SHOQËRIA ME KULTURË NEUROTIKE

0
121
Rama përqafon Albinin

Arben Çokaj
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Një shoqëri e shtypur për kohë të gjatë krijon një kulturë neurotike të shtypjes. Dhe e ka tepër të vështirë të ngrihet. Ajo krijon disa tipare të veçante të ekzistencës dhe njerëzit janë disi më të rrezikshëm. Se nga dhuna e ushtruar, ata janë tjetërsuar e ky është fakt, jo interpretim.

Kur e çliron një shoqëri të tillë, ajo nuk mund të ngrihet, sepse është si e mpirë dhe ka gjasa që në krye të saj të dalin sharlatanët, përzier me ata që i shërbyen regjimit shtypës. Me pak përpjekje, e shtypë lehtë këtë shoqëri, sepse infrastruktura e shtypjes është e ndërtuar me kohë.

Shoqëria me kulturë neurotike ka marrë formën e shtypjes, njerëzit nuk ngrenë krye, tek-tuk, jetojnë me frikë dhe kur u jepet rasti edhe fryhen. Vijmë te fenomeni i masokistit që shndërrohet në sadist. Nëse masokisti është personi i kënaqur me vuajtjen e dhunën e ushtruar ndaj tij nga sadisti, ky person kur e fiton lirinë dhe gjendet në një situatë, ku mendon se ka dominancë, bëhet një katil i keq, një sadist i lig.

Këto tipare i vëren te shoqëritë që kanë kaluar një shtypje për kohë të gjatë, sado që përpëliten të dalin nga situata, ato e kanë tendencën të kthehen prapë aty ku kanë qenë, se janë mësuar ashtu. I vëren edhe te sjellja e tyre qaramane. Duke u mësuar mos me e pasë veten në dorë, kultivojnë një kulturë ankesash të përhershme, fajin gjithmonë ua kanë tjerët e ata asnjë faj. Ankohen edhe pêr gjëra tê vogla, dhe nga ana tjetër synojnë të dalin në dukje të parët edhe pêr punë tê vogla, për me nxjerrë veten në dritë disi. Se nuk i ka kënë kush tê bëjnë punë të mëdha.

Sillen si raca të ulëta, vêshtirë u pëlqen ndonjë lider, kanë prirje pêr t’i sharë të gjithë.

Pra, kemi një rrezik në dy plane, e para rikthim nga paaftësia në gjendjen e mëparshne nga frika e përhershme, dhe mënyra si ka jetuar më parë, dhe e dyta, individët e kësaj shoqërie, duke u mësuar me të drejta të kufizuara, kur marrin liri, nuk dinë ta menaxhojnë lirinë që e kanë fituar.

Shqiptarët e kanë këtë kulturë e nuk mund të shkëputen nga pushtimi i gjatë osman dhe islamizimi, kosovarët pak më shumë se u është shtuar edhe pushtimi serb e më gjerë, dhe popujt e tjerë, ku rasti më ekstrem është tani Afganistani, i cili në rrugën e tij drejt progresit e demokracisë, dështoi. Amerika e vendet Perëndimore u tërhoqën nga ndihma për të, një vend me 38 milion banorë, me një ushtri prej 350 mijë trupash, u tërhoq nga vrima e zezë e regresit. U rikthyen talebanët.

Ky duhet të jetë një mësim i mirë për ne shqiptarët.

Kohët e fundit, si asnjëherë në parë, është hapur një konflikt virtual e mediatik, me rrjete sociale e më gjerë, që sado të përpiqesh ta analizosh e frenosh, të merr turma para si ortek.

Kemi disa zhvillime. Albin Kurti mori pushtetin në Kosovë, e mbajnë për njeri të zgjuar e në krahasim me disa politikanë të Kosovës mund të jetë. Por zgjuarsia tregohet më shumë me arritje se me rrahje gjoksi. Dhe Albini me sjelljet e fundit po tregon se po anon më shumë nga stili politik i Rambos, se sa nga ai i Rugovës, edhe pse Albini mendon se ia kalon edhe Rugovës, për nga zgjuarsia, por jo nga performanca.

Ka zëra që thonë se Albini është përfshirë me mbështetësit e tij në një fushatë kundër Shqipërisê, kryeministrit Rama dhe shqiptarëve që nuk pajtohen me këtë imponim banal, që vjen nga Kosova. Dikur serbi i rrihte shuplaka ata e më shumë, tani po sillen sikur duan të rrahin shuplaka shqiptarët e Shqipërisë, ose “ngoni ne!”Mos e ftoni Bregoviçin se është serb dhe mos dëgjoni këngë serbe! A keni më?!

