Shqiptarët mund të llogarisin edhe në Amerikën e Donald Trump-it

0
747

Analizë

Nga Skënder MULLIQI

Mediet botërore bënë të ditur së presidenti i posa zgjedhur i Amerikës, Donald Trump dhe i Rusisë, Vladimir Putin këtë të shtunë do të bisedojnë në telefon. Sipas të gjitha gjasave temë e bisedës telefonike do të jetë lufta kunder terrorizmit. Jo në këtë bisedë por në takimet e ardhshme bilaterale amerikano–ruse, opinioni botëror e prêt më interesim të madh. Paralajmërimet e disa analistëve dhe zyrtarëve të shtetit amerikan së Trump dhe Putin do të bëjnë një ndarje të re të sferave të interesit, ka shtuar dronë të shumë shtete të botës e veçmas në Ballkan.

Disa madje kanë shkuar aq larg duke parashikur luftë të re në Ballkan, më shumë duke marrë për bazë ashpërsinë politike të Serbisë, pas humbjës së Kosovës më luftë në vitin 1999. Disa janë të predisponuar më shumë në përkrahje të Serbisë për grabitje të reja territorësh për Serbi të Madhe, duke lënë mbrapa faktin së Serbia, disa herë i rriti territoret në kurriz të shqiptarëve, por edhe të hungarezeve dhe të tjerëve në Vojvodinë. Levizjët eventuale të interesit sigurisht së do të tërheqin edhe reperkusione politike por edhe ushtarake në botë. Shumë kush beson së Trump nuk do të lëvizë shumë në planin e jashtëm, por mendohet së do të jete më i ashpër pak se ish-presidenti Barak Obama në disa çështe si ajo e emigrantëve.

Ardhjës së Trump-it në pushtet duket iu ka gëzuar shumë Serbia, duke pasur paraysh disa njerëz të lobit serb, të cilët do të janë bashkëpunëtorët e Trampit. Ka mendime së do të shtrohet në tavolinë edhe Krimeja në kompemzim më pranimin nga Rusia të pavarësisë së Kosovës. Të gjithë këto tash për tash mbeten supozime të analistëve dhe të qarqeve të tjera politiko-ushtarake. Trump mund të jetë i pa parashikueshem sikurse që ishte gjatë fushatës deri te triumfi i tij për presindet të 45 të Amerikës. Serbët përkrahjën e Trump-it po e bazojnë edhe më disa lidhje të biznismenëve të Serbisë dhe të BH-së.

Thuhet së edhe Millorad Dodik kishte thirrje në inagurimin e Trumpit, por gjoja këtë e kishte penguar ish-administrata e Obamës, duke ia ndalur çdo vizitë në SHBA. Edhe pse Gjykata e Lartë në Bosnje ia kishte ndaluar mbajtjen e referendumit për shkëputje, Dodik megjithate vitin e kaluar e mbajti një referendum të tillë, i cili për çudi kaloi pa ndonjë reagim të ashpër nga faktori ndërkombëtar, pos që u tha gjithashtu së është i pa ligjshem. Mbatja e referedumit nga serbët e Bosnjës më duket mua ngjalli edhe më shumë apetitët serbe për Serbi të Madhe. Në krye të shtetit serbë janë forcat e çetnikizmit në pushtet të çetnikut Sheshel, të cilët nuk kanë lëvizur nga qendrimet e tyre fashiste karshi shqiptarëve në Ballkan.

Dhe, tash pas ardhjës në pushtet të Trump-it, të cilin serbët po e konsiderojnë si pro-rus, janë duke i ushqyer iluzionet e tyre së ndoshta edhe do të arrijnë qëllimin në formimin e Serbisë së Madhe më luftë ose pa të. Krahas rritjes së retorikës ultranacionaliste Serbia shumë herë deri më sot provokoi situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Barrikadat njëra pas tjetrës, herë më njerëz e herë me zhavor, e herë më lule, e së fundi më ngritje muri mesjetar, janë provokime të rënda të regjimit shovinist të Beogradit karshi pavarësisë së Kosovës.

