Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur vlerëson me çmim gazetarin Marin Mema

0
1063

Të nderuar përfaqësues të mediave, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shprëngulur nga Trojet e Veta, ka marrë vendim që çmimin “Hasan Prishtina” për vitin 2017 ti ndaj gazetarit, Marin Mema. Çmimi do të ndahet në një ceremoni të organizuar në Sheshin 21, me datë 25 nëntor, duke filluar nga ora 17:00. Në këtë ceremoni me pjesëmarrjen e tyre do të na nderoj edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, si dhe shumë mysafire nga Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë dhe trojeve tjera shqiptare.

Ftojmë përfaqësuesin e Mediumit tuaj të nderuar që të përcjelli këtë ngjarje! Me respekt, Jahja Lluka Kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shprëngulur nga Trojet e Veta, p.s. bashkëngjitur po ju dërgojm edhe vendimi për ndarjen e Cmimit “Hasan Prishtina” për gazetarin Mema.


Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shprëngulur nga Trojet e Veta, me seli në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur më: 07.11. 2017, mori këtë: VENDIM Në mbështetje të Statutit të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shprëngulur nga Trojet e Veta, dhe të rregullores për ndarjen e çmimit “HASAN PRISHTINA”, çmimi më i lartë i Shoqatës për vitin 2017, do ti ndahet z.MARIN MEMA, gazetar. ARSYETIM z. Marin Mema, si gazetar i Televizionit Top-Channel, me emisionin e tij “Gjurmë shqiptare” ka realizuar me sukses tema shumë të rëndësishme për historinë e Shqiptarëve në trojet e tyre shekullore. z. Mema, kaloi të gjitha pengesat e vëna nga regjimet e Shkupit, Athinës, Beogradit duke realizuar dhjetëra dokumentar mbi historinë shqiptare të Çamërisë, Maqedonisë dhe viseve shqiptare të mbetura nën Serbi.

Marin Mema është realizuesi një sërë dokumentarësh për shqiptarët në Sanxhakun e Serbisë, Gjurmët e historisë per zonat dhe fshatrat e shqiptarëve në Greqi (Çameri), Maqedoni, Sarajevo në Bosnje, Ulqini, Plava dhe Gucia, Reka, Dibra e madhe, komunitetet shqiptare ne SHBA, Itali, Greqi, Maqedoni, Mal të zi, Serbi, Turqi e me tej kanë qënë në fokus te dokumentarëve dhe reportazheve. Përmes tyre, Mema ka arritur që të ndihmoj në ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare, në ndalimin e asimilimit dhe ikjes së metjeme të shqiptarëve nga trojet e robëruara dhe zbardhjen e historisë shpesh të dhimbshme por krenare të shqiptarëve në viset tona.

Marin Mema, ka arritur gjithashtu që të zbardhi dokumenta nga arkiva të ndryshme për heronjë e veprimtarë të ndryshëm shqiptar të kohëve të ndryshme. Motivet e fuqishme kombëtare, humane e fisnike të z. Mema, karakteri i tij fisnik dhe i pandalshëm përball pengesave nga shtetet fqinje, e bëjnë një prej figurave më të fuqishme në gazetarinë shqiptare sot. Duke u bazuar në të gjitha sa u cekën më lart, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shprëngulur nga Trojet e Veta, me seli në Prishtinë,z. MARIN MEMA, e ngrit në vendin më të lartë të mbrojtjes së historisë dhe vlerave tona kombëtare duke i ndarë çmimin “HASAN PRISHTINA” Prishtinë, 25. 11. 2017 Me respekt,

Jahja Lluka
Kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shprëngulur nga Trojet e Veta

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar