Shqiptarë çojuni në këmbë, “Republika e re” kërkon t’jua bëjë gjëmën!

0
958
Gjin Musa me cigare

Gjin Musagazetar.

Ne keto 26 vite ç’fare nuk prodhoje kjo politik mutsihane.
Prodhoje nji 97-te e nji 98-te,ku bota u terrmerue, pane nji Shqiperi qe po digjeje flake, qe vllaj me vlla vritej ne mese te sheshit.
Pame me syt tone qe punojse te rendit publik te digjeshin ne benzin, çfare nuk pame e nuk degjuam,po vetem drejtesi nuk pame nji here te vetem.
Ne keto 26 vite “Demokraci”pame te nerrohen qeveri,te majte dhe te djathte, pame greva ne parlament,pame cadra ne bulevarde,pame Gerdec qe beri hatan!26 te vdekur nga bota e krimit korruptiv… Po drejtesi nuk pame!!

Shqiptaret pane te vriten qytetar te pa fajshem perpara zyrave te shtetit,perpara kryeministris,pame te dekurohen vrastaret,degjuam fjalor rrugaçerie ndaj presidentit te republikes,degjuam “Lavire”ti thuhet kryeprokurores se republikes,pame qe forca e shtetit e mposhti ligjin,drejtesia heshti…..
Nuk ka asnji koment per kete qe po perjeton Shqiperia sot! Po e njejta kaste e krimit,kerkon te na mashtroje,”çadra e lirise” eshte çadra e xhaketave te vjetra.

Po kushe jane keta dhe çfare kerkojne?
Sali Berisha – njeriu që ka ndërruar emrin, datëlindjen, partinë dhe ideologjinë, por kurrë etjen për pushtet dhe sundim. Ka qenë figurë qendrore politike gjatë 27 viteve, i cilësuar si drejtuesi i “regjimit të gangsterëve” (The Independent-mars 1997), “ordiner i rrezikshëm” (Suddeutsche Zeitung- shkurt 1998) dhe “kreu i trukimit të zgjedhjeve politike” ( korrespondenca diplomatike amerikane- 2009). Autor i dhjetëra krimeve, për dënimin përjetë të të cilit do mjaftonin vetëm urdhrat për armatosjen e veriut kundër jugut dhe përdorimin e aviacionit, artilerisë dhe Lëndëve Helmuese Luftarake në mars 1997 kundër popullsisë civile. I pa dënuar për shkak të pushtetit politik dhe mbajtjes nën thundër të drejtësisë. Sot është skenaristi dhe regjisori i Çadrizmit, shëmbëlltyra e Turgut Pashës.

Lulzim Basha – njeriu më i besuar për vazhdimësinë e berishizmit në politikë; “si administrator është i paaftë” (korrespondenca diplomatike amerikane – 2010); kryetari më i paaftë i bashkisë së Tiranës këto 27 vjet; shpërdoruesi i 230 milion eurove në rrugën Milot-Kukës, nënshkruesi i Marrëveshjes Antikombëtare të Detit me Greqinë, Ministër i Brendshëm dhe drejtues i forcave të Gardës kur u vranë katër protestues të pafajshëm dhe u fshehën pamjet filmike; i padënuar për shkak të pushtetit politik dhe nënshtrimit të drejtësisë nga ati i tij politik.
Fatmir Mediu – i dënuar dikur nga gjykata italiane për trafik qeniesh njerëzore (që trafikonin drogë); personi kryesor përgjegjës për ngjarjen e Gërdecit, por i pandëshkuar për të njëjtat arsye si Basha.

Arben Ristani – i dënuar nga gjykata nën pushtetin e PD-së për shpërdorim detyre dhe dhënie të vendimit gjyqësor haptas të padrejtë; i dënuar tani vonë nga Gjykata e Lartë për shpifje; koeficientin më të lartë të inteligjencës e ka kur është nën efektet e alkoolit, d.m.th. gjatë gjithë ditës.