Kur kësaj i shtohet fakti së Serbia nuk është duke e pranuar pavarësinë, e pala shqiptare pa asnjë kusht u inkuadru në bisedime më shumë të karakterit politikë s3 sa të karakterit teknik, ka ngjallur shpresat serbe, duke lënë pavarësinë si pyetje të hapur. Politikën në Ballkan e ka acaruar edhe më shumë politika ekspanioniste ruse, e cila ka pretendime të daljes në det. Anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, rusët u munduan ta ndalin edhe më forcë, më një tentim atentati ushtarak ndaj Millo Gjukanoviqit, i cili u ndalua në momentin e fundit nga forcat policore malazeze. Kur dihet në fragjilitetin e situatës politike në botë e posaçërisht në Ballkan, ruset dhe serbët po dëshirojnë ta kthejn epokën e Luftës së Ftoftë, madje duke prekur pulsin e bashkëisë ndërkombëtare, të bëjnë edhe ndonjë invazion ushtarak në Kosovë.

Këtu nuk përjashtohet as Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo spirale lufte automatkisht do të inkuadronte edhe Shqipërinë në mbrotje të shqiptarëve dhe do të implikonte edhe Bullgarinë në mbrotje të interesave në Maqedoni. Provokimi me trenin rus më ikonografi fashiste ishte i karakterit të tillë mendoj unë. Faktori politik shqiptarë për dallim nga populli që është unik, janë të përçarë dhe të cilët i kanë vu interesat e tyre përsonale para interesave vitale shtetërore dhe kombëtare.

Një unitet është i nevojshem më shumë së kurrë më parë, për t’i fashitur përfundimisht planet për Serbi të Madhe. Hisedarë të mëdhenj të meseles së bashkimit janë shqiptarët vetë. Na duhet ta mbrojmë çdo cep të territitoreve se mjaft na janë grabitur territiore deri më sot nga fuqitë e mëdha të kohës… Këtë e tha edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë të fundit shumë të qëlluar, duke folur për rrethanat e reja të krijuara pas incidentit të fundit me trenin serb. Berisha ishte shumë i zëshëm si gjithmonë edhe kur ishte në pushtet, i cili më dinjitetin më të madh të thotë kush çka të donë, i mbrojti vlerët tona kombëtare.

Kërkoj bashkimin e tokave shqiptare më rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. E kërkoi këtë gjë në Tiranë, Vlorë, Shkup dhe madje midis Brukselit, çka me duket mua i kushtoj edhe me pushtet. (Pa zhvillim ekonomik e pavarësi ekonomike e ushtarake, shqiptarët nuk mund të bashkohen – Berisha e bëri atë për konsum politik, për të treguar se është patriot i madh – po të ishte patriot e atdhetar, nuk do vrishte shqiptarë në shesh /AÇ) Ai përseriti, së secili shqiptar është i obliguar ta mbrojë nese vjen në pyetje çdo pëllëmbë dhe gurë të territorëve shqiptare nga hegjemonizmi serbomadh. (Po, e ia fali detin Greqisë… /AÇ) Vetëm unik do të kthejmë mbrapa trenat ruso-serbe.

Dodik dhe Nikoliq hapur janë duke parashtruar idenë e Serbisë së Madhe, duke dëshiruar ta kthejnë situatën në vitët e 90-ta të shekullit të kaluar. Serbia e nisi trenin propagandistik për Kosovë ku shkruhej “Kosava është Serbi”, dhe në anën tjetër krejt për qëllime politike, Franca më fletë arreste të Beogradit e arrestoi ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj. Nese Serbia është duke u përgaditur për luftë të re pushtuese, ne shqiptarët e kemi më lehtë t’i bëjmë ballë kësaj lufte mbrojtëse siç e bëmë këtë punë mirë edhe në vitet 1998-99. Thotë një fjalë e popullit “armiku me gjetë lehtë ta merr bukën edhe nën qerepë”.

Mendoj së nga lufta e fundit mbrojtëse kemi nxjerrë edhe një përvojë dhe ajo shumë do të na duhet. Do të ishte mirë që këto pushtete të cilat nuk punuan mirë për shqiptarët të largohen vetë nga pushteti. Në një rajon siç është ende Ballkani, kërkohen njerëz të pa kompremetuar politikisht, kërkohen pushtete të forta… Të gjitha rrethanat gjeopolitike dhe gjestrategjike flasin së Amerika ka interesa na rajon dhe pikërisht më shqiptarët si populli më proamerikan që janë. Koha shumë shpejt do të shpërfaqë shumëçka të mirë ose të keqe për këtë pjesë të Evropës… Shqiptarët edhe më tutje mund të llogarisin shumë në Amerikën mike dhe në miqë të tjerë të Evropës, të cilët janë sponzoret e pavarësisë së Kosovës…