SHQIPËRI SHUMË TË ËNDËRRUAM

0
909
Bajram Bashota

Bajram BASHOTA

Shqipëri shumë të ëndërruam
Të përkundemi në djepin tënd
Se nënë ishe dhe je, i vetmi atdhe
Të prehemi në prehrin tënd, oj nënë
Si zogjët që ja mësynë foleve të veta
Njashtu bijtë tu prej të gjitha viseve
Në këto ditë vere ia mësynë tek ti
T’i shijojnë bukurit tuaj oj nënë
E prehërin tënd të ëmbël
Në gjirin kaltrosh të Adriatikut e Jonit
Në këto bukuri të rralla që pak kush i ka
Ërdhën fëmijët tu të pushojnë në prehrin tënd
Të bëjnë gjumin më të mirë në botë në gjirin tënd
T’i shijojnë bukiritë tuaja mahnitëse
Përgëdheli ëndërrmtarët tu të devotshëm
Me dashurinë prindorë që ishte ëndërra e tyre shekullore
Shtrëgoj shumë në gji se kanë ardhë me një të madhe përgdheli
Oj nënë e madhe, o zonjë Shqipëri që Zoti të bekoi për shqiptari !!

GOLEM, 17 gusht 2019


RRUGËS SË KOMBIT

Rrugës së kombit udhëtonim me makinë
Të gëzuar e të lumtur që vizitojmë Shqipërinë
Atdheun tonë mëmën tonë, mëmën tonë të dashur
Që një gjysëm shekulli për të zemra na ka plasur
Se s’kishim mundësi ta përqafojmë kët Zojë të rëndë
Që burrat e dheut e quajshin nënë
Vija Rrugës së Kombit drejt për në Shqipëri
Duke menduar dhe duke urar këtë mrekulli
Sa çelë e mbyll sytë nga Kosova je n’Shqipëri
Po edhe nga Shqipëria sa ora mbërrinë n’Kosovë
Ta shuajmë mallin tonë që ish shekullorë
Na lidhi Rruga e Kombit të përqafohemi vëllau me vëlla
Armiqtë ndër shekuj na kanë nda e përça
Shumë i ka djegë malli motër e vëlla
Përmbi një gjymës shekulli kurrë pa u pa
Të lumtë ne o vëllëzër për këtë demokraci
Që na lidhi rrugën Kosovë e Shqipëri
Të lumtur duhet të jemi në dy anët e atdheut
Ky është amaneti i të Madhit — Skënderbeut!

Golem, 18 gusht 2019


KADARE

Kadare, ylber i shqiptarisë
Veprat tuja rreze e kësaj toke
Je emblemë për çdo shqiptarë
Shkëlqeve në botë, o margaritar
Në botë lartësove gjithë Arbërinë
Me veprat tua humane e njerëzore
Ti je simboli i shqiptarisë
Ti mendje ndrituri i Ilirisë
Lum Arbëria që të rriti
Ti shkëlqeve n’qiellin shqiptar
Me sensin letrar e atdhetar
Veprat tua praruar në ar
Me Ty do të mburremi çdo shqiptar
Ti je dhuratë dërguar nga Zoti
Ja kthjelle qiellin gjithë shqiptarisë
Ja çele sytë gjithë njerëzisë
Vepra tua humane e njerëzore
Do të jenë vepra, vepra shekullore
Sa të rrojë njerëzimi sa të rrojë bota
Veprat tuja do të ndrijnë mbi këtë dhe
Sa të rrojë njerëzimi, sa të rrojë kjo tokë!!