Shqipëria me Edi Ramën në vitin 2040

0
406

Edhe kosovarët dinë të bëjnë shtet.
Tregim nga libri “ E vërteta forca vitale si mali me shkrepa “.
Për dijeni të deputetëve të Partisë Socialiste të besuar dhe të votuar nga populli shqiptar.

Sali Leka

Dy lexues të njohur dhe katër të panjohur me takuan dhe më thanë: “Në muajin Janar 2019 lexuam në gazetë pesë tregime të tuat:

1. “ Gurgule, gjurulldi, potere, shamata, pavallëzuar dhe pakënduar serenata“.
2. “ Me Edi Ramën, partinë socialiste, qeverinë dhe Gent Cakajn janë dhe do të jenë populli shqiptar në dy anët e kufirit”.
3. “ Katër dardanë të betuar për atdhe vatan dhe dyzet zuzaranë të shtrembëruar katran “.
4. “ Mos ia dorëzoni Shqipërinë dhe Kosovën asnjë klike mizore uzurpatore“.
5. “ Lajm i admiruar, i lartngjitur aq shumë na ka gëzuar dhe mahnitur “.

Sali duam të themi: “Keni lavdëruar shumë Edi Ramën me qeverinë e re socialiste, me shtatë ministra të ndryshuar dhe dy kosovarë, Besa Shahini dhe Gent Cakajn. Opozita me 16 shkurt do të zhvillojë protestën e madhe. Do ta rrëzojë Edi Ramën dhe qeverinë e oligarkeve. Do të mbetesh vetëm Sali Leka dhe nuk të mbron njeri. Mos e lavdëro Edi Ramën as qeverinë e krimit”.

Edhe unë u fola u tregova: Në kohën e komunizmit enverist ramizist i burgosuri nuk kishte avokat që ta mbronte. Avokatia ishte suprimuar dhe abroguar.

Unë i burgosuri politik hetuesit, gjygjtarit dhe prokurorit u fola: Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka nuk pranoj avokat edhe sikur të kishte. Avokati i duhet fajtorit, mëkatarit, zuzarit, dembelit, gazhelit, gënjeshtarit, shtrembalakut dhe alabakut.
Kurse unë shkrimtari dhe poeti lirik, erotik, eposik nuk jam fajtor skurrik, as mëkatarë rrakitik, as zuzarë anarshist kaotik, por isha dhe jam guximtar i betuar teuratik për të drejtën dhe të vërtetën jetike solide sublime.

E vërteta është forca vitale si mali me shkrepa.
Sesi vajti gjygji me prokurorin dhe gjygjtarin komunist pa avokat do të shkruaj në vijm, ndërsa sot theksoj: Protesta që do të bëjë Lul Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Dashamir Shehu dhe Nard Ndoka, nuk ka për tu lëkundur toka, as për tu shembur bota. Toka lëkundet nga tërmeti. Bota nuk shembet as nga rrebeshi i shiut.
Edi Rama me qeverinë socialiste nuk rrëzohen as në 16 shkurt 2040.

Partia socialiste ka dhe do të ketë dymijë e pesëqind djem dhe burra, vajza dhe gra të sinqerta të drejta, të vërteta, të afta për ministre dikasteri publik dhe juridik, por më të drejta, më të sinqerta më të afta janë ata dhe ato që ka zgjedhur dhe do të zgjedhi Edi Rama.

Partia socialiste ka dhe do të ketë dyqind e pesëdhjetë djem dhe burra, vajza dhe gra të arsimuara, të profilizuara me etikë dhe kulturë shembullore, të afta, të denja për kryeministre të Republikës së Shqipërisë, krah për krah dhe dore për dore me Republikën e Kosovës, por i miri midis të mirëve, shembullori midis shembullorëve ishte është dhe do të jetë Edi Rama dhe në vitin 2040, nëse ai e pranon me dëshirë dhe vullnet.

Në gjygjin mizorist shekulli XX kundër shkrimtarit dhe poetit Sali Leka, shokëve dhe shoqeve të mia kanë folur shpifje, gënjeshtra të stisura 46 persona langaruc shtrembaluc injorant obskurant.

Sipas mendjes së atyre që ishin dhe janë akoma më langaruc shtrembaluc, dhe obskurantë monstuozë, shkrimtari dhe poeti Sali Leka bashkë me shokët dhe shoqet e mia kreshnike viganike, guximtare dhe mendimtare vizionare duhej të dënoheshim dyzet e gjashtë herë me pushkatim, por vendimi juridik nuk jepet sipas shumicës fjalëve që shtrembërojnë, tjerrin, stisin, sajojnë ingranazhet e prockave dhe brockullave, por jepet sa fakte të sakta ,të vërteta tregohen.

Redaksitë e sotme të gazetave dhe studiot televizive në Tiranë dhe Prishtinë me shtypshkronja elektronike mbushen cdo ditë me parulla dhe trakte politike kaotike kundër qeverisë socialiste me Edi Ramën punëtor i papërtuar që po zgjaton dhe zgjeron autostradat e Shqipërisë moderniste, duke prishur pengesat qofshin lokale, dyqane, shtëpi.

Unë me shokët e mi e kemi dashur, e duam dhe do ta duam Skëndërbeun heroin kombëtar, por as kemi kërkuar, as kërkojmë të ndërtojmë shtëpi në sheshin Skëndërbej me dashurinë për Skëndërbeun për ta patur afër komshi e gjiton.

Ashtu si kërkojnë në Unazën e madhe të Tiranës dhe ulurasin: “Duam shtëpi me shqiponjën dhe flamurin kuq e zi në mes të kryqëzimit me avlli. Do ta rrëzojmë Edi Ramën me qeverinë dhe nuk e shkulim fikun dhe hardhinë. E duam për mikun dhe jo përvete. Nuk jemi si Edi Rama që i grabiti të tëra përvete“.

Me këto procka dhe brockulla mbushen cdo ditë dhe natë faqet e gazetave dhe studiot televizive.

Në qeverinë socialiste janë dy ministra nga Prishtina, Besa Shahini dhe Gent Cakaj, shembull e model kombëtar historik.

Prishtina dhe Kosova ka dhe do të ketë njëmijë e dyqind djem dhe burra, vajza dhe gra fisnike, kreshnike, dardanike, eposike, të afta për ministre ashtu si Besa Shahini dhe Gent Cakaj.

Këto femra kosovare dardane kreshnike viganike nuk bëhen kurrë negative regresive as anarshiste kaotike. Cdo njeri me vesin që lind edhe vdes. Vajzat dhe gratë kosovare nuk kanë lindur rrakitike as shtrembaluce skurrike.

Sali Leka, Cel 0683855304
Tiranë, Janar 2019