SHOQËRIA SHQIPTARE…

0
814
Shoqëria shqiptare - maskë

Edmond Petraj poston në FB

Dy shqiptarë të mënçur
U grindën një ditë,
Me shqelma me grushta, godit e godit,
U shanë e u rrahen, ç’je ti e ç’jam unë,
E nga vendi ku rrinin, të dy i përzunë.
Me floket perpjete, me thonjtë në fyt,
Njëriu, njeriun, kërkon që ta mbytë,
Kërkon t’i marrë jetën,të gjallë ta haje,
Kërkon ta vrasë natën e ditën ta qajë,
Jo kjo është jotja, jo kjo është imja,
Të ndahet edhe trau, të ndahet edhe qimja,
Me sytë e përflakur, në kokë hipen gjaku,
Këtë ma la gjyshja, këtë ma la plaku,
Tek kalon aty pranë, një ujk i uritur,
E ndal vrapin ujku, u thotë i çuditur,
Ju dija të mençur, ju dija të zgjuar,
Edhe kafshët urtine nga ju kanë mësuar,
Po ndaluni djema, pse zihni, mosni,
Kur rruges kalova, kujtova mos losni dhe desha t’ju haja,
Por tani s’kam ç’u dua,
Se ju qënki ujqër, më ujqër se mua.