SHQIPTARËT ME SHUMICË MUSLIMANE SYNOJNË NJË SHTET DEMOKRATIK DHE TË ZHVILLUAR EVROPIAN…

6
729
Arben Çokaj - pikturë

A ËSHTË KJO NJË UTOPI? APO EKSPERIMENT? APO MBETET VETËM NJË DËSHIRË?!

Me sa di unë, demokracia si formë drejtimi e shtetit u krijua nga shtetet e krishtera nacionale në Evropë pas Revolucionit Francez, i cili bashkë me Iluminizmin e goditën fenë dhe e ndanë atë nga shteti. Pastaj kjo ide e shtetit demokratik, u aplikua edhe në shtete të tjera.

Fenë islame e ortodokse nuk i ka goditë kush ende në maje të kresë, për me i nda ato realisht nga shteti e pushteti. Prandaj nuk e di se ka shtet me shumicë muslimane, demokratik e të zhvilluar, që ne shqiptarët po e dëshirojmë.

Mund të jemi ne rasti tipik… por vetëm pasi të bëjmë shtet demokratik e të zhvilluar…

(Nuk e di, a thua do e kuptojnë ndonjëherë katolikët, pse e hoqi Enveri fenë? Nuk mund të bënte shtet, prandaj, se për demokratik vështirë se bëhet fjalë…)

6 KOMENTE

  1. Arben

    Ju jeni bere nje nder propaganduesit e rrenave te Muslimaneve, duke perhapur dezinformata lidhur me Shqiperine, duke thene se Shqiperia eshte shtet me shumice Muslimane.

    Ne Shqiperi Islmain e praktikojne afersisht 25 mije shtetas te Shqiperise…..dhe keta nuk jane Shqiptar etnik, por jane ish Shqiptar qe u konvertuan ne Mulsiman.

    Ndersa lidhur me ndalimin e religjioneve nga egersira komuniste Enver Hoxha… mund te ju informoj se Religjionet ishin nder drejtat e fundit, qe u ndaluan ne Shqiperi… sepse ne Shqiperi u ndaluan liria e mendimit edhe qindr aliri tjera…dhe religjioni u ndalua te praktikohet ne menyre te organizuar neper objekte kulti …dmth ne kisha dhe xhamija. Nese e marrim religjionin si BESIM… atëhere mund te konkludojme se asnje force nuk mundet me e ndale asnje njeri te besoj ne qkadoqoft…duke perfshi edhe besimin ne religjionet e ndryhsme. Por komunizmi e ka ndale vetem beismin neper faltore…ndersa qka beson ti ehste qehstje qe ti …nuk ke nevoj askujt me i tregue …se ne qka beson.

    Enver Hoxha i ka ndlauar religjionet vetem per nje aresye e qe eshte kjo:

    Enveri i ndaloi religjionet per shkak te monoploit te mendimit, dhe udke e pa s ereligjionet po rrejne me shume se komunizmi Neverist…ai i ndaloi.
    Enveri e ka lejuar vetem religjionin marksist leninist…sipas te cilit religjion ne SHQIPERI ekzistonte PARAJSA…NE BAZE TE PROPAGANDES…….e ne realitet ishte FERRI NE REALITET.

    PRANDAJ ARBEN TE LUTEM. OS PERHAP RRENA ISLMAIKE PER SHQIPERINE ME SHUMICE ISLMAIKE… sepse ne SHQIPERI SHUMICA. JANE

    S H Q I P T A R

    Shënim: Numëro xhamitë dhe shiko perceprimin e përgjithshëm publik dhe mentalitetin e popullsisë shqiptare – a të duket si Evropiane? A më shumë sillen shqiptarët në total, në Shqipëri e Kosovë e Maqedoni etj. si gjermanët, apo si turko-arabët?! Ka një realitet objektiv, ashtu si ka edhe realitetin e vet psikik secili person. Ti ke dëshirë ashtu, kam dëshirë edhe unë, por faktet po tregojnë se ne si shqiptarë po dështojmë në krijimin e një shteti funksional, e kush na e ka fajin? Padija jonë dhe orientimi i gabuar, mentaliteti, etj.!

