SHQIPJA E ISMAIL KADARESË DHE ENVER ROBELLIT

1
233
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

Këta dy shqiptarë. Që sikur nuk dinë gjuhë të huaja, aq mirë flasin shqip, po vetëm shqip!

Ismail Kadare Ismaïl Kadaré, lindur në Gjirokastër, më 1936, është shkrimtari më i madh bashkëkohor, akademik. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Nga tetori i vitit 1990 jeton në Paris. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare.

Enver Robelli Enver Robelli gazetar shqiptar i lindur në Kosovë dhe me banim në Zvicër. Ai është redaktor i të përditshmes zvicrane “Tages Anzeiger”.

Enver Robellin si emër në gazetari e kolumne e njoh bukur moti, pse më pëlqenin tejmase shkrimet e tij. Mirëpo, nuk e di përse, deri sonte nuk më ka rastisur ta dëgjojë duke folur. Siç e tha vet Enveri, jeton jashtë prej vitit 1985.

Sonte ishte në DESKU tek Agron Bajrami në KTV. E përcolla fillim e mbarim. Përveç ideve të tij rreth zhvillimit të ngjarjeve ndër shqiptarë, ishte edhe rasti i Kuvendi të sotëm të Kosovës, për të cilin dha mjaft kritika obejktive.

Dhe, qëllimi i këtij shkrimi është se: Duke njohur të dy këta disa gjuhë  botërore, kam vërejtur se edhe shkrujanë edhe flasin shqipen me fjalë të shqipes, jo sikur disa që duke përdorur sa më shumë fjalë të huaja, përpiqen të tregohen se janë dikushi, përmes të cilave tregojnë se janë askushi.

Sipas meje, të dy këta njerëz të mëdhenj, i pari në Letërsi e i dyti në Gazetari, i përmbahen thirrjes të Gjergj Fishtës, që kur nuk asht nevoja, nuk flasin në gjuhë të huaj, prandaj, nuk i zë mallkimi i Fishtës!

Njerëzit pa komplekse në profesion, njerëzit  e ditur, njerëzit e thjeshtë, njerëzit që nuk luftojnë për karierizëm, shqiptarët e vërtetë – flasin SHQIP!

SHQIPTARË, MERRNI MËSIM SI FLITET SHQIP!

Me përshëndetjet më të mira për këta dy kolosë: Ismail KADARE dhe Enver ROBELLI!

1 KOMENT

  1. Enver Robelli eshte nje gazetar i paafte, dhe krahasimi i tij me Ismail Kadarene eshte qesharak… dhe tregon edhe nivelin e ulet si artikullshkrues.

    Perndryshe po ju citoj: “SHQIPTARË, MERRNI MËSIM SI FLITET SHQIP”

    Kur te bejsh emrin dhe mbiemrin SHQIP… lajmerohu me kete mendim.

Komentet janë mbyllur.