Nga Revista Drini – 26 Janar 2020
Shqiptarët edhe sot vazhdojnë të humbin terren në Ballkan. Duke qenë se Shqipëria është një shtet ende i dobët, që vidhet e abuzohet nga politikanët tash 30 vjet, shqiptarët jashtë Shqipërisë nuk e shohin më si një vend atraktiv dhe intertesant e frymëzues për ta, dhe ata po mbijetojnë si t’u vijë, sidomos duke e humbur identitetin kombëtar dhe duke marrë një identitet fetar, i cili po na dëmton në vazhdimësi! E ne po sillemi si bullarë… /AÇ
Shqiptarët e Maqedonisë po asimilohen para hundëve tona në turko-arab, duke humbur kulturën shqiptare që nga gjuha, veshja dhe tradita.
Siç shihet edhe në keto fotografi fëmijët shqiptarë në një xhami në Tetovë, nuk mbajnë plisa simbolin shqiptar, por kapela arabe dhe vajzat e mitura veshje turko-arabe.
Kush po investon në dëm të interesave të shqiptarëve?
Manifestimi i Vitit të Ri Hixhri 1440, të organizuar nga Myftinia e BFI – së Tetovê në xhaminë e fsh. Shipkovicë.
Posted by Myftinia Tetovë on Tuesday, September 11, 2018
Ata që s’i asmilojnë përmes Islamit në turq, i detyrojnë që të shpërngulen përmes lehtësive, që u krijon “liberalizimi i vizave”, përderisa ky “liberalizim i vizave” vetëm sa i ngulitë edhe më shumë maqedonasit në vendin e vet, për të cilët politika maqedonase kujdeset për t’i punësuar e rehatuar gjithandej, pra për t’i mbajtur në Maqedoni, kurse shqiptarëve u jepet rruga, e kjo jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë e Shqipëri e më gjerë!…