Mos hyni në Ballkanin e hapur, se ne e njjohim serbin më mirë! Padyshim që e njohin më mirë. E shohim edhe se Kosova po importon mallra serbe me miliona Euro në muaj. Pra vijmë te kultura neurotike. Dhe nëse ti tani u thua, pse po na shani ne, rregulloni punët tuaja, çfarë keni me punët tona?! Ata nuk heshtin, shajnë edhe më shumë, nuk e shohin elefantin në shpinën e tyre, por merren me mizën në shpinën tonë. Dhe arsenali i sharjeve të tyre është i konservuar me vite të tëra vuajtjesh e mjerimi… prandaj është tepër ekstrem dhe i pasur!

Sa i shërben ky konflikt i stisur shoqërisë sonë? Aspak. As sjellë zhvillim e as civilizim, është regres. Dhe nga cili prizëm shajnë kosovarët e Albinit, nga prizmi se po i mbron Amerika? Por kurrë mos e mbështet mbrojtjen tënde mbi organizma ndërkombëtarë, si Afganistani, se ikin një ditë e trupi yt bie përtokë, siç edhe ra Afganistani, me 350 mijë ushtarë, pa zemër luftëtari!

Unë shpesh kritikoj, por me qëllim për t’i përmirësuar punët. Por ai që kritikohet nuk ndihet mirë, e sulmon. Si dalim ne nga kjo situatë konflikti artificial?! E para duke i kujtuar Kosovës, që të vetëpërmbahet, se nuk ka siguri absolute që asaj do i ecin punët vaj. Nuk don me hy në Ballkanin e hapur, nuk është vetëm, të bëjë atë që i duket më mirë për të. Por të mos shajë!

E dyta, duke i kërkuar Kosovës të mos shikojë që ta gjejë armikun imagjinar në Shqipëri. Mundet se Shqipëria është parë si shteti ideal, që do ju vinte në ndihmë shqiptarëve në ish-Jugosllavi, kur ata të kishin nevojë dhe shikimi i realitetit me sy, sjellë zhgënjim. Por ky është realiteti. Pranojeni edhe ju. Ashtu si ju jeni mësuar me ushqimet serbe, me “tamblin e serbit në shtëpinë e dëshmorëve” – e nuk u bën përshtypje, tregojeni patriotizmin aty, e jo duke na kërkuar llogari ne për defektet tona, në lidhje me këngët serbe e më gjerë, se praktikisht nuk e kemi të lehtë me i ndalua ato. Prandaj frustrohuni, por mos shani, se nuk u ka kush gjë borxh.

Shqipëria ka bërë më shumë se ka kapacitet për Kosovën, duke i prishur punë edhe vetes, dhe historikisht nuk qëndron hipoteza se Shqipëria e ka shitur Kosovën. Shqipëria zyrtare nuk e ka pasë kurrë Kosovën për ta shitur. As sot nuk po e shet, por ndryshe i shohin liderët tanë punët, e ndryshe në Kosovë. Thonë se Rama është ipêrfshirë në ndarjen e territorit të Kosovës. Kjo më ngjan më shumë si pjesë e kulturës neurotike se sa si mundësi e vërtetë. Ideja me ia hedhë fajin tjetrit, edhe pse ai nuk ka gjë në dorë, ka mundësi të jetë evidente edhe në këtë rast.

Rama mundet me pasë qëndrimet e veta, e akuzon opozita etj. por Kosovën e kanë në dorë drejtuesit e Kosovës, e jo Rama. Akuzat që i janë bërë Ramës, kanë bërë që ai të distancohet më shumë nga punët e Kosovës, se si ai, si shumë shqiptarë të tjerë, përshirë edhe autorin e këtij shkrimi, zgjedhin më mirë të mos përzihen se sa të japin sugjerime, qoftë edhe të drejta për një shoqëri me dije të ulêt, ku dominon kultura neurotike! Sepse del gjithmonë fajtor ose i humbur me ta, si në Afganistan.

Por janë disa gjëra që i mëson me kohën. Nuk mësohen nga librat apo nga manualet, duhet të keshë përvojë në jetë!

Afganistani ra nga kultura neurotike, nga frika që 350 mijë ushtarë afganë kishin prej 70 mijë trupash talebanë. Edhe Kosova mund të bjerë nga frika e serbit! Si mund ta vrasë Kosova frikën prej serbit?! Me shkollim e dije! Me forcë karakteri si 300 spartanët, që thyen ushtrinë prej 200 mijë trupash të Kserksit në Termopile!

Rama nuk i ka frikë serbët, as Shqipëria, e mundohen me ua heqë frikën shqiptarëve në Kosovë, ndërsa kosovarët ushqehen me mallra serbe e na tregojnë gogolin serb, duke u kamufluar me nota patriotike! Fitoni mbi frikën tuaj kosovarë, e ndjehuni tē lirë! Shtetin tuaj e keni, mos e lini nga frika të kthehet pas!