Nga Skënder MULLIQI
Secili prej nesh në fund të vitit e bënë rekapitulimin e 12 muajve të lënë mbrapa. Pak kush është i kënaqur më ate çka ka realizuar. Sigurisht së bëhemi sentimentalë e më shumë të pikëlluar së na është harxhuar edhe një vit kalendarik, duke na mbajtur gjallë shpresa për vitin vijues. Nese shumë na u ngjallën shpresat për një të ardhme të ndritur, se e fituam luftën kunder Serbisë, këto shpresa u zvetnuan dhe po vazhdojnë të zbehën, së shumë kohë tashmë ka kaluar që jemi shtet sovran dhe i pavarur, e nuk po bëhët mirë.
Nuk u bë mirë dhe zor që bëhët, se besuam vërbërisht në këta politikanë të rrejshem. Shqiptarëve bashkë më orën historike ju ka ndalur edhe truri. Ndryshe si të kuptohet fakti se aq lehtë e pranuam kapitullimin para këtyre udhëheqësve trushpërlarë. Na mashtruan dhe e mashtruam edhe vetën shumë keq. U mashtruan nënat tona, të cilat sakrifikuan për fëmijët e tyre, u mashtruan ushtarët e ushtrisë qlirimtare, të cilët shumica po jetojnë keq…
U mashtruan rinia jonë, e cila nga lojërat e këtyre politikanëve hazarder ju është rrezikuar seriozisht ekzistenca e tyre. Na është rrezikuar edhe lumturia, dhe koha aq e vlefshme pa i realizuar as synimet minimale jetësore. Ka filluar të na rrezikohet edhe pasuria e patundshme, se pasuria shoqërore moti është grabitur…
Edhe mendja ka filluar më u trubulluar. Po bëhën eksprimente si më minjë, duke na futur edhe ushqime me afate të skaduara. Jemi duke u ushqyer më “ushqime speciale” nga Serbia dedikuar Kosovës, e cila ka mbetur më shumë në mëshirën e fatit. Dhe, po jemi dëshmitarë së çka po ndodhë kështu me ne, dhe rreth nesh! Vdekshmëria kurrë nuk ka qenë më e lartë, pikërisht nga këto “ushqime”, nga helmet serbe te luftës, si dhe nga stresi i vazhdueshëm, se shumica nuk po kanë mundësi t’i lidhin dy skajet e muajit. Asesi nuk e kam të qartë, se si njerëzit u besuan dhe ende po vazhdojnë të besojnë në fallxhorë politikë, të tipit të Burdushit?!
Këtë zor që ma shpjegon kush. (Ka shpjegimin e vet, popull i shembur dhe budallë, njerëz të paditur e dembela, që presim që punët që duhet t’i bëjnë vetë, të na i bëjë iluzioni lart ose të tjerët, kombet e bashkuara, etj… /AÇ) Në vend që të gjithë keqbërësit e nuk janë të pakët sot në Kosovë, të merren në përgjegjësi morale e penale, ata po shpërblehen nga padituria dhe naiviteti jonë. Besa nuk është numri i vogël i atyre, të cilët këtyre njerëzve, po ju thuren edhe lavde?! Ky është realiteti. Lufta ideologjike e ka burimin nga politika. Sot, gjithëçka po matet më mjete materiale. (Si në SHBA, e vende tjera… /AÇ) Po rrënohet qëllimisht dinamika sociale. Shqiptarët kan mbetur si gusatë në mjegull, pa vizion për të ardhmen…