AV. XHABIR ZEJNUNI
(“Tekst për një këngë politike”!)
1.
Tri dekada seç fluturuan,
me rrokada politike t’alternuar,
t’njëjtat maska duke ricikluar,
falë politikanëve të korruptuar, o hej.
N’mjerim të madh ne po jetojmë,
hallet kurrë s’po na mbarojnë,
veç premtime edhe gënjeshtra,
ditë e natë duke dëgjuar, o hej.
Vitet ikin porsi uji,
ne mjerimi po na shoqron,
asnjë rreze drite s’po shohim,
falë babëzisë të tri tepsive, o hej.
R.
E lum si ne, e lum si ti,
Shqipëri që s’ke qetësi.
E lum si ne, e lum si ti,
dielli për ne kurrë s’po lind.
E lum si ne, e lum si ti,
Shqipëri o me tri tepsi.
E lum si ne, e lum si ti,
në kazan tri tepsitë, o me i shti.
2.
Me memeca e me zhurmuesa,
foltorja jonë seç u mbush,
veç me diploma falco edhe t’blera,
para hundëve duke na i tundur, o hej.
Ditën duke u sharë me farefis,
në media veç duke turfulluar,
njeri-tjetrin duke “akuzuar”,
kurse natën duke u puthur, o hej.
Zgjohu o popull ti sa më parë,
ortakërinë politike hidhe tej,
se të ardhmen tri tepsitë,
ty kurr s’do ta japin, o hej.
R.
E lum si ne, e lum si ti,
Shqipëri që s’ke qetësi.
E lum si ne, e lum si ti,
dielli për ne kurrë s’po lind.
E lum si ne, e lum si ti,
Shqipëri o me tri tepsi.
E lum si ne, e lum si ti,
në kazan tri tepsitë, o me i shti.
3.
Ngrihu në këmb o moj shoqëri,
zërin civil ngrije në qiell,
shkelmoje ti moj politikën,
manipulimit të tri tepsive ruaju, o hej.
Kurrë nuk do t’bëhet Shqipëria,
duke e braktisur papushim,
anë e mbanë duke emigruar,
për të huajin duke u robtuar, o hej.
Sa më parë duhet gjetur,
një furrtar shum i mirë,
të madh zjarrin ai ta bëjë,
të tri tepsitë për të djegur, o hej.
R.
E lum si ne, e lum si ti,
Shqipëri që s’ke qetësi.
E lum si ne, e lum si ti,
dielli për ne kurrë s’po lind.
E lum si ne, e lum si ti,
Shqipëri o me tri tepsi.
E lum si ne, e lum si ti,
tri tepsitë n’furr, o me i përzhit.