Shqipëtarët, grekët dhe siçilianët kanë të njëjtën ADN

0
767
Mathieu Aref

Mathieu Aref

Merita Schmitt – Unë do të përpiqem t’ju përgjigjem shkurtimisht sepse aq shumë e gjërë është kjo tema dhe veçanërisht është edhe « aktuale ». Ja çfarë pyëtje më keni bërë :

«Zoti Aref, më falni por unë mendoj se është shumë e vështirë që të përcaktosh saktësisht helenët, për faktin se dyndja assyre u kryqëzua me vendësit, pra pellazgët. Është bërë edhe ADN-ja ku është rezultuar se shqipëtarët, grekët dhe siçilianët kanë të njëjtën ADN. Nuk dihet aspak, se kush është helenik dhe kush është arvanitas, pra pasardhës i pellazgoilirëve në Greqi. Fakti që mbi 980 fshatra flasin».

Pyetjet tuaja mbulojnë shumë gjëra dhe janë të llojeve të ndryshme :

• Vështirësitë për të përcaktuar saktësisht sot etnitë mes tyre në krahasim me atë të kaluarës. Pse sot pothuajse shumë Evropian (sidomos të jugut) përngjajnë njeni tjetrin ?
• Emigrimi, dyndjet, pushtimet, levizjet dhe përzierjet e ndryshme etnike i kanë bërë të vështira dallimet e ndryshme në mes të të gjitha etnive që historia e lashtë na tregon.
• Specimenët e mbetura nga gjithë këtyre përzierjeve a përshtatën (korrespondojnë) me të vërtetë me ata etnitë e lashta?
• A mund të konsiderojmë studimet gjenetike (p.sh. ADN-i i njeriut) si të vlefshme për të dalluar etnitë së bashku ? Cili është ndikimi i hulumtimeve të ture në përcaktimin e grupeve etnike të sotëm kundrejt atyre të viteve të lashta 2000, 4000 ose me tepër ?
• Pse në një kohë Grekët ishin të paktë në numër në krahasim më Shqiptarët në territorin që zënë sot, pra Greqia ? Pse ?

Pyetjet tuaja janë të paqarta (dmth më ambiguitet), sepse ata mund të sugjerojnë se “Grekët dhe shqiptarët « janë e njëjta gjë » ?! : tani vërejtët në një mënyrë të përhapet të një ide që thotë se « Greqia ka ekzistuar vetëm që nga revolucionit të 1830 » dhe para kësaj date në Greqi ka pasur gjithmonë Shqiptarë (nënkupton të shumtë apo të « vetëm » !) ! Unë mendoj se të gjitha këto pyetje vijnë nga çdo gjë që ju (apo të tjerë) lexoni (shumë autorë moderne të ndryshëm dhe më kombësi të ndryshme) dhe atë që ju shikoni, shihni dhe dëgjoni (në rrugë rreth jush, qarke kulturore, Internet, shfaqje televizive apo dokumentare, etj .), si dhe në mjedisin që ju e njihni mirë dhe sidomos rajonin e Ballkanit. Ajo duhet të thuhet se në këtë “magma” informacionesh shkasën më shkathtësi shumë “idea, supozime, hipoteza të çudisshme, lajme të rreme (fake news) ” ose « balona esejash » për të përgatitur opinionin publik për një pikëpamje të re ose për të destabilizuar versionet shkencore serioze të Historisë pellazgo-ilire në veçanti për të eliminuar “konceptin Pellazg” dhe atë të “vazhdimësisë të kësaj etnie të lashtë », etj. Rajoni i Ballkanit është prekur që nga fillimi i kohërave (udhëkryq i madh mes Evropës dhe Azisë), më gjitha llojet e pushtimeve (të shkurtër, mesatar apo të gjatë), dhe migrime dhe emigracione të ndryshëm (të lashtë, të vjetra dhe të reja), nga shumë luftëra rajonale, komunale ose ndërkombëtare, të cilat kishin shkaktuar dëbimin nga atdheu, mërgimin i detyruar që u bënë më kalimin e kohës të përkohshme apo të përjetshëm.

