Shqipëria dhe Kosova me ambasada të përbashkëta në botë

0
392
Cakaj - Pacolli

Shqipëria dhe Kosova kanë firmosur marrëveshjen ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme. Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli sqaroi pikat e marrëveshjes.

Shqipëria merr përsipër edhe përfaqësimin e drejtpërdrejt dhe afirmimin pa kushte për qëndrimet zyrtare të Kosovës ku përfaqësimi i Kosovës është i pamundur. Ngritje të këshillit të përbashkët për planifikimin strategjik për politikat me rëndësi kombëtare.

E dyta është shtylla diplomatike. Jemi dakorduar për fondin e përbashkët për menaxhimin dhe ambasadat e konsullatat e përbashkëta. Nga sot do të fillojmë punën për të pasur ambasada dhe konsullata të përbashkëta në të gjithë botën.

E treta është shtylla profesionale në shërbimin diplomatit për të shkëmbyer personelin në të gjitha vendet në botë. Po e pres me padurim ardhjen e diplomatëve kosovarë në shërbimin diplomatik të Shqipërisë, por edhe të Shqipërisë që do të shkojnë të shërbejnë në qendra diplomatike të Kosovës, por edhe këmbime të stafit ministritë tonë. Do të kemi edhe një kalendar të përbashkët kulturor, por edhe konferencën e përbashkët të Diasporës. Kjo është frymë vëllazërore, por edhe domosdoshmëri” tha ai.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tregoi përfitimet që pret të ketë një marrëveshje e tillë. “Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë. Jam tejet i lumtur që firmosëm këtë marrëveshje, nga tani punojmë në interes të dy shteteve. Nuk është logjike që një kontinent si Afrika të mos jetë mbuluar. Kosova ka nevojë për këto shtete, por edhe nevoja ekonomike.

Përfaqësitë e përbashkëta rrisin eficecën dhe imazhin dhe reduktojnë kostot.  Jemi gati të veprojmë edhe sipas këshillave të Shqipërisë, së bashku do të jemi më të fortë dhe më të respektuar nga të tjerët. Kosova është dhoma tjetër e shtëpisë sonë dhe aty gjithmonë do të ketë dyer të hapura dhe duar të hapura për vëllazërit dhe motrat tona nga Shqipëria” tha ai.