    Pastaj shiko Kinën, si po të duket? Komuniste ëeshtë pra, si Enveri… Ekonomikisht ma mirë ata, që me prodhime po furnizojnë gjithë botën, apo ne që edhe bukën po e marrim nga Serbioa e Rusia?! /AÇ

  2. Arben

    Ne nuk ka nevoj te dukemi si europian por si SHQIPTARË. Une besoj se shumica jemi SHQIPTAR ndersa nen 2% jane Shqiptar te konvertuar ne Musliman.

    Ndersa Kina komuniste e viteve 1990-2019 nuk ka lidhje me Kinen komuniste te Mao Ce Tung-ut… por kjo KINE ka perparuar ekskluzivisht duke i falenderuar SHBA-se qe e zhvilloi kete shtet komunist dhe primitive. Sepse ne keto 29 vite te nje lloj liberalizimi te Kines afersisht 80 mije fabrika jane derguar nga SHBA ne KINE. Pastaj te njejten pune e bene edhe disa shtete Europiane. Ndersa rritjen me te madhe ekonomike KINA e arriti kur Britania ua ktheu Hong Kong-un… Kines… dhe e instaloi systemin capitalist …qe e ndryshoi Kinen. Pra nuk eshte komunizmi por KAPITALIZMI ai qe e zhvilloi Kinen. Edhe sot HONG KONG eshte pjesa me e rendesishme e prodhimit dhe profiti Kinez.

    Shënim: A e ke pa Afganistanin e viteve ’70-të nën komunizëm? Femrat e civilizuara si në Evropë. Shikoje tani, me ndihmën amerikane, Taliban, si në mesjetë. Amerika të ndihmon për me e fitua lirinë dhe demokracinë, por duhet si popull me zgjedhë zhvillim Perëndimor, e jo atë turko-arab. E shqiptarët nuk po prodhojnë edhe aq, po e vjedhin shtetin e tyre si turko – arabët bëjnë dhe po marrin e po ushqehen me produkte të skaduara serbo-ruse… Shqiptarë jemi, por duhet sjellje evropiane, se jemi shqiptarë evropianë dhe jo turko-artabë, vetëm se turku na ka pushtuar dikur… /AÇ

  3. Arben,

    Ne Afganistan nuk ka pase komunizem ne vitet 70ta, por ka pase mbreteri dhe mbret. Ndersa komunizmin e solli okupimi i BRSS-se ne vitin 1979 kur nje komunist sikur Enver Hoxha ne Shqiperi, erdhi ne pushtet …emrin e ka pase Babrak Karmal. Pra te gjitha te keqiat i erdhen Afganistanit pas okupimit 10 vjeçar nga BRSS. Gjate komunizmit u vrane 1.5 milion afganistanas. Pastaj u instaluan Talibanet, te cilet vrane dhe prene. Ne kohe te Talibaneve ne Afganistan ishin 1 Milion nxenes dhe studentë, qe mesonin vetem per Islam… asnje femer!!!

    Ndersa tani ne asistencen AMERIKANE ka 6.6 milion studente dhe studentesha.

    Arben,

    Je duke u fute ne lojerat antiamerikane …sepse me duket se nuk je i informuar saktesisht per shumeçka. Sidomos po membrengos qe po e lavdon komunizmin…!!!

    Shënim: Nuk e njoh historinë e Afganistanit edhe aq, por ata u bënë Republikë me 17 korrik 1973 – pra republikë, e jo mbretëri në vitet 70-të. Po del se nuk jam gabim. Pastaj për sa thua ti, për amerikanët, unë pro-amerikan jam, se nuk mund të jem ndryshe, por nuk mundesh me thanë as ti e askush, se amerikanët e izraelitët ne nuk na quajnë Muslim Country (vend musliman), e pse pra e bëjnë këtë Geroge Bush e Benjamin Netayahu?! Më thuaj ti poro-amerikani… :p Gjithashtu, Donald Trump gjatë fushatës, të cilin e kam përkrahur, deklaroi se Obama e Hillary e krijuan ISIS – një organizatë islamike terrostriste… si tëd uket ty kjo? Mirë apo keq?

