SHQIPTARET MARTOHEN VETËM ME DASHURI… – tregim

0
579
Lorena Haliti - modele nga Kosova

Arben Çokaj

Gjatë luftës në Kosovë, siç e dimë, shumë shqiptarë shkuan refugjatë në vendet e Evropës, e një grup i madh i tyre erdhi edhe në Danimarkë…

Një vajzë nga Kosova e kishte problem me e marrë qëndrimin, pasi refugjatët i mbanin në kampe, derisa të qetësohej situata, për t’i kthyer më pas në Kosovë, si edhe i kthyen një pjesë të mirë të tyre…

Një grua daneze, i tha asaj e disa njerëzve rreth saj, pse kjo nuk martohet me dikë, kështu i bën edhe letrat? “Jo po, kjo don me u martua një herë e përgjithmonë me një njeri që e do” – ia kthyen pak a shumë përgjigjen asaj gruas daneze…

Pra, mos e ngatërroni dashurinë me logjikën, tingëllonte përgjigjia… se kështu e kemi ne ende këtej këtë punë, “burrat në Mars, e gratë në Venus”… e kështu shumë raste i humbin vajzat tona, derisa përfundojnë me kaqolin…

Por gruaja daneze, e cila kuptohet se kishte mentalitet ndryshe, se jetonte në njërin nga popujt më të lumtur në botë, sqaroi se kjo nuk don me thënë se ajo po martohet me tjetrin përgjithmonë, po nuk i eci, ndahet më vonë… e gjen një tjetër…

Por kjo tek ne nuk shkon jo, tek ne vajzat martohen vetëm me dashuri, dhe për gjithë jetën… dhe nuk shohin interes në martesën e tyre, aspak, apo jo?