Debat parlamentar
Legjislatura e tetë e parlamentit të Kosovës: Shpetojeni mjedisin nga gurthyesit (tenderat), që po i shembin kodrat dhe malet e Kosovës…!
Këso kohe, dridhjet e kodrave dhe të maleve të Kosovës përmes gurthyesve, që, si marimanga u janë qepur me “tekonologjinë” e shembjes së bukurive të natyrës mijëvjeqare, po e bëjnë mjedisin dhe hapësirën të padurueshme për jetë normale(!).
Poqese u qet udha Prishtinë-Pejë, në hyrje të Klinës në të dyja anët shihen makineritë që shembin bjeshkën dhe malet për të nxjerrë
gurët nga zemra e tokës për nevojat “ekonomike” të Kosovës(sic!).
Kjo dukuri e shëmtuar aq po e dëmton mjedisin dhe hapësirën në Kosovë, saqë kur i sheh edhe nga afër mendon njeriu a jemi në Kosovë apo në mjedisin pluhur të zi në Bangaldesh dhe në vendet tjera të varfërisë ekstreme në Afrikë…(?!).
Pse është lejuar kjo dukuri kaq e shëmtuar përmes gurthyesve buzë kodrave dhe maleve të Kosovës…? Çfarë biznesi është ky dhe a janë në dijeni, ministria e mjedisit në qeverinë e Kosovës për dëmet dhe për shkatërrimin e mjedisit dhe hapësirës me këto “kompani” të shembjes të kodrave dhe të maleve të Kosovës të këtyre resurseve mijëvjeqare si dhuratë e çmuar e nënës natyrë(!).
Deputetë të ligjislaturës së tetë të parlamentit të Kosovës, u bëj thirrje qytetarie, shpetojeni mjedisin dhe hapësirën e Kosovës nga gurthyesit…!
Çikago, mars 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]