    Faktet tregojnë se gjatë komunizmit në Shqipëri, u rrëzuan të gjitha xhamitë, u hoqën mbulesat fetare nga të gjitha gratë shqiptare dhe mbeti vetëm xhamia e Ethem Beut në qendër të Tiranës si muze… Këtë zhvillim unë e quaj pozitiv dhe vetëm komunizmi si diktaturë mund ta bënte atë, si shumë gjëra të tjera të mira, si rendi, rregulli e qetësia, siguria publike dhe investimet publike më të mëdha në historinë e Shqipërisë. Dhe e lavdoj komunizmin pikërisht për këto gjëra të mira, e duhet t’i bëjmë këto edhe sot. Por e shaj komunizmin për gjërat e këqia, si mbyllja e vendit, shkëputja e lidhjeve të Shqipërisë me shqiptarët jashtë Shqipërisë dhe me botën, izolimi, dështimi ekonomilk e sidomos persekutimi i padrejtë dhe barbar i shumë njerëzve të pafajshëm.

    Por kur shoh krimet e sotme ekonomike etj. dhe këtë lulëzim fetar “hap e xhami”, mendoj se nuk mund të ndalen më këto fenomene mjaft shkombëtarizuese me demokracinë amerikane, prandaj i gëzofshim. Ti thua se janë kaq % muslimanë etj. në Kosovë, por unë mendoj se nuk e ke një shqiptar në Kosovë, as shqiptar nga ata që ti i konsideron shqiptarë jo-muslimanë, që nuk e paguan BIK-un me ia varrosë familjarin kur i vdes, si ai fatziu, që shiti viçin, për me varrosë të ëmën. Tani kur tjetri varroset si arab, e paguan BIK-un edhe për këtë, nuk e di se si mund ta quash ti Dardan atë, se unë i them musliman! E prandaj unë jam realist objektiv, kurse ti je rrealist dëshiror. Lidhu ma mirë me realitetin, se të trishton… /AÇ

  4. Pershedetje Arben,

    Po te citoj: “komunizmi si diktaturë mund ta bënte atë, si shumë gjëra të tjera të mira, si rendi, rregulli e qetësia, siguria publike dhe investimet publike më të mëdha në historinë e Shqipërisë

    Ne Shqiperin nen okupimin komunist… jane vra politikisht 7000 Shqiptar, jane internuar 120 mije, jane burgosur 30 mije politikisht!!! nese per ty kjo eshte siguri, qetesi, rend… atehere une dhe ti kemi kriteriume diametralisht te kunderta per keto nocione.