Sot ne nuk mund të marrëm parasyshë nocionin e “racës” apo për të kryer hulumtime falë ADN-ës (të cilën e kundërshtoj plotësisht, një procesi idyshimtë për të përcaktuar një race ose një grupi etnik). Në të vërtetë, sipas shkencëtarëve të vertetë dhe eksperte në këtë fushë : « ADN» e dy individe të rastit është i njejtë (identik) me më shumë se 99,9% … duke harruar se një përqindje ndtyshimi (mospërputhje, mospajtimi) të 0.1%përshtatët (korrespondon) me tre milione ndryshime (dallime) të ndarë në gjirin (mesin) e tre miliarde bazash të përfshira në ADN-nën tonë “! Interneti ka shumë studime të të gjitha llojeve për të përcaktuar « racat, etnitë dhe gjuhët » ndërmjet njera tjetrën (harta, haplo grupe, etj.) : gjithë këto shenime të dyshimtë që gjëndën sidomos në Internet jo vetëm nuk janë serioze por nuk na mësojnë asgjë në fushat e historisë, arkeologjisë, antropologjisë apo gjuhësisë. Historia nuk bëhet më ADN !

Historia është gjë tjetër sesa « slogane, harta ose statistika të ADN-së », që gëlojnë në internet dhe në libra të popullarizuar dhe nganjeherë shumë të dyshimtë. Kur kam identifikuar se ka pasur Pellazg në kohët e lashta dhe fise të tjerë të së njëjtës etni, dhe se ka pasur një grup etnik i huaj që kishte pushtuar trojat pellazge (në Evropën jug-lindore dhe Azinë e vogël), dhe se grupi etnik i përcaktuar saktësisht nga pothuajse gjithë autorët e lashtë (homeri, Hekateu , Herodoti, Eskili, Sofokliu, Euripidi, Diodori i Siçilës, Straboni, Pausania dhe shumë të tjerë) : Këto pushtuësit të huaj ishin të vetëquajturit « Hellenet » (që i kam studiuar dhe analizuar gjerësisht në librat e mi dhe tezën time) të cilët zvendësuanë Pellazgët : Danaosi (egjiptian), Kadmosi (Fenikas) dhe Pelopsi (Asiriani nga Azia e vogël). Të gjitha këto grupe etnike të huaja (një pakicë shumë e vogël) të përziera me Pellazgo-iliret (shumica dhe autoktonët të vendit) u bënë përgjegjëse për krijimin e një fuqi të re, një kulturë të re dhe një gjuhë dijtarësh të shkruar : pushtuesit e ri uzurpuan trojat pellazge, dhe kishin thithur plotësisht thelbin e qytetërimit pellazg (kulturë, traditë, Gjuhë, mitologji…), dhe kanë dashur të identifikohën krejtësisht popullit të mposhtuar. Ata krijuan një gjenealogji të re për të provuar (justifikuar) që nuk ishin « të huaj » por autokton ! Kështu pra i gjejmë të ngatëruar gjithë gjenealogjinë e tyre më atë të Pellazgëve : kjo është e qartë sepse i kam zbuluar sidomos në tezën time gjithë këto ngatëresa, gënnjeshtra, kontradikte, gjenealogjie false, lidhje etnike false dhe shumë gabime.

Unë e kam thënë atë një mijë herë këtu dhe në librat e mi : “Historia e lashtë e kësaj pjese të botës është komplekse dhe e komplikuar”. Ajo ishte e komplikuar më tej nga amatorët, pseudo-historianëve dhe studime të ndryshme të lidhura më te : ADN, statistika të ndryshme, harta historike, gjenetike, gjuhësore dhe manipulime të tjerë, etj. Unë mbështetem më shumë në shkrimet e lashta të besueshme dhe të sakta sesa në disa studime dhe hulumtime moderne që vetëm ngatërrojnë dhe turbullojnë mendjet e njerëzve dhe sidomos të historiografisë të Greqisë së lashtë « e pranueshme përgjithësisht » (që ka gati 50 vjet që po kundërshtoj) në gjithë manualet e shkollave dhe universitetave. Kam kaluar shumë, shumë vite duke studiuar nëse, për shembull, për një fakt të vetëm të gjetur në shkrimtarët e lashtë : a ishte i vërtetë dhe i besueshme, apo ishte thjesht një hamendje apo imagjinatë vetjake, apo një manipulim politik ?! Dhe kështu pra më radhë për çdo studim për të eliminuar një gabim të vërtetë ose një gabim të mundshëm ose një ngatëresë. Në këtë mënyrë unë mund tu sigurohesha që nuk mund të kishte ndonjë gabim të mundshëm në hulumtimet dhe studimet e mia si dhe në analizat e thëlla, referencat, etj. Prandaj unë jam i papërkulshëm dhe i sigurt për tezën time ndaj Pellazgëve.

