SHQIPËRIA E KOSOVA – RAPORTET MES TYRE…

0
619
Rama - Kurti - akull, bk

Karikaturë nga Bujar Kapexhiu

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Një thënie e vjetër hebreje thotë: “ku nuk të duan, mos shko kurrë, ku të duan, shko sa më rrallë”.

Sa ishte Shqipëria e mbyllur dhe Kosova e pushtuar, dashuri e madhe për Shqipërinë, e për Amerikën… Tani që Kosova u çlirua dhe Shqipëria u hap, urrejtja po del në plan të parë, dashuria vetëm me llafe po mbetet si rudiment…

Shikoni Ramën, dy ministra nga Kosova i ka vënë. Shikoni Kosovën e Albinit, dy ministra serbë i ka vënë, e asnjë shqiptar nga Shqipnia. Rama mbetet i keqi, e Albini po promovohet si i miri. po justifikohet…

Rama ka kohë që sulmohet për gjoja shkëmbim territoresh të Kosovës me Serbinë, më pas për minischengenin, e deri tani, pse nuk i buzëqesh si duhet Albinit, etj. Berat Buzhala tha sot në gazetën e tij, se ma shumë i kishte qeshë Millosheviqi Albinit, se Rama… E për këtë e besoj, se Milloshi i ka buzëqeshë mirë edhe të atit të Beratit… Por kjo është mbjellje e kultivim i urrejtjes, që duhet ndaluar, para se të kthehet në histeri kolektive!

Rama e mohon pretendimin se ka synuar shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë, por kosovarët besojnë Ramushin, i cili ia dha Çakorrin Malit të Zi (jo Rama), por e akuzon Ramën për ato që ka shprehur publikisht Hashimi. Pra, është e lehtë me e gjetë fajtorin dhe tradhëtarin, e kur nuk e ke me e krijua, me e shpikë. Rama nuk e ka në dorë territorin e Kosovës…

Popujt e shtypur kanë paranojë të madhe, dyshojnë për gjithçka dhe të marrin në qafë edhe nga dyshimi. Në Kosovë i kanë hyrë kësaj rruge dhe unë mendoj se nuk do të shkojë mirë kjo punë. Po kultivohet urrejtje dhe armiqësi barku, pa prova e fakte, pa arsye e logjikë.

E lëmë Ramën, merremi me Alma Lamën. Vetëm se ishte e Shqipërisë, kur LDK hyri në Kuvend dhe ia dha votat Hashimit për President, shigjetat nediatike e patriotike u drejtuan kundër Almës: shite votën… Unë kam fakte se kjo nuk e ka shitë votën, ka hyrë në Kuvend, por nuk e ka votuar Hashimin për president. Pastaj dolën kritikët kosovarë: “Pse hyre ndopak në Kuvend?” – i thanë…

Kësaj i thonë me kërkua gjilpërën në kashtë. Kur e sheh një grup njerëzish, që nuk kanë çfarë i bëjnë Hashimit, por sulmojnë Ramën, e kupton se ata duan me sha dikë, e kanë organike, ose po paguhen nga qarqet serbe e anti-shqiptare, dhe ngaqë nuk kanë çfarë i bëjnë gomarit, po i bien samarit.

Kështu edhe me Almën, nuk e kishte more fajin LDK, që votoi Hashimin, fajin e kishte Alma pse hyri në Kuvend, vjen dita e thonë, fajin e ke ti Alma, pse ekziston ndopak?! Prandaj po them! Vër kufirin te thana, e njerëzit t’i thirrin mendjes! Ndryshe kjo punë nuk do të dalë për mirë!

Shqipëria nuk është more koshji i plehrave të shqptarëve nga Kposova e më gjerë! Shqipëria e Rama kanë problemet e tyre, përgjegjësitë e tyre, akuzoj për ato që kanë bërë e ka fakte, mos shpikni kot armiqësi e armiq! Një fjalë e urtë thotë: “nëse shikoj të metat te miqtë e mi, mbetem pa miq”. Kosova është shtet i pavarur, pa u forcua ende sa dukhet, i ka hyrë rrugës pa krye për të kërkuar armiq. E nëse nuk ka, ajo po i krijon. E kjo të shtyn të mendosh, se armiq do të gjejë…