SHQIPËRIA NUK KA QENË KURRË SI SHTET REALISHT MË MIRË SE SOT!

0
372
Edi Rama

KOMENT POLITIK DHE HISTORIK

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Kjo qeveri është më e mira në histori. Shikojeni me kujdes e më thoni në 600-700 vjetët e fundit, kur ka qenë më mirë Shqipëria?

Rama e ka mirë me të gjithë, edhe me fqinjët, edhe me Vuçiqin e Erdoganin, dhe kurrë në histori nuk kemi pasë investime të huaja amerikane e Perëndimore më shumë se sot, e krahas tyre edhe arabe e turke.

Nuk durohet Rama, ejani ta rrëzojmë?! Kështu fitojnë talebanët dhe destruktiviteti shqiptar!

A duhet të fitojë arsyeja dhe interesat e Shqipërisë në këto zgjedhje, apo hajnia e ata që vetëm vjedhin e rrënojnë? Nëse jeni si Koli e Kola me këta të dytët, atëherë mos u ankoni pse nuk bëhet kurrë ky vend!

Shqipëria ka qenë në gjendje mjerane dhe vazhdon të ketë probleme. Vazhdon në gjendje mjerane se shqiptarët nuk e kuptojnë ndryshimin për mirë dhe nuk e pranojnë atë. Kanë inate e mllefe me politikanët, për shkak të ideologjive të ndryshme, që bëjnë të mos e kuptojnë si duhet realitetin objektiv.

Ngatërrohet gjendja e Shqipërisë sot me të Gjermanisë, etj. Shqipëria nuk është Gjermani, sot jo, por sigurisht se mund të bëhet më mirë se ka qenë. Nëse na lënë destruktivët shqiptarë e më gjerë.

Në kohën e Zogut varfëri e prapambetje e madhe, ajo kohë solli Enverin. Në këto 30 vjet demokraci mund të thuhet, pa dyshim, jemi më mirë sot se më 1990, më mirë se 2013. Çfarë duam? Të bëhemi më mirë apo të kthehemi pas?!

Meta konflikt me policinë

Presidenti Meta në konflikt me policinë…