe një grup intelektualësh shqiptarë, në bashkëveprim me Forumin për të Drejtat e Njeriut (IGFM-Maqedoni) janë deklaruar se mund të sigurohet një zgjidhje në lidhje me këto çështje përmes dialogur të hapur demokratik dhe konstruktiv me Qeverinë e Maqedonisë, me ndihmën edhe të faktorit ndërkombëtar.

Për aq sa janë angazhuar deri më sot shqiptarët në Maqedoni, sidomos partitë politike të tyre, duke pasur parasysh edhe kornizat e Kushtetutës aktuale, Marrëveshjen kornizë të Ohrit, Deklaratën e partive politike parlamentare të shqiptarëve, është tepër vështirë të tejkalohet kjo situatë pa pasoja për popullin shqiptar në Maqedoni, i cili deri më sot është trajtuar si pakicë kombëtare në këtë shtet, ndërsa gjuha shqipe edhe përkundër disa ndryshimev dhe plotësimev të ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuha shqipe edhe më tej trajtohet si gjuhë që e flasin mbi 20% e qytetarëve, jo si gjuhë shqipe zyrtare, e barabartë me gjuhën zyrtare maqedonase, sidomos në përdorim ndërkombëtar.

(24 gusht 2018)

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit