Mesazhi që përkthyesi Gjergj Jozef Kola i dërgon Arben Prendit – për botim në revistën GEGNISHTJA… Përkthimin po e publikojmë edhe ne te Fjala e Lirë, kuptohet me leje të përkthyesit…
I dashtuni mik, Prof Arben Prendi.
Po ta nisi kapitullin e parë te librit ALBANIA per revisten e GEGNISHTES, shkrue nga gjenerali i perandorise Austro-Hungareze, Otto von Gernstner ne vjetin 1913 e paraqitë si argument në konferencën e ambasadorëve në Londër për me i dhanë pamvarësine Shqipnisë.
Mendoj se përkthimi i këtij libri dhe publikimi i tij asht shenja ma e pakët e mirnjohjes që mund të bajmë ndaj këtij burri shteti dhe shqiptardashësi par excellence, fale edhe të cilit na gëzojmë pamvarësinë sot.
Në Shkodrën tonë Herr Otto von Gerstner nuk i kane vue as edhe nji pllakë përkujtimore, porse ky libër ka me vendosë nga nji pllakë në zemrën e cdo shqiptari të mirë.
Kam dëshirën e mirë me ta nisë për cdo numër te revistet GEGNIJA nga nji kapitull te ri, kështuqë në mungesën e nji shpije botuese, ky libër kaq i vlefshëm per kulturën tonë, te dali ne revisten tande te nderueme.
Unë besoj se në nji kohe si kjo ku shumë shqiptarë janë në kërkim të identitetit të tyne, nji kallxim i rranjëve të tyne nga nji autor i paanshëm dhe shqipdashës në nji kohë kur ne nuk na donte askush, as edhe na vedin, asht mjaft inspirues.
Unë nuk kërkoj shpërblim për kët punë kolosale sepse në vendin tonë veprat e mira jane ba gjithnji nga idealistat, sic asht edhe ky liber, ama te drejtat e botimit me mbesin mue si përkthyes.Miqësisht
Gjergj Jozef Kola
Vjene 2018.
Kapitulli 1
Historia e shqiptarëve.
Mbi preardhjen e shqiptarëve nuk ka mbetë kush pa shkrue.
Dikush thotë se ata kanë ardhë nga Kaukazi në epokën e prehistorisë, kanë kalue nepër Maqedoni dhe janë përshtatë aty ku jetojnë sot. Nji afërsi me popujt malësorë të Gushinit mund ta përforcojë kët ide.
Disa studjues të tjerë thojnë që shqiptarët janë nji popull i lashtë, qe rrjedh nga Pellazgët.
Nji gja asht ama e sigurtë: Ptolomeusi shkruen mbi fise të lira që jetojnë në Albanopolis (përreth Elbasanit të sotëm) dhe ata, shqiptarët, nuk janë të afërt as me sllavët dhe as me helenët, nga të cilët rrethohen.
Shqiptarët nuk ndryshojnë nga popujt e tjerë të Ballkanit vetëm nga preardhja, dhe kjo gja duhet theksue fort, porse ata dallojnë edhe nga raca, gjuha dhe karakteri, i ruejtun aq mirë në kët mish mashin e popujve të tjerë Ballkanik.
Njashtu sic duhet me mësue njeriu historinë me anë të hartës gjeografike, sepse linjat gjeografike jane te vetmet ligje te pandryshuemshme gjatë lëvizjes së popujve për te tana kohët, njashtu, mendoj unë duhet me e kqyrë ndërtesën gjeografike te gadishullit ballkanik, për arësyen e thjeshte, se historia e Ballkanit asht e lidhun ngushtë me kët lëvizje.
Gadishulli i Ballkanit ishte që në kohën romake qëllimi final pushtues i popujve veriorë dhe aziatik.
Nëpër „Rrugën e popujve“, të ndërtueme ne kohën e perandorit Tiberius, që shtrihej nga Beogradi i sotëm e deri në Bizant, kaluen Gotët e Perëndimit dhe të Lindjes. Hunët dhe Avarët. Ne përgjithsi nga kjo rrugë e vjetër romake u dundën popujt në Ballkan, me përjashtim të Bullgarëve, të cilët erdhën nga „Dobruca“.
