Shqiptarët dhe bindja e tyre komuniste ?!

0
791
Skënder Mulliqi

Analizë

Nga Skënder MULLIQI

Duket së nuk është kuptuar faza e tranzicionit ne Kosovë. Këtë e vërtetuan edhe zgjedhjet e mbajtura të deri tashme. Është vështirë të mendohet e lere të jetohet në një shtet ku nga të gjitha anët jemi rrethuar nga kriminelët ordiner, nga avanturieret politikë, nga mbeturinat e ish komunizmit, nga hajnat dhe nga rrenacakët. Pa rreshtur po ndëgjojmë rrena, po ndëgjojmë për ata që po vjedhin dhe plaçkitin më të madhe, e të cilat dukuri na kan bërë të mërzitshme edhe jetën. Ndonjë sukses i arritur pushtetarët po ia përshkruajnë vetit, kurse për mos sukseset kërkojnë që fajtor të jete dikush tjetër, ndonjë përson imagjinarë.

Zgjedhjet e deritashme treguan nivelin e dobët intelektualë dhe nivelin njerëzor të kësaj kaste politike në pushtet. Nuk u punua në asnjë drejtim mirë dhe për të mirën e përgjithshme. Nuk është lehtë të jetohet në një shtet kur gjithçka vjedhet dhe plaçkitët. Nuk është lehtë të kërkosh patriotë në mesin e atyre të cilët përditë pështynë mbi shtetin dhe kombin. Është shumë vështirë të jetohet në një shtet kur reformat dhe avansimi i demokracisë nuk zbatohen. Dhe shumë e vështirë është kur mentaliteti ynë deri më tash nuk ka ndryshuar për të mirë. Kemi mbetur edhe si popull shumë nën ndikimin e sistemit ish komunist, dhe kjo gjë është duke na kushtuar shumë.

Unë për veten time shumë kam besu se nuk ka shumë shqiptarë, të cilët janë me bindje komuniste. Duket së nuk kam pasur shumë të drejtë, së koha dhe përqafimi i politikës neokomuniste po flasin ndryshe. Po tregohet se bukur shumë shqiptarë edhe pse gjenerata e vjetër kan shkuar, ende po mendojnë sipas logjikës së ish sistemit. Jam i sigurtë së mos t ë ekzistonte kjo logjikë, do ti kishim punët shumë më mirë, dhe shumë më të mira do t’i kishim edhe udhëheqjët e deritashme në krye të shtetit dhe të partive politike. Së epoka e komunizmit ende nuk ka përfunduar për shqiptarët janë regjimet në Tiranë dhe Prishtinë. Që të dyja këto regjime jan neokomuniste së puna e tyre e deritshme këtercipërisht e vërtetoi këtë. Gadi na ka kthyer në kohën e sundimit klasik të komunizmit.

Këtu me duket mua së qendron edhe problemi që faza t e tranzicionit po kalon shumë ngadalë apo edhe ka ngecur përgjysmë. Të gjitha këto hajni karshi shtetit dhe prapë njerëzit e tillë nuk po ndëshkohën nga ligji, plus shumë prej tyre edhe po avansohen në poste te larta pushtetare. Kjo është më shumë së mekat. Madje është instaluar logjika e keqe të një numer jo i vogël, së nese je njeri mafioz, nese je kriminelë dhe matrapaz je njeri i zoti! Një popull më një logjikë të tillë sigurisht së nuk e ka as përspektiven e mirë. E dinë shumica e popullit së komunizmi ka qënë një sitsem, i cili veq të liga u ka sjellë, dhe asesi të lirohen nga kjo logjikë vetëvrasëse.

Po ballafaqohemi edhe më tradhëti kombëtare nga njerëzit më të lartë në pushtet, dhe reagimet në këtë drejtim të popullit po janë sporadike. Zgjedhjet e radhës ishte dashur që të janë një filter i mirë nese dëshirojmë të ardhmën tonë ta kemi të mirë. Kosovës i duhen njerez të shkolluar politikisht. Koha e disa ish komandatëve të “Krahut të Luftës” ka kaluar, por, ka kaluar edhe koha e disa ish “Pacifistëve “ servilë dhe hileqarë në pushtet, të cilët janë bërë bashkë, dhe të cilët e prunë Kosovën në deregje shumë të ligë ekonomike dhe politike. Strukturat më të larta të bashkëdyzimit politikë tashmë janë bërë démodé dhe shumë të dëmshem për procet neper të cilat po kalon Kosova. Votuesit e ardhshem do të duhej të mendojnë mirë së kend do ta legjitimojnë në pushtet.

Vota është e shenjtë për faktin së lidhet më jetën. Deri më tash votuesit u tradhëtuan nga ata për të cilët votuan. Kërkësat e tyre nuk u morën fare parasysh. U morën në konsideratë kërkesat e grupeve te caktuara politike të cilët më fanatizëm të madh janë duke i ruajtur interesat përsonale. Faza e tranzicionit nuk kryhet më njerëzit e sundimtare. Tranzicioni kërkon njerëz të zot në secilin plan. Unë mendoj së më këto strukturat e njejta politike në krye të shtetit, as në zgjedhjet e radhës lokale dhe nacionale nuk do të sjellin ndonjë risi në Kosovë…

Shënim: Duket se mentalitewti turqeliko-islamik i shoqërisë shqiptare çon drejt parregullsive nështet, hajnisë e korrupsioinit. Kot nuk janë Bosnja e Shqipëria vendet më të korruptuara në Evropë: nga islami. Vendet pa Kur’an si Bulljgaria e Rumania etj. ish-komuiniste, janë anëtare të BE-së, Shqipëria jo? Pse? Se nuk po e pengon ish-komunizmi, por islamizmi… Komunizmin e shajnë të gjithë sot, se është kalë i ngordhur, ndërsa islamin që ndikon mbi shoqëri e ka pushtet, pak kush guxon ta kritikojë… /AÇ