SHQIPËRIA,TOKË E MINUAR NGA “XHENIERËT E KRIMIT E TË KORRUPSIONIT”

1
497

DEMONTIMI I SAJ I PAMUNDUR PA SHBA-në DHE ALEATËT EUROPIANË

Nga Azgan HAKLAJ

Pushteti i krimit si nje oktapod gjigand i ka shtrirë frikshëm tentakulat e tij në ҫdo hallkë të pushtetit e të shtetit.

Qeveria e ka bërë të veten devizën kriminale leniniste “I gjithë pushteti sovjetëve”, duker futur nën kontroll e paralizuar të gjitha institucionet legjitime Kushtetuese, (drejtesinë, prokurorinë, parlamentin), ku vendos vetëm dhuna e kartonit e, se fundmi, fjalën e lirë të Opozites, si treguesi më sinjifikativ, se pas qeverisjes së Rilindjes fshihet grupi më i rrezikshëm, përfaqësuesit më me emer të krimit e të mafies politike që ka njohur Europa pas Luftes së Dytë Botërore.

Në vitet 90, Italia zhvilloi një betejë në të cilën iu desh të përdorte edhe ushtrine . Shteti Italian pati vullnet politik për ta bërë këtë betejë e për ta fituar atë.
Ndryshe nga rasti i fqinjit përtej detit, ku kryeqyteti i mafies ishte Siçilia, në Shqipëri kryeqyteti dhe rezistenca e mafies është “Selia e Qeverisë”.

Nga aty shpërndahen valët e frekuencat e zëdhënësve dhe arkitektëve të krimit politik –ekonomik e ordiner,të cilat mbulojnë jo vetëm territorrin e vendit tonë, por edhe të Ballkanit, Italisë, Spanjës, Gjermanisë, Holandës, etj ku tonelatat e drogës shpërndahen të sigurta nën kujdesin e ambasadorëve të Ramës e Tahirit.

Interpoli dhe qeveritë Europiane kanë dhënë prej vitesh alarmin për fuqinë e stërmadhe, brutalitetin dhe egërsinë me të cilën mafia shqiptare demonstron në betejen e saj për hapjen e rrugëve të reja dhe sigurimin e tregjeve.

Së fundmi ishte Gjermania ajo që dha alarmin “SOS“, duke paralajmëruar se në pak kohë mafia shqiptare do të ishte padronia e hashashit, heroinës, në vendet më të rëndësishme të BE-së.

Gjermania e kanceleres Merkel, me të cilën Rama pozonte me fodullëk e mburrje në Berlin e Bruksel, Gjermania, pra kolosi Europian, që ka investuar më së shumti për Shqipërinë, iu tregon shqiptarëve, se ҫfarë imazhi i jep vendit të tyre kryeministri dhe njëherësh kumbara i krimit e trafiqeve, z.Rama.

Harta e re elektorale u bë nga Rama, & Co, me qëllimin kriminal për ta goditur Opozitën e bastionet e saj, për ta parcelizuar krimin e për ta bërë atë të padukshëm.

Krijimi i feudeve në Durres ,Kavajë, Elbasan, Vlorë e në zona të tjera strategjike me modelet e Dakëve, Roshëve, Seidinëve e Spahinjëve të tjerë, e ka bërë punën e policisë e të organeve të tjera ligjzbatuese të pamundur .Kjo jo vetëm për faktin se ai dhe ortakët e tij kanë investuar qindra miliona dollarë për ngritjen dhe funksionimin e infrastrukturës kolosale të mafies.Ka një arsye më të fortë se përse krimi bën ligjin në Shqipëri. Qeveria Rsma i ka vënë në dispozicion çdo gjë,me pak fjalë, pushtetin e të gjitha resurset më të çmuara të vendit, portet,aeroportet, naftën e burimet minerale, energjitikën , rafineritë e përpunimit të heroines e kokainës, e me ne fund paprekshmerinë nga ligji, imunitetin parlamentar.

Në rast të bezdisjes e presionit të madh nga opinion publik, Opozita dhe mediat, qeveria ju organizon vetëarratisje spektakolare, në rastin më bujar, apo i vret në ditën për diell, kur prishin punë në pazaret e pista, me çmime konkurence, ashu siç ndodhi rëndomtë muajin e fundit, ku përgjaken çdo ditë trotuaret e qyteteve tona.

Ajo që publiku sheh dhe percepton përmes mediave te censuruara është vetëm maja e ajzbergut të krimit, i cili në 5 vitet e Rilindjes së Ramës ka marrë përmasa të frikshme dhe është bërë zot dhe i plotfuqishëm i vendit tonë. Kjo për faktin se paraja e tij kolosale vlerësohet 4-4.5 miliardë euro në vit, kur buxheti i shtetit nuk i kalon 5 miliardët. Ky lumë parashë mund të përmbysë gjithçka që i del përpara: Zgjedhiet e lira, parlamentarizmin, institucionet e Shtetit të së Drejtës, e së fundmi sipërmarrjen e lirë dhe konkurencën si gurë themeli dhe bazë e sistemit demokratik.

Në dallim nga mafia ndërkombetare ku lidhjet me pushtetin janë të fshehta dhe sporadike, në Shqiperi kapoja është në krye të vetë shtetit.Shqipëria është rasti sui-generis në Europë e përtej saj ,ku gjithë kupola e policisë së shtetit është përfshirë në veprimtari kriminale dhe ministritTahiri e padronit të saj të policisë nuk i hyn gjëmb në këmbë. Është kjo arsyeja që Opozita dhe qytetarët shqiptarë e kanë të pamundur t’i besojnë Reformës në Drejtësi,sepse janë mëse të bindur se qeveria ka bërë kapjen e saj, pra me pushtetin ka kapur shtetin.