Gjithnji e ma shumë ishin pjesët qendrore dhe lindore te gadishullit që vuenin nga dyndjet shkatërrimtare të këtyne popujve. Vetë dyndjet sllave që u shtrinë ma shumë në perëndim dhe në jug të Ballkanit, u stepën para vargmaleve të Adriatikut të mesëm. Serbët kërkuen vazhdimisht, porse pa rrezultat të fusin kambët aty.
Ndërsa nëpër fushat dhe malet ku dyndja ishte ma e lehtë e u shtrine popujt e ardhun, tue u përzie me racat e njeni tjetrit ndër shekuj, ilirët autoktonë nën influencat latine, greke dhe sllave si dhe ndeshjet me popujt kalimtar e humbën karakterin e tyne fillestar.
Vetëm falë Vargmaleve u ruejt mospërziemja me elementë të huej e racës shqiptare.
Alpet Shqiptare dhe Malazeze me naltësinat e tane prej Olimpi, na kallxojne ne ende sot nji Tip popullit krejt origjinal, i cili nuk u asimilue as nga lëvizjet e ndryshme të kombeve nga shekulli i 7 deri në të 14 që mësyen Ballkanin, porse as ma vone prej hordhive osmane.
Nga ana historike na dijmë mbi shqiptarët shume pak. Shënime, monumente kulturet apo historishkrues nuk ka pasë kurrë në kët vend. Ato pak informacione që kena na kanë mbrritë prej popujve kojshi, ma të besueshmet jane ato të historianëve rromake, greke dhe venezianë.
Deri në vitin 395 mbas Krishtit, Shqipnia asht nji provincë rromake e ma vonë nji provincë bizantine. Shqipnia e veriut ishte nën provincën e Prevalisë, ndërsa Shqipnia e jugut u quejt në atë kohë Epir.
Aty nga fundi i shekullit të 4 ishin Gotët që vizituen shkurt e shpejt trojet e Shqiptarëve, se në fakt lufta e madhe nisi me dyndjen e sllavëve.
Meqë asht kaq aktuale sot, na po shofim dyndjen serbe të vitit 545: kjo dyndje nisë prej Widdin, kalon mbi Naissus ( Nishi i sotëm), nëpër Shkup dhe shkon deri në Dyrrachium (Durresin e sotëm).
Ky qytet, Durrësi, merr gjatë historisë së Shqipnisë nji rrol mjaft të randishëm, sepse në fund të fundit të gjitha betejat kanë vëtem nji qëllim: pushtimin e bregdetit Adriatik.
Të parët kundershtarë të bizantinëve janë bullgarët. Mbreti Simon (914-927) pushton bregdetin përballë Korfuzit. Samueli (986-989) pushton Durrësin dhe Avlona-n (Vlona e sotme). Bazantinët nën drejtimin e Basileut sulmojnë ne 1018 Shqipninë bregdetare. Normandët nen drejtimin e Gusicardit pushtojnë Durrësin (1082) dhe tanë Epirin. Prep edhe nji herë e provojnë serbët me marrë Durrësin dhe bregdetin shqiptar, nen prijësin Bodin ne vitin 1110 porse Perandori Bizantit Manuel Kommenos ja arrin me i perzane me luftë dhe serbët që nga ky momnet historik qendrojnë në Raszien ( ne Sanxhak te Novipazar-it të sotëm). Aty hidhen me 1189 themelet e mbretnise serbe nga Stefan Nemanja.
Nemanja II e shtrin mbretninë e tij deri ne Amsfeld dhe në vitin 1221 ne Prishtine kunorëzohet si mbret i Raszien(Sanxhakut) dhe Serbisë. Dushani, i quejtun i fuqishmi, shpallet Perandor dhe pushton nji mbas nji Ipekun, Gjakoven dhe Prizrenin. Me ket mund te skicohet edhe harta e vjeter e të ashtuquejtunës mbretnisë serbe, e cila dyqind vjet ma vonë, në vjetin 1389 në Amselfelde,(Fushë-Kosovë) do te thërmohej, për me u rinjitë sot si bazë e Serbisë e si argument „ e të drejtës historike“.
