SHPIRTI I TIJ LART NE QIELL
2007, në muajin Tetor,
U këput një luleborë,
Ra pa jetë pika e djalit,
Përball Kishës së Shën Palit.
Bien këmbanat, shkruajnë gazetat,
Në mes të Tiranës shuhet jeta,
As mund të mendohej kurrë,
Pa qenë djali i sëmurë.
S’bëhet fjalë për të burgosur,
Që del nga hekurat marrosur,
As për të çmendur të sëmurë,
Këmbët ku e çojnë nuk di kurrë.
S’bëhet fjalë për pijanecë,
Që ka pirë alkol me hile,
Ku drit’e kuqe e semaforit,
Mund ti duket dhe jeshile.
Mund ti ndodhë një narkotiku,
Që droga trupin ja ka mpirë,
Mund ti ndodhë një krimineli,
Që krimi shpirtin ja ka nxirrë.
Mund ti ndodhë një hallexhiu,
Që pa gjumë është i ziu,
Që nuk di nga shkon, nga vete,
Se plot borxhe ka mbi vete.
Mund ti ndodhë e dikujt tjetër,
Që infarkti e shqetëson,
Mund ti ndodhë të moshuarit,
Që tensioni e ngacmon.
Me shpejtësinë skëterrë,
Kercënohet gjithë mileti,
Ulet gazi, shtypen frena,
Veç kur ka burra shteti.
Ndodhi gjëmë, lajm i rrallë,
Nga Parlamenti jo shumë larg,
Nje djalë pëllumb, s’është më i gjallë.
Kishte dalë me biçikletë,
I qetë me gëzim të vetë,
Ku ta dinte djalë i shkretë,
Që aty do ndrronte jetë!
Të vijë vdekja si rrufe’,
Më i miri të marre dhe ?!
Shofer Elton Qemal Shahini,
Benz i shpejte tërë jetët nxini…
Ardh’ nga Kotovjati-Gramsh,
Me familjen në Kamzë banon,
Ndoshta pa përvojë në timon,
Ne vizat e bardha,me shpejtësi në rrugë,
Mos pastë paqe e hajër kurrë!
Kush e çon lajmin te shtëpia?
Kush t’ja thotë nënës së vet?
Në bulevard është bërë kërdia,
E gjithshka po mbulon zia.
Ç’gjëmë e madhe, çmënxyrë,
Prindërve gjaku u ka ngrirë,
Gjyshi, gjyshja janë hutuar,
Nga ky lajm i pikëlluar.
O shofer të vraftë Zoti,
Na vrave të gjithëve, vrave djalin,
Ç’na bëre këtë hata !!
Nënëzeza u dogj nga malli,
Mbet Davidi pa vëlla.
Ditë për ditë bien këmbanat,
Kanë rënë dje, bien dhe sot,
Ju kujton besimtarëve,
Janë t’përkohshëm në këtë botë.
Nuk bien më për besimtarët,
Por bien dhe për qeverinë,
T’zbatohen ligje, t’zbatohen rregulla,
Dhe të zhduk anarshinë.
Tek vendi ku u vra djali,
Tufa lulesh gjithnjë rrinë,
Akt-akuzë për parlamentin,
Akt-akuzë për qeverinë.
Sot nuk ka më Lul t’Vocërr,
Që për bukë vdisnin urie,
Por vdekjet në aksidente,
Janë turpi i kësaj qeverie.
S’është koha e Migjenit,
Legjenda e Misrit mbaroi,
Por djali me jetën e tij,
Legjendën e dhimbies nënshkroi.
Prindërit e Arielit mbahuni pak,
Davidin të plotë ta rrisni,
Është fëmi e se ka hak,
Le të shohë lotë më pak.
Plot të papritura, e tillë është jeta,
Me halle të rënda e me të lehta,
S’ke çi bën, do i përballosh,
Sepse palo’jetën do vazhdosh.
Ngushëllohu Sokol Agolli,
Siç ke emrin, qëndro burrë!
Mos harro ke moshatarë,
Që s’u bënë baba kurrë.
Thaji lotët nënë e Arielit,
Ngrije kokën, vështro retë!
Shpirti i tij lart në qiell,
Ju sheh e ju mbron vetë.
Për hir të Davidit mbaje veten,
Jeni dobësuar veç si hije,
Pa mendo sa gra fatzeza
s’ndjejnë kurrë erë fëmije.
Njeriu ka veç një jetë,
Të vetflijohesh është e kotë,
Vitet ikin porsi gjethe,
Mysafir në këtë botë.
Në këtë jetë të trazuar,
Bëni sikur jeni të gëzuar,
Të rritni Davidin e ta martoni,
Me nipa e mbesa të gëzoni!
Hysen Hysa
Xhaxhi Hyseni si me
drejtohej Ariel Agolli.
Ditët e tragjedisë së
19 Tetor 2007
Dërgoi për publikim, Flora Agolli