Shqipëria bëhet me ty, mos u largo!

0
616

Nga Dhora DraloTemA

Jo te gjithe ne kemi durim apo deshire te degjojmë fjalime te gjata apo tekste te shkruara gjate, shpesh here behen te lodhshme per veshin e njeriut. Por kete shkrim e kam per TY 👉🏻per ty qe ndihesh SHQIPTAR🇦🇱, per ty që ndihesh i ri 🤷🏻‍♂🤷🏻‍♀ dhe per ty qe ndihesh i zhgenjyer 😏 per ty qe mendon se politika dhe Shqiperia nuk behen.

Jo jo e ke shum gabim, Shqiperia bëhet. Mos thuaj se Shqiperia sbehet nga Gjermania, mos thuaj se Shqiperia nuk te jep mundesi pune, dhe je duke punuar pune fizike ne France, mos thuaj se Shqiperia eshte kanabizuar dhe je duke bler kanabis ne çdo rrugice te Anglis, dhe shef qe eshte duke u konsumuar ne cdo rrugice te Italise. Mos thuaj se Shqiperia ka kriminalitet, dhe trembesh te dalesh ne rruget e Amerikes naten vone.

Mos thuaj se Shqiperia largon djemte e saj, degjo nga shteti fqinj te njejtat thone dhe ata … emigrimi eshte fenomen historik qe nuk ka per tu shuarr kurre. Njeriu eshte nje qenie e tille e krijuar per te kerkuar gjithmone, per te qene gjithmone i pakenaqur.

Mos mendo se Shqiperia nuk behet. Po nuk u ktheve ti, ti qe je aty diku ne Europe apo diku ne Amerike , po nuk u ktheve te votosh te protestosh si shoqeri civile, te investosh, po nuk u ktheve te besh patriotin ne token meme dhe jo ne toke te huaj, ateherë po Shqiperia nuk behet. Thua se jan rritur taksat dhe eshte e veshtire jetesa. Pse aty ne Angli qe je, te kushton transporti qeraja, taksat sa 1/3 e rroges, pse aty ne Gjermani qe je te duhet te punosh 18 ore pune fizike qe te perballosh jetesen, pse aty paguan dhe ajrin qe merr. Pse aty nuk hedh cigaren 🚭apo mbeturinat🚯 ne shesh se gjobitesh?

Dhe ne vendin jote te duken absurde gjoba te tilla? Pse ? Sepse je mesuar per vite me rradhe, te shkaterosh Shqiperinë, je mesuar te jesh pjes e nje sistemi pa ligje pa norma, nje sistemi qe diti vetem te marri, te mbushi xhepat 💰dhe mos investoj as 20% te atyre qe rrembeu nga shteti. Si supozon ti te mbushesh nje thas bosh, ku nga ai thas ne fund te muajit, gjyshrit e tu kerkojn pension dhe prinderit e tu rrogat dhe ti kerkon te ushqehesh ?

Si pretendohet te mbushet ai thas ? Pse nuk ke protestuar per vite me rradhë? Ti qe ke lexuar 10 ore dhe dikush qe blente diplom vendosej ne nje bashkesi me ty? Pse te ka pelqyer rruga me e thjesht, ajo e korrupsionit e paligjshmerise. Ajo rruge qe skishe per te paguar asgje e vetem te merrje ? Pse ? Ashtu nuk behet Shqiperia. Ku jane shqiptaret? Ku eshte zeri i tyre? Ti mendon se vota jote nuk ndryshon asgje ? Cohu protesto, voto kundra atyre qe shkaterruan vendin.

Atyre qe akuzohen per vrasje dhe jo atyre qe akuzohen per kanabis. Protesto kundra atyre qe shkaterruan, atyre qe te detyruan ti mua te largohemi nga vendi yne. Une per arsye shkollimi, sistemi arsimor i shkaterruar per 25 vjet te plota, ti se nuk gjen drejtesi ⚖, sistemi drejtesis 25 vjet i shkaterruar, ti tjetri se nuk gjen pune, 25 vjet me rradh te punesuar vetem militant. Anglia, Suedia, Gjermania kane 100 vjet qe jane shtete, demokraci, qe funksionojn. Ti shqiptar ke vetem 5 vjet qe funksionon si shtet, kerkon magjira ? Mrekullira? Te duket absurde te paguash 💵 me te drejte se nuk ishe mesuar kurre te beje nje gje te tille. Ligji te duket komunizem?

Me te drejte se per 25 vjet ishe mesuar qe ti thoshe atij policit🛂 te rruga cfarë te vinte ne mendje me parë, te duket absurde qe skopjon dot ne provime te matures? Me te drejt se 25 vjet fluturonin kopjet nga dritaret, me bluetooth apo me whats app, se kishe ministrin apo drejorin e arsimit mik. Te duket absurde pse nuk punesohesh dot ne arsim, me te drejte 25 vjet skishe kriter punesimi ne arsim, ndaj jemi ketu ku jemi, nuk njihej DAP mjaftonin 5.000euro nje mik te drejtori dhe beheshe mesues 👩🏻‍🏫, dhe pastaj nxirrje nxenes qe beheshin drejtusa, gjykates, avokat, mjekë, politikanë. Si te funksionoj shteti kur ti preferon te ndertosh ⚒ Angline te pastrosh tualetet e Greqisë, te punosh ne fabrikat e Amerikes, dhe ne vendin tend kerkon nje kart banke 💳 asgje me shume . Si te funksionoj shteti kur kemi vetem jurista me diploma te blera👨🏻‍🎓dhe asnje profesionist?

Puna ne vendin tend esht Turp per ty. Si te funksionoj vendi kur ti pelqen mos paguash taksat dhe te jesh i ligjshem ne vendin tend dhe perfundon burgjeve te botes⛓Si te funksionoj shteti kur ti shkel karakterin jot dhe behesh militant i nje partie dhe pse nuk beson dhe nuk je dakord me te, vetem per interesa personale?! Ej Shqiptar zgjohuni, te rinj qe largoheni ftillohuni, mos u beni skllever te BOTES, behuni mbreter te vendin tuaj. Ndihmoni Shqiperine. Ju thoni te gjithve se Shqiperia behet.

Nise nga vetja fol mir ti 👉🏻 per vendin tend pastaj te tjeret, ki besim ti. Puno per vendin tend, puno ne Shqiperi per Shqiperine qe nje dite femijet e tu te thone JA KU U BE DHE SHQIPERIA. Mos prefero racizem dhe skllaveri ne toke te huaj, kthehu ne Shqiperi, ngri zerin, mos lejo askend te te shkel. Zeri jot degjohet 🗣 vota jote vlen. Ti mund te ndryshosh gjithcka 🌏 Ti qytetar i thjeshtë, mos u tremb nga askush te drejtat e tua nuk mund ti cenoj askush. Tregoj vendin politikanit, gjykatesit, korrupsionit. Ndihmo dhe ti qe Shqiperia te behet, mos u largo. Bindi te gjithe te kthehen te ndihmojne. SHQIPERIA BEHET ME TY! 🙏🏻