PORSE, askund në botë nuk ka ma pak të drejtë historike për territore se ne Ballkan.
Mbi te tana, historia e popujve të Ballkanit asht me shumë mungesa dhe pakjartësi. Me pushtimin osman te ballkanit perhapet nji re e zeze mbi gadishull. Gjithcka qe ishte ruejte ne histori, shkaterrohet ne mënyrë sistematike nga pushtuesit aziatikë, kështuqë edhe nji shkëncëtar sado i kujdeshëm dhe serioz e ka të vështirë me nda fantazine popullore nga e vërteta historike. Shtoji kësaj se ne Ballkan rradhë gjen nji vend që të mos jetë pushtue disa herë gjatë shekujve nga popuj të ndryshëm.
Le të kthehena edhe nji herë te bregdeti shqiptar: kështu na gjejmë aty, mbas bizantinëve, nji farë Johann Angelo si prijës të i Patras dhe i Durrësit, ne vitin 1301 Durrësi kalon nën zotnim të Philipp von Tarent e mbas tij asht mretnia boshnjake që shtrihet pjesërisht deri në Adriatik, e njiherësh janë edhe ushtarët e Ludovikut te Navarës që futen në Durrës dhe Epir.
Në cfarë raporti ishin shqiptarët atëbotë me këto pushtues të njipasnjishëm asht sot e papërcaktueme. Me Serbet duket se shqiptarët kane pasë në fillim nji farë Konfederate.
Porse, kur Serbët – tue pasë nevojën e bizantit – kaluen ne vitin 1288 nga besimi katolik që kishin në atë ortodoks, ndërsa shqiptarët mbetën në besimin e tyne të parë katolik dhe besnik ndaj Rromës, nisi këtu edhe antipatia e medha e ketyne dy popujve ndaj njeni tjetrit, antipati e cila vazhdon ende sot e kësaj dite. Natyrisht që nji rrol luejten ketu edhe interesat ekonomike, të cilat me kohën u banë edhe baza e nji urrejtjes së papajtueshme.
Nji mretni shqiptare e ndeshim për herë të parë në histori ne vitin 1356 nën familjen e Balshajve që zotnonte territoret e Malit të zi të sotem dhe të Shkodrës. Nën pasardhesat e Balshajt I shtohen edhe Berati e Vlona në kët mretni. Balscha i II sulmon në 1385 Durrësin dhe merr titullin princ i tij. Ai Gjergji i Shkodres asht rrugës me ndërtue nji Shqipni të fuqishme në brigjet e Adriatikut, kur ja mësuen Shqipnisë Murati I me 40.000 (?) turq.
Njashtu si Serbët ne Amsfeld, gjetën edhe shqiptarët në betejën e Savrës afër Beratit (1385?) fundin e mbretnisë së tyne, porse me nji ndryshim themelor: populli shqiptar mbeti i lire dhe i paprekun ne malet e naltë, dhe falë kesaj ata arritën me u organizue nën heroin e tyne kombëtar Gjergj Kastrioti – Skanderbeg nga ana politike dhe ushtarake dhe ju thyen hundët osmanëve e aq ma shumë që në kët luftë kundra gjysëhanës ai u mbështet edhe nga malazezët.
