Shqiptarët e kërcënojnë krenarinë e vetvetes

0
958

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Poshtërimi i radhës i Kombit dhe Atdheut, ku me rastin e faljes së palogjikshme të Bajramit atje ku nuk duhet, u mbulua monumenti i krye-heroit shqiptar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, është një reduktim i detyruar i personave apo grupeve, një proces nënshtrimi ndaj qeverive turke/arabe që dëmton rëndë ose shkatërron krenarinë, nderin dhe dinjitetin e tyre.

* * *

Ndryshe nga teokracia, demokracia është një ideologji politike se si shoqëria duhet të organizohet dhe kush duhet të ketë të drejtë të marrë pjesë në vendimet politike. Meqë nuk mund të jepet asnjë justifikim themelor se dikush ka një të drejtë të veçantë për të marrë këto vendime politike, atëherë të gjithë duhet të kenë të drejta të barabarta. Statusi i individëve në shoqëri duhet, sipas parimeve demokratike, të përcaktohet nga koncepte universale si etika, ligjet dhe argumentimi kritik. Se një segment i madh i popullsisë konsiderohet inferior, duhet të arsyetohet në mënyrë të tillë që kriteret të zbatohen për të gjithë njerëzit.

Psikologizimi i sjelljes njerëzore gjatë radikalizimit kumulativ (akumulimi, grumbullimi) është problematik. Sidoqoftë, vlen të merret parasysh se një zinxhir poshtërimi, pa marrë parasysh nëse poshtërimet janë produkte reale ose njohëse, të drejtuara drejt një Kombi dhe një shteti me probleme themelore, mund të luaje një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e modelit të reagimit të “viktimës” për të ndaluar kurbën (lakoren) në rënie.

Mosgaditshmëria dhe trajnimi i ndryshimit e elitës osmane në kohën e rënies së saj definitive para një shekulli, nuk u motivuan vetëm nga feja, apo frika oportuniste nga humbja e privilegjeve. Ka ekzistuar fort frika ekzistenciale, dhe jo më pak frika e humbjes së një krenarie të kushtëzuar historikisht. Krenari të humbur, të cilën neo-osmanët kanë filluar ta rikthejnë në tokat tona. Të ndihmuar nga kriminelët e neveritshëm, plehrat biologjik shqipfolës që udhëheqin Kosovën, sidomos Tiranën dhe Shqipërinë.

* * *

Shtetet serioze kanë dy politika, një për opinionin e brendshëm ku thuhet e vërteta, dhe një për atë të jashtëm, ku ferexheja kthehet nga frynë era, për të përfituar miq dhe aleatë nga ata të Mëdhenjtë.

Për shembull, gjatë luftës në Bosnjë (1992-95), agresorët serbo-çetnik, para opinionit të vet haptas deklaronin se luftojnë t`i zhdukin myslimanët dhe t`i bashkojnë “tokat serbe”. Ndërkohë, para opinionit Perëndimor propagandonin kinse luftojnë kundër boshnjakëve për ta mbrojtur Evropën nga depërtimi i rrezikut islam nëpërmjet Ballkanit, kryesisht Bosnjës.

* * *

Rezistenca që Gjergj Kastrioti – Skënderbeu u dha turqve u bë e njohur në Evropën e krishterë, dhe Papa e shpalli atë atlet i Krishtit. Kështu shkruhet në gjitha arkivat e shteteve Perëndimore, dhe kjo është mirë për gjithë shqiptarinë, o ju krijesa kokëlakra.

Normalisht se ai direkt ka luftuar për Kombin dhe Atdheun tonë, dhe kuptohet se indirekt edhe për pjesën tjetër të Evropës së atëhershme. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë rast në favorin tonë. Duke mohuar dhe poshtëruar Skënderbeun e dërgoni ujin në mullirin e armiqve shekullor tradicional, të cilët llomotitin se ata janë gjoja popull autokton në tokat tona të okupuara ndërsa shqiptarët janë të ardhur nga Kaukazi; që nënkupton se edhe duhet të rikthehemi atje.

Prandaj miqtë e armiqve tanë edhe nuk dëshirojnë ribashkimin tonë, pasi kokat tona janë të mbushura me fara kungulli në vend të trurit. Fqinjët me të vërtetë i kemi gjakatarë ama kishin qenë për vete, e meritojmë të na pastrojnë etnikisht sepse ne nuk jemi në gjendje t`i pastrojmë njëherë e përgjithmonë kopilët tanë, keqbërësit e neveritshëm të cilët kundërmojnë në politikë, në shkolla, në institucione, në religjion…kudo.

Prona shtetërore me rëndësi madhore për Kombin dhe Atdheun nuk duhet të keqpërdoret për të mbështetur fenë.