Shprehim indinjatë dhe kundërshtojmë me forcë vendimin e padrejtë të Gjykatës Maqedone ndaj shqiptarëve, në procesin “Gjyqi i Kumanovës”…

0
856

SHOQATAT SHQIPTARE TË LANDIT BADEN WÜRTEMBERG DHE BAVARI

Peticion

Këshillit të Evropës në Strasburg ‐ Kryetarit zoti Antonio Tajani,
Komisionit Evropian ‐ Kryetarit zotit Donald Tysk,
Përfaqësueses së Lartë për Politikë ‐ Komisioneres zonjës Federica Mogherini

Shoqatat Kulturore Shqiptare në Republikën e Baden Würtembergut dhe Bavarisë të Gjermanisë shprehin indinjatën dhe kundërshtojnë në të gjitha format qytetare, juridike dhe politike për vendimin e motivuar të padrejtë të Gjykatës Maqedone të shqiptuar këto ditë në procesin e ashtuquajtur “Gjyqi i Kumanovës” ku të akuzuarve (gjithesej 37 persona iu shqiptua një dënim astronomik me mbi 7 shekuj, saktësisht 746 vite, 8 persona me dënim maksimal ‐ të përjetshëm).

Këto dënime të padëgjuara më parë, shprehin jo korrektësinë dhe urrejtjen e madhe të
gjykatësve maqedonas kundër prestarëve të kombit shqiptarë.
Kërkojmë nga Ju, si institucion i paanshëm dhe i besueshëm, të jepni Kontributin tuaj Politik e Juridik dhe njerëzor që të ndërpriten proceset e montuara ndaj prestarëve të kombeve tjera si në këtë rast ndaj prestarëve të kombit shqiptar.

– Duke jetuar për kohë të gjatë në sisteme të drejta e demokratike vlerësojmë se edhe në të ardhmen e gjithë Evropa të gjejë paqen në barazinë e dëshirueshme dhe të mundshme pa dallime kombëtare dhe racore, duke mos përjashtuar edhe popujt e Evropës Juglindore.
– Ne kërkojmë me forcë morale njerëzore të merrni përsipër monitorimin e aplikimit të
standardeve të pranishme për të gjithë qytetarët në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë.

– Shtojmë se paqja nuk duhet të ketë alternativë në rrugëtimin e mëtejshëm në integrimet
Evropiane. Si qytetarë me prejardhje nga Evropa Juglindore, jemi thellësisht të interesuar të shprehim përkrahjen tonë në rrugëtimin paqësor të rajonit.
– Theksojmë se pjesëtarët e dënuar janë trajtuar sipas skenarit të montuar nga regjimi i kaluar i partisë nacionaliste të Gruevskit.

– Kërkojmë që Ju si Institucion të merrni përsipër krijimin e një grupi hetues jo partiak dhe jo politik në Maqedoni me qëllim të ndihmoni ruajtjen e paqes dhe arritjen e drejtësisë në vend dhe për ato familje të ndara padrejtësisht. Ne kërkojmë rezultatin e një hetimi të pavarur ndërkombëtar.

Reagimit i bashkëngjiten këto shoqata si me poshtë :

SHOQATAT SHQIPTARE TË LADIT BADEN WÜRTEMBERG DHE BAVARI
1.) Shoqata “Pavarësia” Stuttgart
2.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna Terezë” në Göppingen
3.) Shoqata Kulturore “Kadri Zeka” Kirchheim unter Teck
4.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Kosova” në Fellbach
5.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Boletini” në Sindelfingen
6.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Atedheu” në Shwäbisch Gmünd
7.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen
8.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Shqiponja” në Schwäbisch Hall
9.) Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart
10.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Dardania” Manheim
11.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Yjet e Kosovës” Emendingen

Shkresa për botim nga Asllan Dibrani