Epoka ma e shkelqyeme e Shqipnise ndodhet nën Gjergj Kastriotin – Skanderbeg, përreth të cilit natyrisht që janë mbledhe mite te panumerta. Pronat e familjes Kastrioti shtrihen ne Mat ( ne jug të Mirditës) dhe ne Dibër. Baba i Gjergjit u mund nga Nevruz Pasha ne vitin 1410 dhe Gjergji i vogel u mor peng ne Konstandinopel. Fakt asht qe deri ne moshen 40 vjec Gjergj Kastrioti u rrit si muhamedan, mori pjesë në betejat e sulltanit kundra të krishtenve e deri me 1443 luftonte ende kundra Huniadit ne Hungari, ku edhe u kthye ne atdhe dhe u ba i krishtene. Beteja e tij e parë ne Shqipni ishte ajo e lirimit te Krujës nga garnizoni turk, të cilin ai e dërmoi me anë të Dibranëve të tij trima. Me ndihmën e nipit të tij Hamza, i cili po ashtu si Gjergj Kastrioti u pagëzue në të krishtene, ja arriti që në pak kohë të lironte edhe tane Shqipninë e jugut.
Vitet që erdhën sollën betejat në mes të Muratit II dhe SKanderbegut, i cili ne vitin 1444 u zgjodh prej princave shqiptarë si Komandant i pergjithshem i ushtrise. ( Gjergj Kastrioti nuk e ka kerkue titullin e Mbretit, gjaqi asht nji shenjë e naltë demokracie për popullin shqiptar).
Ne vitin 1444 SKanderbegu u lidh me Serbet dhe Vllehet, të cilët nën Huniadin u nisën për ne Varna kundra turqve, u kthye ama rrugës kur erdhi lajmi për humbjen e ushtrisë së krishtenë.
Përvec turqve ishin pak a shumë edhe Venecianët armiq të Skanderbegut, për arësyen e vetme, se të shtymë nga etja për pasuni, venezianët mbështenin ushtrinë osmane me ushqime e materjale. Mbështetësi kryesor i Skanderbegut ishte Papa Piu II i cili e mbështeti jo vetem nga ana financiare porse i siguroi lidhjen me vendet e krishtena.
Mbas vdekjes se Muratit II ne vitin 1451, erdhi Muhameti II ne fuqi, i cili u mundue krejt kot me mujte me pushtue keshtjellat shqiptare. Rrethimi i Durresit me 1466 dhe ai i Krujës ishin turpi i tij i fundit.
Mbas vdekjes së Skanderbegut, me 17 Janar 1467 Kruja kaloi nen sundimin venecian, ndërsa bregdeti e portet u ndane pjesërisht në mes te turqve dhe venecianëve.
Kur në vjetin 1478 kështjella e Shkodrës ju dorëzue Muhametit II, u shperngulen shume shqiptarë në Italinë e jugut, të cilët ende sot jetojnë ne fshatnat e tyne.
Mirditorët pranuen në vitin 1492 te qindrojnë nën mbrojtjen e Karl Emanuelit te Savojës.
E tanë historia e mavonshme e shqiptarëve asht nji luftë e pandërpreme kundra turqve dhe malazezëve, porse aty ketu edhe të bashkuem me malazezët kundra turqve.
Rebellimet e shqiptarëve kundra pashallarëve të korruptuem nuk kanë pushue kurrë në kët vend.
Interesante asht në këto beteja, raporti i shqiptarëve me malazezët.
HIstoria e Malit të zi – Czernagora – Montenegro, njashtu si ajo e Serbisë së vjetër, që lidhet e zgjidhet me atë te Shqionise asht kjo:
Ushtarët serbë, të cilët kishin mbijetue betejes se Amsfeldit, gjetën strehë ne shkrepat e thatë te Malit të zi. Ata drejtoheshin nga Iwo Czernoj ( do me thane, i zezi, rebelli). Pasardhësit e tij quhen sot malazeze, pra djem të maleve të zeza. Iwo Czernoj u martue ma vone me motrën e SKanderbegut, gjaqë në fillim krijoi nji raport mjaft miqësor mes shqiptareve dhe malazezeve.
Ne librin e artë te kishës se Shën Markut në Venezia ku Iwoja i fuqishëm në vitin 1474 shkroi emnin e vet bashkë me dozhët e fuqishëm, u kunorëzue vite ma vonë djali i vetëm i Iwos me nji zonjushe veneciane, e kur Iwoja mori vesht aty se Shkodra ishte rrethue nga Turqit u zemerue pa mase.
