Shqipërisë dhe Kosovës i duhet një rrafsh i ri politik

1
608
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


E kohës

Shqipërisë dhe Kosovës i duhet një rrafsh i ri politik

Rrethanat aktuale politike në të dyja vendet tona, po tregojnë qartë se klasa politike këso kohe, nuk po mundet që të çojë përpara proceset kombëtare dhe demokratike për kahet e zhvillimit të gjithmbarshëm dhe integrimi dhe participimi i vlerave shqiptare me popujt në Evropë dhe botë.

E kohës: Shqipërisë dhe Kosovës i duhet një rrafsh i ri politik!

Çikago, më 24 qershor 2019


Në vend të debatit (parlamentar)

Po boshatisën fshatrat në Kosovë, rinia po ikën në Evropë…!

Në emisionet informative (Radio-Televizione dhe mjetet e shkruara) po flitet pajada se si po boshatisën fshatrat në Kosovë, rinia po ikën në Evropë…!

Kjo temë është bërë shqetësim i ditës në Kosovë. Për këtë rast aktual, flitet aty-këtu dhe si në heshtje po kalon ky lajm jo i mirë për shtetin e Kosovës.

Pse ky rast nuk po ngritët në rend ditë në institucionet e shtetit të Kosovës?

Në emisionin “Show kojshia”, deputeti Milaim Zeka e përmendi rastin e fshatit Korishë të Prizrenit, ku prej 900 shtëpive të këtij fshati i mbështetur në shpatijet e maleve të Sharit, sipas deputeti Zeka, 400 shtëpi kanë mbetur të mbyllura për shkak se banorët ia vuan dryrin shtëpive dhe ia mësyen Evropës…!

Për këtë gjendje të ikjes kolektive nga Kosova, pse asnjë prej deputetëve të popullit (pozitë-opozitë) në Kuvendin e Kosovës nuk e panë të arsyeshme që të shkojnë e të takohen me popullin dhe votën e tyre të lirë e demokratike në Korishë të Prizrenit dhe gjithandej në fshatrat dhe qytetet e Republikës së Kosovës,që të afrojnë platformën e qartë kombëtare dhe institucionale me thirrjen: MOS E LËSHONI KOSOVËN!

Deputet të popullit dilni pak ditë nga Prishtina, ndonëse jeta dhe përgjegjësia që keni marrë me kontratën me sovranin e votës së lirë, nuk është vetëm luksi juaj të qëndroni brenda zyrave të Kuvendit të Kosovës, por ju takon që përditë dhe në çdo kohë të jeni afër sy me sy me popullin dhe me hallet e tyre të shumta…

Të gjithë bashkë: MOS E LËSHONI KOSOVËN!

Çikago, më 24 qershor 2019


Në vend të debatit

Në debatet televizive në Tiranë, analistët politikë me kahet subjektive, po sjellin paqaratësi para publikut

Për gjendjen aktuale në Shqipëri lidhur me (zgjedhjet vendore) dhe lufta politike PS-PD ka sjellë paqartësi para opinionit të gjerë shqiptar.

Deri tash nuk është thënë më tjetërfare për dalje nga kriza politike për dy personazhet politike Edi Rama dhe Lulzim Basha, që, në rrugëtimin e tyre kanë bërë gabime të pafalshme dhe, në një vend me demokracinë në veprim, ata do të largoheshin nga udhëheqja e mëtejme politike në Shqipëri.

Po sot në TV News 24 (e hënë, më 24 qershor 2019), analisti Fatos Lubonja në debatin e tij mëshoi kokës politike vetëm Edi Ramës dhe Lulzim Bashën sikur e mbante pas shpinës për të “liruar” nga përgjegjësia e tij kur ishte ministër i jashtëm i vendit tonë ai bashkë me Sali Berishën në një farë “marrëveshje diplomatike” (sic!) me shtetin e Greqisë ia pati dhënë një pjesë të detit shqiptar pa e konsultuar botën akademike, parlamentare dhe institucionet relevante të shtetit shqiptar në Tiranën zyrtare (sic!).

Për zgjidhjen e problemit të krizës politike në Shqipëri, nëse dëshirojmë të jemi më të vendosur në rrafshin politik e kombëtar: mbi të gjitha Shqipëria e jo individët dhe partitë (problematike)në këto tridhjetë vjetë të “transicionit” të vonuar dhe që të dy bashkë Edi Rama dhe Lulzim Basha, në këtë kohë pa kohë, ata do të duhej të shkonin në pushimin politik dhe të lëshojnë udhën një rrafshi të ri politik e kombëtar në Shqipëri.

Në emisionin TV News 24, analisti Fatos Lubonja i binte telit me një melodi shurdhuese dhe pa kurrfarë zgjidhjeje për aktualitetin politik dhe të luftës politike me të gjitha mjetet në këndin e urrejtjes së skajshme që nuk kemi parë në vendet tjera të Evropës dhe të botës.

Fatos Lubonja me huqet tuaja “politike” nuk mundët të ndihmojë që të hedh dritë në problemin politik i veshur me petkun e krizës për kallur Shqipërinë, prandaj atë që nuk e tha dhe duk diti të flasë para botës shqiptare Fatos Lubonja, po i them fare në fund se po shkuan këta dy karagjozët politik në shtëpoi, Shqipëria nuk do të ketë kokëdhimbje!

Çikago, më 24 qershor 2019


Në vend të lajmit por vetëm

Provokimet antishqiptare të udhëheqjes serbe ndaj Kosovës

Më në fund i ka ardhë radha edhe nacionalistit dhe njeriut problematik para qarqeve ndërkombëtare (BE-Washington), M.Dodik(BH), që të provokojë me “agjendën” e çmendurisë ndaj presidentit të Kosovës, z.Hashim Thaçi.

Në shtypin serb, thuhet se M.Dodik e ka ftuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në samitin e Sarajevës “jo si president i Kosovës” (sic!), por vetëm “si Prishtina” (sic!).

Provokimet e këtij soji (M.Dodik-BH) dhe udhëheqja e Serbisë (Vuçiç-Daçiç) nuk kanë të ndalur si para opnionit në Serbi dhe në botë për të (njollosur) me tërë skenarët e njohur për ne nëpër vite dhe sot, çështjen e pavarësisë dhe të shtetndërtimit të Kosovës.

Këso kohe, do të ishte mirë që institucionet e shtetit të Kosovës, me një notë verbale të kundërshtojnë propagandën antishqiptare të Serbisë dhe të informohen BE-Washington për të ndalur “logistikën dhe diplomacinë”, në përmnasën fashiste kundër popullit shqiptar dhe Kosovës të lirë në tokën e vet etnike!

Çikago, më 24 qershor 2019

1 KOMENT

  1. O skender Bin Jashar,
    Ti prej AMERIKE… bon apel mos me lshue Kosoven!!!!!!!! Hahahahahahahah, çfarë hipokriti je more pseudogjithaka…

Komentet janë mbyllur.