Shqipëria ime e zhytur në kancerin e korrupsionit

0
519

Tashmë metastazat e kanë kapë për fyti, në pritjen e një magjie kombëtare dhe ndërkombëtare…

Merita Bekteshi Urbano

Para disa viteve kam shkruar qe vlerat nuk i kthejne shkelesit e tyre, por ata qe i kultivojne e ruajne ne shekuj, qytetaret, intelektualet, qe perballen dite per dite e ore per ore me realitetin, ata qe ujisin token e perbashket nga e cila presin frutet sipas teorise, jepi tokes sadopak se eshte zemergjere. Kjo duhej te ndodhte ne çdo vend normal, qe punon per te perparuar, por ne Shqiperi zarat e lojes hidhen pasi fatet jane vendosur nga tjeterkush.

E pame te gjithe se si falimentoi komunizmi skizofrenik i Enver Hoxhes, per te startuar nga niveli nenzero, modernizimi demokratik i Shqiperise. Per ta arrite nivelin zero u desh nje lufte e vertete. Me krijimin e kushtetutes se re, Shqiptaret u fuqizuan disi ne lirite e tyre individuale por u ngaterruan ne pergjegjesite e tyre sociale… Fantazia, kurajua, deshira per te zene mundesisht edhe Ameriken me nivel jetese, i beri te perparojne me shpejtesi ekonomikisht deri ne kohen e piramidaleve. Aty filloi dhe llogaridhenja. Nuk mund te stabilizohej nje ekonomi e inkriminuar dhe informale tregu ne zemer te Ballkanit.

97-ta shpertheu si nje tritol i dyte ekonomiko-social. Plaget e saj depertuan ne gjakun e çdo shqiptari i cili bashke me strajcat e emigrimit mori me vete nje grusht me gezhoja e nje thes me dhembje. Te kesh ne dore nje shtet vite me radhe, t’i bindesh qytetaret dhe nderkombetaret si patriot e liridashes e ta lesh shtetin ne meshiren e zotit, do te thote qe ti e ke vene zotin ne prove dhe qe ai sot a neser do te rebelohet rendshem me ty !

Çdo njeri e ka nje cikel ne te cilin ai jep maksimumin e tij pozitiv apo negativ, e nese ky cikel eshte i mbarsur me gabime detyrimisht ai e ka nje fund ! Por ne nuk zeme mend, riciklojme problematika! Sot Shqiperia eshte rezultat e qeverisjeve disfatiste, hakmarrese, egoiste dhe korruptive. Kete e deshmon nderhyrja e detyruar direkte e nderkombetareve me strategji urgjente antikorrupsion.

Por, vetem neve e dime se ku fle gjarpri… Une per shembull e di mire se ku fle gjarpri ne doganen e qytetit tim, rrjellimisht ne ate Shqiptare. Vete ata qe drejtojne keta instutucione jane gjaperinj me dy krena e me shtate fytyra. Pse a nuk i ka shtate fytyra drejtoresha demotivuese e doganes Shkoder, qe klith per ndershmeri dhe perdor pushtetin lokal e qendror, per te frenuar bizneset joqeveritare, me kontrolle shum te shpeshta e te pamotivuara !? Si eshte e mundur qe i njejti biznes te kontrollohet, te fotografohet, t’i meret moster, dy here muaj per çdo muaj per çdo vit, sa here qe ai importon pa nje shkelje te provuar ?????

E aq me teper me produkte Gjermane, me ISO e te gjitha çertifikatat e sigurise ? Eshte e mundur sepse aty fle gjarpri, tek konkurenca e pandershme, tek politika e diskriminimit dhe e frenimit, tek krimi ekonomik, pikerisht tek ai pushtet korruptiv qe orienton drejtoreshen te monitoroje pa pushim, nje biznes elitar 27 vjeçar. Une e kuptoj qe komunistet nuk e duan trashegimine, nuk e duan pronen, nuk e duan konkurencen e lire, nuk e duan traditen, por me kete lloj abuzimi bien ndesh edhe me vete programin e tyre politik, qe duhej te mbronte te vegjlit…

Aq me keq kur zonja justifikohet me orientimet e qendres si pergjegjese per kete menyre sherbimi antiqytetare, antievropiane, te administrates publike qendrore, edhe pse natyrisht peshku qelbet nga koka !

Absurditeti nuk ka kufi edhe ne ligjin per shoqatat. Shoqëria e lirë, OJF, jane nen meshiren e pushtetit okult per shkak te trajtimit preferencial dhe diskriminues, i te njejtes stampe, ne ministrine e financave. Psh. Nese duhet qe ne trajtimin e produkteve apo mallrave me qellim luften kunder abuzimeve dhe kontrabandes, te nxjerim ligje inhumane qe limitojne maksimalisht operacionet e privilegjuara per 99 per qind te shoqatave (kryesisht ata qe nuk jane te lidhur me pushtetin), perse mundesohet me vendim qeveritare privilegjimi i nje organizate apo nje OJF, me mundesi ekonomike me te madhe, vetem per lidhjet e saja te forta mepushtetin ?

Demokraci do te thote qe shteti krijon te njejtat kushte pune per te gjithe, sepse te gjithe pergjigjen njesoj perpara ligjit sipas shkalles se pergjegjesise !
A eshte absurde qe karrocat e invalideve apo krevatet dhe komodinat e spitaleve ti nenshtrohen regjimit doganor, per te gjitha shoqatat humanitare, perveç atyre qe me dekret qeveritar, te cilave u lejohet te fusin edhe veren ne operacionet doganale te privilegjuara !???

Kjo nuk eshte demoracia ! Demokracia nuk eshte privilegj ! Bamiresia nuk eshte privilegj !
Biznesi nuk eshte privilegj, eshte profesion dhe pergjegjesi, eshte angazhim shum i pakufijshem enegjish mendore dhe fizike, eshte sakrifice, nese e konfrontojme me kulturen e trasheguar ne kete fushe apo padrejtesite me te cilat ai perballet ne ekonomine eger dhe akoma te paformuar sipas tregut apo kerkesave te tij.