    Shënimi im: Sa vrau turku? 7000 koka të prera në një betejë. S’po hyj te Zogu, se e kishte shtetin më të pjerdhur se sot, po hyj te kjo që kemi sot, cilat janë sot investimet publike? Po prodhimi sa është sot në krahasim me kohën e komunizmit? A e di ti se kemi fruta e prerime, që po na e marrin jetën? E në kohën e xhaxhit i kishim bio ato që kishim… Sa është emigrimi i shqiptarëve në këto 28 vjet. Enveri e mori Shqipërinë 800 mijë banorë dhe e bëri 3,3 milion banorë. Si thua ti e bëri këtë? Duke i vrarë shqiptarët? Ka vrarë kundërshtarët e gabim ka bërë! Por disa i ka persekutuar me të drejtë! Sot këta e kanë marrë Shqipërinë me 3,3 milion banorë dhe po e çojnë prapë në 800 mijë… !!!! A mirë po të duket a? Tani si po të duket ty kjo? Nuk po fus këtu shkatërrimin e vendit, kriminalitetin, kurvërinë, shitjen e femrave, korrupsionin, drogën e degjenerimin në këto 28 vjet, etj. etj. Pra, kur unë them diçka, nuk e them me lavdërua komunizmin, por në mënyrë të krahasuar, në histori, nuk kemi patur shtet shqiptar më të organizuar e më me respekt se shteti i Enverit. Sot na thonë “Muslma Country”, dje na thonin shqiptarë. As serbi e as turku nuk thonin dje: “Shqiptarët nuk janë në gjendje të bëjnë shtet!”. Se komunizmi i xhaxhit ishte shtet edhe më i rregullt se është Gjermnia e Danimarka e Amerika sot, nga pikëpamja e funksionimit. Flsas si shtet pa korrupsion e funksionim në emër të ligjit. A ka pasë abuzime? Ka pasë, edhe vrasje, por me ligj dhe të shënuara të gjitha. Sot shkon për dhjam qeni e nuk të shënon kush! A e di ti sa shqiptarë kanë vdekë që kur ra komunizmi nga mosfunksionimi i shtetit? 3000 vetëm më 1997. Pra, krahasoje shtetin komunist me shtetin e sotëm dhe me shtetin e Zogut, se pushtimi turk ishte pushtim jo shqiptar dhe po del aty ku po them unë, nëse vlerësimi bëhet objektiv. /AÇ

    Trumpi ka thene se me politken totalisht te gabuar te Obames ka ardhe deri te formimi I ISIS-it… dhe ka te drejte TRUMP-i (Trump ka thënë “ISIS was created by Obama & Hillary” – e kam dëgjuar unë… /AÇ).

    Sa i perket varrimit islamik… eshte e vertete se BIK permes qeveritareve dhe qeverisjes KOMUNALE …sidomos te Shpend Al Abu Ahmetit, ka arrite te krijoje monopl ne varrimin e shtetasve te Kosoves. Nese ti vdekjen dhe varrimin si akt te fundit te jetes e konsideron si kriterium per religjion …atëhere po del qe ORGANIZATAT RELIGJIOZE JANE EKSKLUZIVISHT KOMPANI PER VARRIME… edhe asgje tjeter. (Religjionet gjithkund i bëjnë varrimet, vetëm për ata që nuk besojnë… /AÇ) Ne Prishtine gjithnje e me shume po ka njerez qe varrimin e bejne pa ceremony religjioze… por me muzike nga kori me kenget sikur LAMTUMIRE… dhe kjo tendence vetem sa po forcohet.

    Edhe çdo IMAM ne Kosove te gjithe qytatareve Musliman iu drejtohen me kercenimin: TUUUUTUUUUU kur te vdes …kush do te te varrose …tuuuutuuuuuuuuu.

    Pra ka shum qytatarë, qe tuten (frigohen) nga kercenimet e Muslimaneve, por ka edhe te tille qe nuk tuten.
    (Po feja frikë është, ja shkrimi im për këtë: https://www.fjala.info/koka-si-buq/ /AÇ)

    KETA QYTATAR NUK JANE BESIMTAR POR TUTIMTAR.

    Ne Kosove dhe Shqiperi ka shumë faltore te reja Islamike por nuk kane klientë. Nga 832 Faltore Muslimane ne Kosove, ne mbi 400 prej tyre ne fshatra punohet vetem te Premteve. Ndersa jane afersisht 25 faltore Islamike ku krijohet tollovia e qellimshme, duke u munduar te tregojne se ja s’po kemi ku te falemi… e gjysa e xhamiave hapen vetem te premteve. Ndersa ne 200 deri 250 xhamia ka ne lutje afersisht 8 seri 15 muslimanë. (Dakord, por vendi po mbushet “hap e xhami”! /AÇ)

    Kjo eshte fakt.

