Shqiponja

0
548
Nexhat Halimi

Nexhat Halimi

Kaq larg nga vetja e afër me vetëtimën
Ndërlidhem me jehonën mendimit të vjetër
Për natën e argjendtë të dashurisë së teutës
Shtatë ditë tashmë nxjerrë nga dheu ilirik

A do ta varrosni prapë në tokë a në mua

Pëshpëriste a sillej frymë e i binte vetes
Humbur shpirtit e rrihte kohën tak tak
A veç ndjenja te unë shpërthente në gjak

Kaq vjet qe e pa dëmtuar brenda në tokë
Asgjë nga kjo s’do të më hyjë në kokë

Veç kjo është mbretëresha ilire e njohur
Është hyjni hije zoti e kthyer në krua
E hedhur nga shkëmbi e s’u pa a ra në det
Apo flatroi e kthyer në shqiponjë kaq vjet

Të dalë tash në këtë acar dimri në dritë
E t’i vërej puplat e vjedhura për çdo ditë.