53-vjeçari Husein Abdo Abbas – 27-vjeçarja Huda Ahmad Al-Ali dhe 9-vjeçari Azad.
Fotomontim: document.dk
Henrik Sundt 3. maj 2020 – Revista Drini
Një sirian, i cili akuzohet se vrau gruan dhe djalin e tij për vdekje me gurë, pasi u kthyen përsëri në Siri nga Danimarka, ka të drejtë ligjërisht deri në 300,000 krona në mbështetje për riatdhesim. Çështja tronditi danezët, por është gjithashtu një shenjë e burokracisë së të drejtave të mëdha që shkatërron mënyrën e të menduarit perëndimor.
Vrasja e gruas siriane të integruar mirë Huda Ali Ahmad dhe djalit të saj 8-vjeçar, zbulon disa zona të verbëra, që lidhen me migracionin dhe mungesën e mirëkuptimit kulturor.
Huda iku nga Siria në Danimarkë në 2015. Ajo mbërriti në Danimarkë me djalin e saj tre vjeçar në dorë dhe ishte shtatzënë me binjakë në bark. Ajo u paraqit si vejushë, pasi burri i saj u vra në luftën civile Siriane. Familja e vogël u pasua nga një burrë 25-vjeçar më të vjetër, Husein Abbas, të cilin Huda e paraqiti si kunat. Në retrospektivë, rezulton se “kunati” ishte në fakt burri i Huda-s, dhe se ai i mashtroi në Danimarkë në këtë mënyrë, pasi gjoja kishte dashur të bënte një bashkim familjar me gruan e tij të dytë, që ishte akoma në Siri. Document.no e ka përmendur këtë edhe më herët.
Dy muaj e gjysmë më parë, Huda udhëtoi nga Langeskov në Fyn përsëri në Siri me tre fëmijët dhe burrin e saj 25-vjeç më të vjetër. Nëse ajo vullnetarisht ka dashur ta lejojë veten dhe fëmijët e saj që të riatdhesoheshin është një pyetje e hapur, por shteti danez pavarësisht kësaj, ofron 200,000 DKK në ndihmë për riatdhesim për refugjatët dhe azilkërkuesit që kthehen në vendin e tyre. Kjo është e barabartë me afro 300,000 krona norvegjeze, dhe për familjen Huda shuma duhej të paguhej në dy këste të barabarta.
Në shkurt, burri i Hudas, Husein, mori gjysmën e parë të grantit për riatdhesim, rreth 100,000 DKK ose rreth 150,000 krona norvegjeze, nga shteti danez. Nëntë ditë më vonë, ndodh vrasja e Huda-s dhe djalit të saj të madh tetë vjeç. Një numër i mediave arabe të lajmeve atëherë raportuan për vrasjet, si të ndërlidhura me vrasje nderi, (për çështje të ashtuquajtura morale, ver. i përkthyesit) në pjesën e kontrolluar nga kurdët e Sirisë.
Në shkurt të vitit të ardhshëm, 100,000 DKK të mbetura (rreth 150,000 NOK) do t’i paguhen Husein Abbasit, i cili tani akuzohet për vrasjen e gruas dhe fëmijëve të tij.
Politikanët danezë padyshim reagojnë fuqishëm, por rregullat e sotme nuk mund të ndalojnë pagimin e ndihmës për riatdhesim, edhe nëse është kryer një krim i rëndë. Abbasit do t’i paguhet automatikisht shuma e mbetur, bazuar në rregullat aktuale.
Por ata nuk duhet të marrin paratë e kthimit nëse kryejnë krim të rëndë, sipas Ministrit të Jashtëm dhe Integrimit, Mattias Tesfaye (S), sipas gazetës Kristeligt Dagblad, duhet të kishte paguar rreth 100,000 DKK nga Danimarka deri në shkurt, edhe pse ai akuzohet për rrahje të gruas dhe djalit të tij deri në vdekje.
– Unë mendoj se duket plotësisht çmenduri, nëse shteti danez duhet të paguajë para për njerëzit e dënuar për vrasje në vendet e tjera. Ne do të duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë, thotë Mattias Tesfaye.
Burri sirian aktualisht ndodhet në paraburgim në Siri. Ai ka rrëfyer për policinë kurde se vrau grua dhe djalin e tyre tetë vjeçar. […]
Ministri i Jashtëm dhe për Integrimi e quan skemën bazë të riatdhesimit të mirë. Sidoqoftë, ai dëshiron ta rregullojë këtë vrimë në ligj. Si duhet të ndodhë, Mattias Tesfaye nuk ka ende përgjigje.
– Unë nuk kam sugjerime specifike se si ta ndryshoj atë. Ne duhet të mendojmë me kujdes dhe me kujdes për të mos ngritur një përbindësh burokratik, thotë ai.
Në vitin 2019, 502 refugjatë u larguan nga Danimarka si pjesë e skemës. Ministri pranon se është e pamundur të kontrollosh gjurmët, nëse të gjithë ndërtuesit e shtëpive kryejnë krime.
Mattias Tesfaye beson se duhet bërë një dallim midis seriozitetit të krimit. Mbështetja nuk duhet të privohet nga një vepër e vogël, beson ai.
– Duhet të ketë një vijë ndarëse ndërmjet asaj, nëse keni vjedhur një biçikletë ose nëse e keni rrahur me vdekje ish-gruan tuaj. Unë nuk jam këtu i gatshëm që në ditën e parë të them se ku mendoj se ajo vijë ndarëse saktësisht duhet të shkojë. Por sigurisht që duhet të bëhet fjalë për një krim të rëndë, thotë ai.
Sipas Ekstrabladet, Husein Abbas duhet të ketë pranuar vrasjet në policinë kurde.
Gënjeshtra, martesa me shumë gra dhe vrasja nuk ndalojnë pagesën, bazuar në një ligj të përshkruar nga një e drejtë e mendimit e mbushur me shumë zona të verbëra kulturore dhe pa marrë parasysh viktimat e mundshme. Të vdekurit nuk marrin shpërblimin nga shteti danez – por ato i merr një vrasës pervers i gruas dhe fëmijëve.
Burimi: Document.no
Nga norvegjishtja: Gjergj – Bajram Kabashi