Kjo është arsyeja pse kam vënë pesëdhjetë vjet për të kryer studimet dhe kërkimet e mia : konfrontime të shumtë dhe të ndryshëm ndermjet teksteve të lashta të ballafaquar, të kryqëzuar më tekste të tjerë apo cfarë të reja na japën shkëncat moderne (arkeologjia, anthropologjia, paleontologjia, etj.). Nganjëherë u ngrihësha natën për të thënë “Eureka”, e gjëta ! Për fat të mirë në kohën e studimeve të mia dhe kërkimeve intensive nuk kam pasur kompjuter as Internetin ! Prandaj mbeta i pakorruptueshëm ! Kjo më merrte shumë kohë më lexime të ndryshme nëpër biblioteka të shumtë dhetë famshëm dhe në bibliotekën time private (ma tepër se dy mijë libra). Jetosha vëtëm (isha i ndarë nga gruaja) por kisha një qën të bukur (racë angleze : Fox Terrier) shumë idashur dhe shumë, shumë inteligjent ! Në atë kohë pas së vdekjës së tij shkrova për te një poem klasik në gjuhën frenge.

Përdorimi i Internetit mund të ketë një anë shumë të pasur, e dobishme dhe me shpejtësi të lartë dhe mund të jetë më një anë tjetër shumë e dëmshme për shkak të kontradiktave të ndryshme, përafërsitë dhe kundërshtimeve të rënda apo të gabimeve të pazgjidhura të dukshme (vullnetare apo të pavullnetshme), shpjegimet të pamjaftueshëm, shqetësuese apo manipuluese, supozimet të habitshme, hamedjet e të çdo lloji (shovinizëm, manipulim tendencioze, ndërhyrje politike, etj …) gjithë këto plotë më pasoje të rënda . Si atëherë një rishtar ose një specialist i painformuar mund ta deshifroj një histori të lashtë, aq të komplikuar, një « Linguistikë » moderne obsolete dhe » e pranuar përgjithësisht » dhe në bazë që ë çon në jë qorr sokak, një numër të madh të informatave të ndryshme dhe duke arritur në çdo vend shumë shpejt (libra, manuale zyrtare, Internet, televizioni, statistikat absurde, studime të dyshimtë gjenetike, etj..) ?? !! Tani unë do të përgjigjem pyetjeve tuaja, kryesisht në lidhje me gjenetikën dhe faktin se shumë fshatra në Greqi flasin shqip.

1) A ka dikush që ngrit çështjen e studimeve se si janë kryer ata të gjenetikës, gjenealogjisë, gjenetikës etnike të ADN-it, grupet haploid të ndryshme dhe statistikat ? Cila metodologji është e përdorur, në të cilat kritere ? Në cilën ekzemplarë të gjeneve? Cili panel përdoret dhe më të cilën shumicë ? Cila është frekuenca dhe sasia e mostrave të studiuara ? Cilat janë garancitë e siguruara për shfrytëzimin e ADN-së (sidomos shënuesve –markimeve- gjenetikë) në cilat mjediset e ndryshme të përdorura ? Nuk bëhët apo ribëhët Historia më kësisoj studime gjenetike falë ADN-it të kokcave që sot janë 200% të përzier dhe ata të lashtët janë aq të vjetër për të cilet nuk dihet data e varrimit të tyre (2000 apo 4000 vite ose me tepër), as çfarë individesh ishin, çfarë statut shoqëror kishin ! Për kundrazi ky hulumtim është i jashtëzakonisht e dobishme dhe i vlefshme për çfarë është i dukshëm, i pranishëm sidomos në sektore të veçantë, duke përfshirë ADN-i praktikuar në hetimet policore (shenja gishti, kriminologji…) : për të gjetur fajtorin e një krimi ose délit.
Më në fund le të mos harrojmë se për më shumë se 4.000 vjet e deri më sot ka pasur shumë migrime që kanë prekur të gjitha vendet e botës. Sa i përket Evropës Juglindore, ka pasur shumë dyndje, pushtime që grupet etnike e të cilëve kanë sjellë një gjak të ri. Historia e lashtë zbulon tre dyndjet kryesore : pushtimin e mbretërve egjiptian me “Danaosin” (vëllai i Aegyptusit), pushtimit fenikas me “Kadmosin”, dhe pushtimi i Pelopsit (nga lindja e mesme). Nuk do të numeroj këtu dyndjet e tjerë dhe luftërat që janë bërë në gadishullin junglindor i Evropës në Mes Jetë deri më sot . Duhët më ditur së pari që pushtimi romak i Ilirisë më -168 para erës sonë ka ndryshuar tërësisht hartën gjeografike të të gjithë Evropës Juglindore (rajoni Ballkano-danubian).

Për të përfunduar këtë kapitull, theksoj se raca shqiptare në planin etnik (Pellazgët u shfaqën në zonën balkano-danubiane 8000/7000 vjeç para erës sonë) nuk është më pellazge për shkak të arsyeve që kam shkruar më lart. Homeri na informon në Iliad që të gjithë heronjtë ishin të bardhë, bjond me sy blu. Ka pasur kaq përzierje që kjo kategori raciale pothuajse nuk ekziston me, përveç disa specimene të rallë që kanë mbiekzistuar për shkak të izolimit të tyre në zonat e thella të veriut (pothuajse të maleve të pakalueshme) ku gjejmë ende disa bjonde me sy blu…por pas sa vitesh, shumë viteshe do të zhdukën fare edhe ata. Për pjesën tjetër etnike, shqiptarët e sotëm i ngjajnë tipit të Mesdheut të Evropës Jugore me variantet të Evropës Qendrore (veçanërisht në Austri dhe Skoci). Kjo është shumë e dukshme kur takojmë sot shqiptarët në çdo vend. Ky është i njëjti proces i përzierjes që ka ndodhur në jug të Italisë që ka qënë e poshtuar që në kohët e lashta nga fenikasit dhe pastaj shumë më vonë nga arabët dhe në shekullin pesëmbëdhjet në s Kalabri nga Shqiptarët të ardhur nga Arbëria e asaj kohë, nga Labëria dhe Greqia (sidomos Morea dmth Peloponezi). Por Italianët e veriut përngjajnë me tepër austriakëve. Për shembull një Tunizian do të kaloje pa u vënë re në Italinë jugore !

Çfarë na lidh sot ne Shqiptarët më PELASGO-ILIRËT nuk është raca por vetëm GJUHA. Rezultati i sudimeve të mija përmblidhët në këtë silogjisëm që kam krijuar : PELLAZGËT FLISNIN GJUHËN E TYRE DHE ISHIN PARAARDHËSIT E TRAKO-ILIRËVE QË FLISNIN GJUHËN PELLAZGE DHE SHQIPTARËT SOT JANË PASARDHËSIT E TRAKO-ILIRËVE DOMETHËNË SE SHQIPTARËT JANË PELLAZG.

2) « Fakti që mbi 980 fshatra flasin shqip është një tregues që dëshmon se grekët në trojet e tyre janë shumë më të pakët se shqipëtarët ». Çfarë thoni në këtë frazë nuk dëshmon asgjë por vetëm sjell ujë në mullirën e atyre që ende besojnë se Grekët nuk kanë ekzistuar para vitit 1830 pas erës sonë : dmth viti i pavarësia të Greqisë. Një matematikan françës bëri një sudim ku pohon se pas 50 vjeç do të këtë me tepër arabë në Francë sesa Françës. Ja një shembull i qartë : Pas pësë dhjetë vitesh a do të thëmi se Franca ËSHTË NJË SHTET ARAB ?!

Greqia ka ekzistuar pas shekullit të tetë para erës sonë dhe këta e vertetoj jo vetëm në dy librat e mi por sidomos në tezën time e paraqitur me 3 janar 2012 në Sorbonën e Parizit. Që -146 para erës sonë deri në 1830 kanë kaluar 1976 vite ku Greqia ngeli në një gjumë të thëllë : nuk ekzistonte si shtet sikur në trojat iliro-shqiptare nuk kishte një shtet të caktuar dhe të përbashkët. Romakët perendimor e kanë sulmuar Greqinë nga -146 para erës sonë deri në 395 pas erës sonë.