    Enver Komunisti nuk i ka shkaterruar te gjitha xhamiat (të gjitha i ka shkatërruar, asnjë nuk ka qenë në këmbë e funksionale… /AÇ) por shume prej tyre i ka bere muze apo magazina… dhe kjo ishte poshterisia me e madhe e tij… sepse eshte dashte me i shkaterrue te gjitha …pa asnje perjashtim. (ti po e sheh, se janë ndërtuar xhamia të reja e po ndërtohen përditë – pse paska qenë poshtërsi, obkjektin fetar me e kthye magazinë? I është dashtë, e ka përdorë! /AÇ)

    P.S. Afganistani ka qene komunist vetem ne vitet 1979 deri 1989… nen okupim te BRSS. Sikur Shqiperia qe ishte nen okupim nga 28 ose 29 Nentori i vitit 1944… kur ua instaluan komunizmin SHKAVELLET Miladin Popoviq dhe Dushan MUGOSHA… qe zgjati deri me 1991… por Akoma po paguhet kjo periode tmerrit dhe okupimit i zhvilluar nga KUISLINGU me i madh SHQIPTAR i te gjitha Koherave ENVER HOXHA qe KOLABORONTE me SHKAVELLË dhe RUSË.

    Si përfundim, mund të them, nuk e di si mund të ishte Shqipëria pa regjimin komunist, edhe unë vlerësoj se na ka dëmtuar shumë, pa masë, por kam frikë, se me këto hale pa kartakter, që po shoh sot, në Shqipëri e Kosovë, me këta hajna, legena e pushta, komunizmi i dha vlera shtetformimit në Shqipëri! Por ne duhet të biem dakord, për mos me ra dakord! Unë po i shoh ish-të përndjekurit, gjoja nga familjet fisnike shqiptare, hajna e pushta si ish-bijtë e etërve po janë! Si kumandirat e lirisë në Kosovë, që u bënë të gjithë kumandira të hajnisë! E fajin nuk e ka komnunizmi, por mentaliteti turqekliko-islamik, se nuk ka shtet me shumicë muslimane, demokratik e të zhvilluar, por ka patur e ka shtete komuniste të zhvilluara, Kina e Rusia psh… /AÇ

  5. Arben,

    Ne Kosove asnje luftar apo komandant i lirise nuk eshte shnderruar ne hajn te LIRISE, sepse KOSOVEN E ÇLIROI AMERIKA DHE ASKUSH ABSOLUTISHT ASKUSH TJJETER.

    NDERSA PER XHMAIA QE U BENE MUZE …APO MAGAZINA …SA E DI UNE ENVERI I KISHTE MBI 700 mije bunkera, qe mund te shfrytezoheshin per te njejtin destinim. (Bunkerat e armatimet ushtarake, u bënë për vetëmbrojtje, për mos me na rreh serbët me shpulla, sot i kemi ende ushtritë për tokë, si në Shqipëri e si në Kosovë, se presim, që na mbron NATO e Amrerika – por duhet të bëjmë e mbajmë ushtrinë tonë… /AÇ)

    Pershendetje.

  6. Arben,

    Asnje shtet nuk ka qene i zhvilluar nen regjimin terrorist komunist… as Kina e as BRSS, sepse keto shtete kane pase bomba nukleare por 55 Milion kinez jane vrare, ndersa ne Rusi – BRSS per 72 vjet te komunizmit jane vra mbi 25 million njerez.

    Shqiperia ne kohen e komunizmit nuk ka qene kurrr SHQIPERI, por ka qene si vijon:

    1944-1948 Ka qene gati Serbi, duke kolaboruar deri ne palce te kurrizi dhe duke qene 100% ne influencen shkavellokomuniste.

    1949-1957 Ka qene Shqiperi e BRSS-se dhe gjitheçka ishte sikur Rusia …duke p’erfshi edhe filmin e Gjergj Kastriotit, qe ishte bere me muzike Ruse nga Ruset… (filmin e Gjergj Kastriotit munden me e ba të ri sot “nacionalistët”, pse nuk e bëjnë? se janë turqeli… /AÇ) Ne kete periode SHQIPERIA nuk ka ekzistuar si SHQIPERI, por si Rusi me komplet kulturen dhe vrasjet Rusiste.