Loading…


Qevera do filloje gjuetine e shtrigave ndaj Opozites , arrestimin e ndonje drejtori tagra mbledhes te qeverise se shkuar ,per te lare duart si Pons-Pilati.

Shqipëria sot ska vend për invenstitorë të huaj strategjikë e të fuqishëm. Qeveria e Krimit ka marrë me kohë masat për përzënien e tyre nga Shqipëria. Konçesionet kryesore dhe jetike për ekonominë shqiptare,Rama dhe ortakët e saj ua bëjnë dhuratë firmave fantazma të krijuara pak kohë më parë, si një hibrit i mafies qeveritare e asaj ndërkombëtare.

Partneriteti publik-privat, gjetja më e re e Ramës është as më shumë e as më pak, veçse një valvul shkarkimi për të pastruar 1 miliard dollar të zhvatur nga plantacionet e kanabisit, trafiqet e taksat e shqiptarëve.Kërcënimi që iu bën kryeministri kryetarëve të bashkive për të ndjekur këtë model ose për të mos iu financuar asnjë projekt është embargoja që ai dhe kriminelët që i dhanë pushtetin, i bëjnë pushtetit legjitim, Shtetit të së Drejtës dhe vetë të ardhmes sonë të përbashkët europiane.

Pyetjes së analistëve se: “Ku janë rezultatet e Reformës në Drejtësi” dhe përse nuk arrestohen peshkaqenët e mëdhenj, Rama i zënë ngushtë iu pergjigj:”Shyqyr Zotit e kemi kaluar atë kohe, kur partia të fuste në burg”.

Shteti i Ramës që burgos pa mëshirë kryefamilljarë fukarenj pa asnjë punë, ndihmë sociale e përkujdesie për 2-3 mije lekë drita, se ka për gjë të vjedhë 1 miliard euro çdo vit përms evazionit fiskal dhe qindra milion të tjera përmes taksave të larta,skemës mashtruese alla Beqia në shëndetësi apo mega skandalet me “Armon” dhe karburantet.

Mirë zotëri, partia e qeveria s’të fuskan në burg e s’duhet të të fusin në burg, po përse atëherë mbron Baronin e Drogës, ish ministrin tënd Tahirin, kur atë e akuzon Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe kërkon ta çojë përpara drejtesise? Perse e ekstraduat ne kundershtim me ligjin, deshmitarin kryesor te bandes Habilaj, krijues e tutor i te ciles eshte pikerisht Tahiri juaj.

Oktapodi i krimit. i ideuar nga Rama, pasi gllabërojë bregdedin, fushat e naftës dhe gazin, rafineritë, zonat industriale, lagunat dhe zonat e mbrojtura , minierat dhe pasuritë e tjera, aii ka zgjatur tentakulat deri në Alpet Shqiptare.

Banorët e Alpeve i kanë ruajtur me fanatizëm bukuritë natyrore ,malet, lirinë e krenarine e tyre. Përbuzja proverbiale e Rames ndaj banorëve fisnikë që jetojnë prej shekujsh në këto bukuri përrallore apo “malokëve”, siçiI quan ai, ka vetëm një sindromë: atë të kompleksit të inferioritetit,pasi i ka lënë pa asnjë investim ,në mëshirë të fatit. Rama kërkon të pushtojë Alpet e bukura e banoret e tyre me hotele përbindësha.

Krijesat e Ramës jane projektuar me 5-yje, pa shpenzime, lekët i jep mafia e Rama i bën taksën zero.Pasi ngriti flamurin e mafias në kryeministri , Rama kërkon ta ngrejë atë në majat e Olimpit Shqiptar.

E theksova ne kryerradhe se Shqiperia eshte nje toke e minuar nga krimi e korrupsioni I mafies. Me te njejten simbolike si nazistet u larguan nga shqiperia apo falangat e Milloshevicit u larguan nga Kosova, kriminelet jene kudo te njejte.

E keqia eshte bibla e besimit te tyre. Ata e parandiejne fundin e vet sepse sic duket nje shqise sic duket me teper se njerezit normale. Ky eshte avantazh per njerezit monster, sepse ne ikje e siper pronesojne sentencen :-“ ika une u shofte bota”duke shkaktuar deme te medha.

Shqipërinë e kanë zaptuar në çdo skaj tentakulat e korrupsionit, e ka minuar krimi e mafia politike e nga ky rreth fatal mund ta çlirojë vetëm SHBA dhe aleatet e saj strategjikë,duke zbarkuar si dikur Aleatët në Normandi, për të çliruar nga fashizmi , Francën, atdheun e Iluminizmit ,Lirisë-iBarazise—Vllazërisë dhe për t’i hequr qafe Europës dhe Botës zgjedhën e fashizmit.

SHBA dhe Aleatet me strukturat e veta moderne dhe dedektivët e saj mund ta çlirojnë Shqipërinë nga mafia ,për ta bërë më në fund një vend normal e të banueshëm për qytetaret e saj fisnikë, të cilet kanë 5 vjet që në turma të mëdha po largohen nga Atdheu i tyre i marrë peng si djalli nga temiani.

Dërgoi për publikim, Denis Hata

1 KOMENT

  1. Ky shkrim i z. Azgan Haklaj eshte per tu lexuar dhe rilexuar, i shkruar me nji vertetesi te pa kontestuesheme.
    Shqiperia eshte pjella e krimit te korrupsionit, ashtu sikur hashashi kishte mbuluar Shqiperin, ne keto 27 vite korrupsioni e ka nxire jeten Shqiptareve.
    Nji shembulle unikal per keqe ne Europ.
    Dora dhe mendja te lumtë z. Azgan Haklaj.
    Gjin Musa

Komentet janë mbyllur.