Edi Paloka – besnik deri në vdekje i berishizmit dhe avokat i të gjitha krimeve të tij; i dënuar vjet nga Gjykata e Lartë për shpifje; tani shërben si borizan i ushtrisë çadriste për “tërheqjen zvarrë nga zyra të kryeministrit”.
Kreshnik Spahiu – i shkarkuar si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga vetë PD për shpërdorim detyre dhe të fondeve financiare të KLD-së; i cilësuar nga S.Berisha si “faqeziu”. Tani bën thirrje për lidhje me zinxhirë të derës së Kryeministrisë dhe paralajmëron “plagosje, gjak dhe vrasje”, nëse qeveria legjitime nuk bën çfarë dëshiron dhe kërkon ai, shtabi që e e anëtarësoi dhe rrahësit e tij.
Agron Duka ose “Duka i Krimit” sipas përcaktimit të bërë dikur nga S.Berisha.
Dashamir Tahiri – i hequr si deputet para pak javësh për mosdeklarimin e dënimeve gjyqësore të mëparshëm.
Mustafa Lici – i dënuar në vitin 2007 për veprën penale të plagosjes, i ati i Muhamed Licit të arrestuar para disa ditëve për disa krime.
Gëzim Kalaja – përvetësuesi i pronave të BSPSH-së, i dërguar në gjykatë, por i padënuar për ato shkaqe që nuk janë dënuar gjithë të pasuruarit e kësaj kohe.
Xhelal Mziu – i dënuar nga gjykata e Tiranës për shpërdorim detyre dhe shkelje të rregullave në dhënien e tenderave dhe që është incizuar duke thënë se kishte votuar katër herë brenda ditës kur u zgjodh Basha kryetar formal i PD-së.
Nard Ndoka – përfaqësuesi më i denjë i politikës komike shqiptare; koeficientin më të lartë të intelektit e ka shpalosur me thënien “Jam i djathtë, sepse nuk jam i majtë”; lëvizjen më të mençur politike e ka bërë kur vendosi të kalonte nga opozitar në pushtetar me argumentin se “Opozita nuk po e kritikon fort pushtetin politik”; veprimi më elegant që ka bërë si politikan ka qenë goditja me shkelma në parlament e një deputeti kundërshtar që e pati rrëzuar në tokë “heroi” Azem Hajdari.

Po kjo kaste disa i ashte kunderven politikes Amerikane dhe asaj te BE.
Tani kane filluar nji metod mashtruese te pa shoqe, blejn politikan dhe depute dyereve te botes qe te vine e te perrallisin fjalet e Lulzim Bashes dhe te Fatmir Mediut.
Shqiptareve po ju iken durimi o çader mbledhes,nuk duan ma rremuja, duan nji shtet qe te kete ligje,kete ju nuk e doni,kete e dine fare mire shqiptaret.
Luli ti po çirreshe duke mbajtur fjalime, duke te duartrokitur hajdutet e shtepive neper Europ,qe sot i ke pran vetes,kujt ja shet keto o Lulzim? Kujt i bene morale kure nuke ke per vete,ti je njeriu i akuzave ma te randa,sot kerkon pushtet!e kushe nji njeri deshtuar ne te gjithe karjeren tane politike.
Na ftoni “politikan” na lexoni”telegrame”fantazem te njerzeve qe ne vendet e veta nuk kane asnji vlere politike,po turp nuk ju vjen?

Lulzim Basha është shpallur si flamurtari i Republikës së Re, ndërkohë që ka qenë dashnori dhe kontribuuesi i Republikës së Vjetër; pretendon se po lufton për zgjedhje të lira, ndërsa pati miratuar dhunimet elektorale të bëra nga partia e tij në 1996 dhe 2009, si dhe pranoi postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës edhe pse pati humbur me dhjetë vota diferencë; betohet se po lufton për dekriminalizimin e politikës dhe të procesit zgjedhor, por kabllogramet e Ambasadës Amerikane të vitit 2009 thonë se “…Gjatë periudhës elektorale është konstatuar një fenomen shumë i rrezikshëm siç është përdorimi nga institucionet qeveritare i personave të dënuar me heqje lirie në funksion të betejës elektorale… Ministri i jashtëm Lulzim Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familja e tij…”. Betohet se është armik i drogës, por, kur ai ishte Ministër i Brendshëm, droga e Lazaratit ujitej me makinat zjarrfikëse të qeverisë së tij dhe për këtë ekzistojnë pamjet filmike të emisionit “Fiks Fare” që do të ishte mirë të ritransmetoheshin. Vetëm për kujtesë…

Kohet kane ndryshuar,njerzit jane ndergjegjesuar,Europa tashma po shefe filmin e radhes po nga Pd.
Ajo çader eshte fundi i pushtetit politik te mafjes qe strehohet ke Luli,Berisha i bie llogarive,po nuk poi dalin,PD drejte nji shpartadhimi perfundimtar,nuk e mbane dot shqiperin penge Luli me suiten e turpit,nuk ka forc ta rrezoje qeverin ne pake kohe perpara fushates elektorale.
Shume here e kame than ne shkrimet e mija pa bindje partiake,qe Sali Berisha me ç’do çmim po pregadit nji 97-te, te dyte!do ta pranojen shqiptaret?
Nderkombetaret duhet te jene te prere dhe te vendosur,Shqiperin te mos e lejojn te kethehet edhe nji here ne fiçi baroti per Ballkanin tashe ma te trazuar serjozisht.
Friga e Islaminizmit ne Ballkan, dhe kryesisht ne trojet Shqiptare rreziku mai mundeshem per nji perplasje fatale.
Europ dhe ti o Amerik mose na leshoni,duame te jeme pjese e juaja……nji ftohje e juaja Erdoganizmi dhe Putinizmi jane gati te na ngulin kethetrat…….O SOT O KURRE PER SHQIPERIN DHE SHQIPTARET FAKTORI NDERKOMBETAR,SHBA dhe BE.