    1958 – 1979 Shqiperia ka qene Republika Popullore e KINES… me te gjitha atributet Kineze duke perfshi edhe 60% te Muzikes SHQIPTARE qe ishte KINEZE!!! Degjoji kenget e kesaj periode qysh tingellojne sikur kenge popullore Kineze!!! (si këngët e vjetra patriotike e nacionaliste shkodrane, që janë të mbushurea me aman – aman e mashallah – mashallah :p /AÇ)

    1980-1990 Shqiperia vuante nga uria… dhe ne kete periode perfundoi rregulla numer nje e Partise Terroriste te Punes e qe ishte:

    TE KRIJOJME NJERIUN E RI SOCIALIST !!! (e prapë se prapë, njeriu i ri e pa bukë e pa brekë më 1990, ishte më i ndershëm dhe më me dinjitet se njeriu i sotëm… /AÇ)

    Ky njeriu I ri SOCIALIST ka qene njeri pa ndjenja HUMANE, KOMBETARE,, FAMILIJARE……..edhe plot ndjenja tjera.

    Dhe Arben i nderuar te gjitha te keqijat qe vijne ne vitet e LIRISE ne SHQIPERI jane pasoje e koumizmit, sepse nese komunizmi ka ra si rregullim shtetror… nuk do te thote se njerezit akoma nuk mendojne sikur komunistë… sepse pasoja e terrorit dhe pasoja e krijimit te njeriut te ri socialist filuan te ndjehen me te gjitha format negative, qe ti i ke permendë ne kete debat… pozitiv. Ne debatojme per te mesuar prej njeri tjetrit.

    (unë mendoj se korrupsioni, kriminaliteti, vjedhja e pronës publike e poshtërsitë e sotme nuk ishin tipar shoqëror i komunizmit, deri më 1990. Sistemi komunist bëri krimet e veta, por në shoqëri ka ekzistruar qetësia, rregulli e harmonia sociale më mirë se sot. Prandaj mendoj se mentaliteti shqiptar dominohet sot nga turko-ilamizmi, e jo edhe aq nga komunizmi. /AÇ)

    P.S. Sa i perket AMERIKEs… une atje kam jetuar 12 vite. Por te jeshe i sigurt se nuk ka shtet ku ka me shume LIRI, DEMOKRACI. Por une kam zgjedhe te jetoj ne Kosoven e Lire me te gjitha gjerat fntastike te LIRISE AMERIKANE …por edhe te jetoj me shtazet dhe egersirat politike profitere te LIRISE AMERIKANE… qe dolen ne siperfaqe, pa merite, sepse popullata i votoi keto bisha islamokomuniste, te cilat sot po e rrezikojne LIRINE e fituar nga sundimet turkoshkavelle 587 vjeqare…

    Dhe sigurisht qe sundimi TURK ka lene shume SHQIPTARË, qe mendojne si Turqeli… dhe Sundimi SHKAVELL ka lene shume SHQIPTARË, qe mendojne dhe veprojne si SHKAVELL.

    Sidomos Qeveritaret e sotem… pa asnje perjashtim.

    Shënim: në Shqipëri njerëzit ose do të ishin shërbëtorë të turkut, se ai ndejti më gjatë tek ne, na pushtoi për 523 vjet, pastaj ndonjë Zogist a fashist, ose bijtë e etërve të komunizmit, me infektim edhe bijtë e ish-të persekutuarve, që sa erdhën në pushtet, vodhën e abuzuan edhe ata sa munden… Këta jemi ne, e tani bëhet fjalë, ne, katolikë e muslimanë e të pafe, kështu si jemi, shqiptarët e sotëm, ky produkt me ish-komunista dhe ish shërbëtorë të pushtuesve, ne pra, që kemi një shtet të pavarur, a mundemi vallë të bëjmë shtet dhe si? Po Kosova, a mundet të bëjë shtet funksinal e të jetueshëm, apo do të merret gjithë jetën me axhendat e shashkat serbe? Kjo është sfida jonë si shoqëri! /AÇ

Komentet janë mbyllur.