Shpallen kandidatët për Çmimet Kombëtare të Letërsisë

0
2327

Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, e përbërë nga z. Primo Shllaku, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Flutura Açka, Elsa Demo, Bajram Karabolli dhe Lisandri Kola bën të ditur emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer” për vitin 2016.

Titujt për të dyja kategoritë të renditura në rend alfabetik:

I. Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit”:

1. Ardian KyçykuINCOGNITO (roman), Shtëpia Botuese NAIMI
2. Erion PapagjoniNJE BURRE MES DY GRAVE (dramë), Shtëpia Botuese ADA
3. Idlir AzizajSHEKSPIROTET (novela dramaturgjike), Shtëpia Botuese TOENA
4. Meritan SpahijaVEGIMET E FUNDIT (tregime), Shtëpia Botuese FIORENTIA
5. Romeo ÇollakuMJALT NË TEH (roman), Shtëpia Botuese ZENIT

II. Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”:

1. Agron TufaTRISTIA (poezi), Osip Mandelstam – Shtëpia Botuese PIKA PA SIPËRFAQE
2. Diana KastratiKANALI MUSOLINI (roman), Antonio Pennacchi – Shtëpia Botuese DITURIA
3. Ermira DanajNJË FRYMËMARRJE JETE, PASIONI SIPAS G.H. (roman), Clarice Lispector, Shtëpia Botuese OMBRA GMG.
4. Luljeta LleshanakuBija e varrmihësit (roman), Joyce Carol Oates, Shtëpia Botuese ALBAS
5. Romeo ÇollakuPOEZI TË ZGJEDHURA, Konstandinos Kavafis, Shtëpia Botuese ZENIT

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare që mbështeten nga Ministia e Kulturës, do të zhvillohet në datën 6 dhjetor, ora 17.00, në sallën e Teatrit të Kukullave.