Në kohën e Perandorisë Bizante (395-1453) dhe për shkak të fesë të tyre ortodokse, Grekët u bashkuan lehtësisht më këtë perandori, veçanërisht pasi greqishtja u bë gjuha liturgjike dhe administrative e Perandorisë Bizantine.

Pushtimi osman filloi që nga 1354 (duke marrë Gallipoli) dhe ka asgjësuar ndonjë deshirë për Greqinë për të rifituar prestigjin e saj të kaluar. Gjatë kësaj pushtimi ishte Lufta Morea 1683-1715 (32 vjeç) ku Republika e Venecias u përleshej me Perandorinë Osmane. Një luftë e dytë në More, e nisur nga Franca kundër osmanëve (lufta e quajtur nga Franca “Ekspedita e Moresë”) shpërtheu midis 1828 dhe 1833 gjatë luftës për pavarësinë. Më serioze për grekët është pushtimi osman shumë i gjatë (1354-1830 dmth 476 vjet) u derdh gjaku në gjithë vendin : për shkak të lidhjes së tyre ndaj ortodoksisë dhe faktit se disa nuk donin të paguanin taksimin e imponuar nga turqit për jo-muslimanëve grek, me valë qindra e mijëra, kanë marrë rrugën e emigrimit në të gjithë botën. Kjo u ndihmoi disa shqiptarëve që mbushën boshllëkun e lënë nga largimi i disa grekëve. Shqiptarët së bashku me turqit praktikisht dominonin vendin. Aq shumë ishin Shqiptarët në atë kohë (më përjashtimin e Ilirëve të Epirit/Çamëri, Arvanitet e rretheve të Athinës dhe disa krahina të tjera dhe ishujt të Egjësë « që ishin zonat e banuar nga pellazgo-Ilirët që nga kohërat e lashta dhe që kurrë nuk kishin bërë pjesë të Greqisë). Lexoni Pellumb Xhufin (historian i Mesjetës) që jep një sqarim të saktë të periudhës të Mesjetës.

Shqiptarët sot janë në një gjendje agjitimi ekstrem, ata lexojnë gjithçka që kalon përmes duarve të tyre : shkrime të sakta dhe të vlefshëm dhe të pasakta dhe të pa vlefshëm, por për shkak të mungesës së njohurive të tyra dhe bazave të caktuara metodologjike, shumica janë të paaftë të dinë se si të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat apo manipulimet. Kur dëgjoj këtu dhe andej një absurditet të tillë (midis disa shqiptarëve) se Greqia nuk ka ekzistuar para vitit 1830 : më lemerisen flokët !

Ndërkohë që unë dekonstruktova ose madje shkatërova historinë e Greqisë së lashtë duke pohuar, me dëshmi, se Greqia e lashtë nuk ekzistonte para shekullit të 8-të para erës sonë, se Mikenasit nuk ishin grek, se Zeusi nuk ishte grek por pellazg, se Iliada dhe Odiseja nuk ishin poezi greke, por poezi epike të traditës gojore parahelene dmth pellazge, dhe se të gjitha emrat e Iliades janë të shpjegueshme falë gjuhës shqipe (sidomos nga dialekti gegë, një fosil i gjallë), etj. Dhe më në fund në gjithë studimet e mia kam vënë në pikëpyetje gjithë « të pranuarën përgjithësisht », fatkeqësisht e studiur sot në gjithë botën.

Aktualisht ndiej një erë rebelizëm që vjen i animuar në mënyrë tinzare nga disa pseudo-historian që i kam tashmë identifikuar për disa kohë. Unë jam një luftëtar i rreptë i cili kurrë nuk heq dorë dhe si gjithmonë do të përballem deri sa të vdës me këtë provokim apo sfidë të re.

PS – Më falni për gabimet tipografike që mund të ndodhin në këtë shkrim, sepse nuk e kam rilexuar : shkrimi më mori shumë kohë dhe më ka lodhur. Ju uroj mbarësi dhe gjithë të mirat. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.