Historia e Malit te zi asht ruejte ne kange, PJESMA. Nji Pjesma e asaj kohe na kallxon mbi grindjen e shqiptareve me malazezet, për Barin dhe Ulqinin, gjithashtu edhe ma vone deshira e pandalshme e malazezëve me dalë në Adriatikun e shqiptarëve, gjaqi i zemëroi gjithnji e ma shumë shqiptarët.
Porse aty ku vjen puna me luftue kundra armikut kryesor, osmanëve, shofim se si këto dy popuj rrinë afër njeni tjetrit dhe bahen bashkë. Lufta kundra gjysë hanës asht momneti ku na i shofim bashkë keto dy popuj, sepse asnjeni prej tyne nuk përkulet para pushtuesit turk.
Kështu shqiptarët dhe malazezët i ruejtën tiparet e tyne ma mirë se popujt e tjerë të ballkanit (edhe Bullgaret deridiku), sepse te tjerët mbajnë ende sot shenjat e pushtimit shekullor turk.
Vllaznimi i armëve në lufte kundra turkut në mes te malazezve me shqiptarët katolike dhe ata muhamedane nuk e ka largue asnjihere antipatinë e shqiptarëve ndaj ortodoksëve malazezë, përkundrazi na shofim në shekulliin e 19 shqiptarët të bashkuem me turqit kundra malazezve; keshtu pershembull luftojne fiset malësore shqiptare ne vitin 1840 nen Hasan Agen ne Zhabjak, me 1850 ne Kuc kundra Malazezve.
Ne vitet e fundit duhet me ju fale sjelljes se xhonturqve, te cilet banë që malesorët shqiptarë dhe malazezët te bashkoheshin kundra pushtuesit; porse dicka mbetet e sigurtë, se mbas fitores mbi anmikun e përbashket turk, antagonizmat shqiptaro-malazeze do dalin prep ne drite te diellit.
Mbas Serbit, Turkut, Malazezit asht edhe nji komb tjetër që duhet permënde patjetër se shpesh ka luejte nji rrol me randsi në historinë e Shqipnisë: Italia.
Prezantuesat e parë të Italisë ne Shqipni janë Venecianët. Motivi drejtues i politikës italiane për me u shtri në dy anët e Adriatikut drejtoi edhe interesat e venecianëve ne brigjet shqiptare. Rreth vitit 1400 venecianët morën në zotnim nga Gjuraj II ( i familjes Balshaj)për nji pagese prej 1000 Dukatësh në vjetë Shkodrën, Lezhën dhe Durrësin. Porse djali i Gjurajt II, Balsha III nuk ju besoj fort venecianeve dhe nisi luftën me to. Kështu ai arriti me marrë ne zotnim në 1406 Budvën dhe Barin e me kot kërkon ma vonë ne vitin 1421 nji lidhje me to kundra turqve.
Te zhgënjyem prej venecianëve, te rrethuem prej turqve, humbin shqiptarët gjate shkatërrimit te familjes Balshaj, pjesa veriore te mretnisë nen Malin e zi. Pjeset jugore te kesaj mretnie ndahen me 1421 ndermjet familjeve aristokrate te Dukagjinit, Muzakës, Spatës, Thopijave e keto troje ende sot e kesaj dite mbajne emnat e tyne.
Venecia mbetet ne zotnim të brigjeve të Durrësit deri ne Castelnuovo, derisa vijne turqit dhe i japin fund zotnimit te tyne ne Shqipni.
Elementi italian, megjithatë asht i pranishëm që nga ajo kohë ne brigjet shqiptare dhe shkollat e hapuna prej tyne shërbyen ne përhapjen e gjuhës italiane.
E tash ne fund duhet përmendë edhe Austria, e cila që nga vjeti 1640 ka të drejtën ndërkombtare te „Protektoratit te katolikëve shqiptarë“. Porse ma parë se na te flasim per ket Protektorat, i cili per opinionin publik nuk asht aq i njoftun, duhet me fole ma pare për raportin e besimeve fetare tek shqiptarët.
(vazhdon)