Shqiparët në Çikago kujtojnë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

1
384
Flamuri shqiptar në Chikago

Në manifestimin e sotëm në Çikago, shqiptarët e të gjitha vieseve tona etnike nga distanca kujtojnë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, që tashmë është bërë traditë e kohës kombëtare. Në qendrën e këtij qyteti urban me ndërtesat shumëkatshe dhe me planin shekullor të urbanizimit modern, në sheshin e adimistratës të bashkësisë së qytetit (Daley Plaza) u ngrit Flamuri Kombëtar Shqiptar përkrah Flamurit Amerikan.

Më këtë rast shqiptarët e mërguar në Amerikë, nisin mesazhin për kombin dhe shtetin shqiptar të zhvilluar, me modelin e shtetit demokratik e ligjor, jo të shtetit për individin dhe partitë politike, por për shtetin e së drejtës, me tipare demokratike e kombëtare, që në fillim të këtij shekulli të ri, njëherë e mirë të marrë udhën e drejtë në participimin e këtyre vlerave me popujt e lirë të botës dhe me popullin mik të Amerikës, u tha nga shqiptarët në Çikago.

Në qytetin Çikago tashmë është bërë praktikë e mirë kur me rastin e kësaj feste kombëtare shqiptare, Flamuri Kombëtar valon në sheshin e bashkësisë së këtij qyteti të lirë dhe demokratik edhe për mërgimatrët tanë nga viset e atdheut.

E paçim për jetë të jetëve Atdheun dhe Flamurin Shqiptar, thonë përmes prorosisë së sotme festive shqiptarët në Çikago!


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

1 KOMENT

  1. Dite njemije te nderuar VELLEZER bashkeatdhetare ne Cikogos, ne SH.B.A. manifestuar per ditet e festave tona kombetare *28-29 Nendoret shqiptare:* (1444 me Gjergj Kastriotin Skenderbe, 1912 PAVARESINE shpallur Ismail Qemalin me shoke dhe, krye-Nendorin shqiptar 1944 – çlirimin e vendit, nga pushtuesit e huaj dhe kolaboratuistet vendas.

    Pershndetje te vecante nga mbi 80 *Pasues veterane*ne Toronto mbi tre vjet krijuar org e tyre ketu, me kryesisht te moshave te reja, djem e vajza. Te moshuari i falenderojme, sa perkraesit ne shoqatat e emigranteve, ku paraprijne atdhetare te nderuar si; Drita e Xhafer Skilia, Aferdita Qendro, Aferdita Kadena. Janaq Pani, Kristaq Turtulli, Kliton Verli, Arqile Robo, Ledio Muçollari, Elio Sotiri Arnold Saliasi, Loni Plaku. Suel Doçi, Selime Hajredini. Oren Sh. Kosorreli, Arnol A. Hyseni, Alma Çela, Vasilika Gjeçi, Lindita Kalo (Xhoga), Rifat Kulloli Juan Zylfo, Agim Keta, Mentor Rusmaili, Skifter Muço, Bruno Prifti, Nikolla Qirko (90 vjeçari nderuar), Marta Cukalla, Ilir Fejzo. Familia Kamberi: Nuri, Erind, Arian e Nuri, me Aldi Demkollari, Jani Hodaj, Luan Pula, Arkid Tafa, Odhise F. Zhana, Dhespina Koka, Xhuliano Lipo, etj.

    Pershendesim aktivitet veterane Antare nderi: Vangjysh Zikon, Kristian Bukuroshin, Kristaq Turtullin, Diamand Kodra, Agim Bujar Zejnullari, me Drejtues te shoqates Shqiptaro Kanadeze, Ruki Kondaj, Ramazen Kelleze, Petraq Peci e aktuali kryetar, Bujar Zajnullahu.

    Nuk mungojne Aktivistet si, Teuta Haxhllari, Antigoni Papastathi, Rustem Paca, Barjam Shtylla, me te palodhurin Ilir Leena me TV. *Pasqyra shqiptare*, pasqyruar tere aktivitetet.

    Falenderojme z. Ermal Muca Amabsadori aktual nga Otava, ardhe posacerisht ne Toronto sa qytetet prane ne aktivitete te ndryshme..
    Ju falendrojme te nderuar bashkeatdhetare te Cikagos, me plot miq e shoke aty, mes jush veprimtare. Jane shume e spo permend emra vec Veteranin, Niko Qirkon familiarisht, sa Zana Çobon. Po ashtu, Shoqaten e Ish-OFICEREVE te liruar, me Mihal Janon, qendren ne Njy Xhersi (ne s’gaboj) e pershendes.

    Gezuar festat TRE NENDOREVE dhe MBRODHESI atdheut tone-Shqiperise MEME.

    Gezuar FESTAT 28-29 Nendor per mabare atdhetaret tane te kudondodhur.

    Toronto, 28 nendor 2020
    *Pasuesi veteran*, Dhimiter Xhoga

Komentet janë mbyllur.