Shqiptare nga Mali i Zi

0
1024

Flutur Mustafa: Shtetit 10 vjeçar, 22/05/2016

I dashuri shtet i (imi)

Nuk po me tingellon bukur kjo fraze se edhe ti e din, se ke ndjej si shtet timin, edhe pse kam lindur mbrenda territorit tend megjithate para 10 viteve, pak pa i mbushur 12 vjet, vrapoja neper rruget e qytetit tim, duke brohoritur PO. Bile, aq e kishim marre me zemer saqe luftonim me bashkmoshatare, kush do koleksiononte me shume bluza, qe ne forme te zemres, ne anen e majte, rrumbullaksohej, here fjala DA, e here fjala PO. Sa me afer klases se pushteti, PO-ja ne bluze, behej edhe me e madhe, edhe i shtoheshin fjale te tjera; PO, per Malin e Zi qe duam ose DA, za Crnu Goru koju volimo. Une ngela me ate bluzen qe e kishte ate PO-ne me te vogel, sepse kur bleva gazeten –Vijesti- me erdh si dhurate. E mbaj mend ate burrin te kioska, qe heren e pare me drejtoi vetem gazeten, e pas nje rebelimi te vogel, arrita ta merrja dhe bluzen. Shteti im, me dhuroi nje bluze.

Para 10 viteve, klasa politike shqiptare, ishte disi e bashkuar. Dihej se, duhej perkrahur medoemos, pavaresimi nga trungu pothuajse i kalbur i ideologjise se mbetur te ish-Jugosllavise. Qe besa ate kohe, shume premtime u dhane, e sa u mbajtem, flasim sot pas 10 viteve. Atebote nuk e kisha te qarte kete process ndarjeje. Thoshja me vete, valle pse ndahet nje popull qe ndane, nje gjuhe, nje besim, qe ne tradita pothuajse jane te njejte, e qe fletet e historise i kane te perbashketa? Edhe sot, kete koncept e kam pak a shume te turbullt, mirepo, mire beri qe “shteti im” nuk ngeli ne nen nje shtet tjeter, pa nevoje. Gjate historise, njihet shume mire Traktati (Deklarata a sidoqofte) e Korfuzit e vitit 1917, qe Mali i Zi te eliminohej si shtet dhe te vendosej nen Serbi. 88 vite me pas, kerkon Restitutio in Integrum (kthim ne gjendjen e meparshme) me Referendum, cka edhe me perqindje te votave, realizon aspiraten per liri.

Shteti i cili une kam shtetesine e tij, me mundesoi, qe para shteteve Meme qe kufizohen me te, te mund te shetis ne Evrope, pa viza. Pas 10 viteve, shtetet e vetme qe kam pasur buxhetin ti vizitoj, kane qene pikerisht shtete Meme. Desh I hyra ne hak. Kam qene ne France, Spanje, Itali dhe Monte Carlo, ne udhetimin e matures. Dmth, u bene 2 gjera qe kam nga shteti im: bluza dhe pashaporta e forte. Faleminderit.

Ne tekste shkollore, bashkudhetare ne mesime kam pas Milicen ne vend te Veses, Draganin ne vend te Drenit e keshtu deri edhe te librat e historise ne gjuhen shqipe, te perpiluar nga jo shqiptaret, te perkthyer bukfalisht, te devijuar nga faktet reale historike, te shpallur popull nomad, popull pushtues, popull qe “albanizon”, popull qe jane pasardhes te grekeve e romakeve e jo bashkokohanike te tyre.

Ne oren e historise rebelohesha dhe qellimisht nuk mesoja historine e dy dinastive qe vetem perseriteshin pa kuptim, e profesoresha qe mundohej te na diktonte nga literature e vjeter e shteteve ame do rreshta per historine kombetare.
Shteti im, ka hapur vetem nje dege te universitetit ne gjuhen shqipe. Pra o burr ate gjithe te behemi mesues.

Pas gjithe ketyre peripecive, pas 6 oreve udhetimi, per tu kthyer ne shtepi nga Prishtina, ne kufi me duhet te perballem me nje polic, i ardhur nga veriu dhe qe mendon se ka cliruar vendin, dhe ne fshatin tim, aspiron te tregohet Zot shtepie, duke me maltretuar me pyetjet “Pse nuk e ke mbiemrin me Vic”, “Pse studion atje e jo ketu?”, “A e ke ne familje Filanin dhe cka”…
Pergjigjet adekuate vijojne si me poshte: Vicat i kemi pre moti per pasterm, studioj ne gjuhen e nanes dhe filanin e kam babe, e ti Z.ruajtes i rendit je vetem te kontrollosh ndonje parregullsi ne dokumentet e mia. Ruajtesi i rendit qe vazhdonte me te tijen, e une me timen pas nja 30 minutave investigimi, me lejoi te kthehem ne shtepi.

Shteti im, shtetasit e vet, nuk i konsideron te barabarte, pa cka se me nenin 8 te Kushtetutes mbi Ndalimin e Diskriminimit dhe neni 12, paragrafi 2 mbi Shtetesine, thone ndryshe.

Himnin e shtetit tim e kam kenduar 9 vite ne shkolle fillore dhe te mesme, ne dite te shkolles, e festa random shteterore. Ne klase te pare na e kane mesuar Hej Sloveni. Nje femije 7 vjecare qe kendon “Hej Sloveni, jos ste zivi, duh nasih djedova…” dhe kam mesuar te lexoj dhe shkruaj cirilice paralelisht me gjuhen shqipe. E kurre deri me sot, nuk me ka hyre ne pune, shkrimi I hieroglifeve cirilice.

Himnin kombetar, e kam kenduar ne shtepi e familja gjithmone ma ka ushqyer shpirtin me dashuri per kombin.

Shteti im dhe i te gjitheve. Mos prit qe sot do te postoj ndonje fotografi e mbeshtjelle me flamur tendin, ose vetem postimi i urimeve “vjecna da si”, apo duke cituar vargjet e himnit qe e kisha kenduar per 9 vite.

Shtet i te gjitheve, me te vertete te takon te gezohesh sot e cdo dite, ama duke perfillur gjendjen e te gjitha etnive qe te kane bere shtet te pavarur.

Si juriste e ardhshme qe aspiron te diplomoje ne shkencen e se drejtes nderkombetare, nuk do hezitoja te isha ambasadore e Malit te Zi per keto arsye: per t’ia shperblyer mundin e sakrificen e gjithckaje qe me ka dhene dhe ka bere per mua: Bluzen, Tekstet shkollore, liberalizimin dhe njohjen e pashaportes ne zonen schengen, policin qe me ka humbur kohen me pyetje, dhe arsyeja e dyte: qe di te vleresoje njerezit e afte, duke mos i diskriminuar, por duke iu dhene hapesire ne rrafshin nderkombtare, per te treguar mesazhin e tolerances, qe nje shqiptare, Shtetase e Malit te Zi, mund te beje po aq sa, nje malazez per Malin e Zi ne arenen nderkombtare.

Edhe sot si studente, kudo qe prezantohem, pas emrit dhe mbiemrit shtoj Shqiptare nga Mali i Zi.
Gezuar!

Marrë nga Malesia.org