Nga e majta: Idriz Zeqiraj, Xhafër Lecaali j, Ismet Azizi, Osman Ferizi, Gazmend Dashi, Ali Daci, Naim Haxhiaj, Afrim Mulaj, Xhevdet Muriqi…
IDRIZ ZEQIRAJ
Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, me kryetar Ismet Azizin, është themeluar në tetor 2015. Qëllimi i kësaj nisme fisnike e atdhetare, është zgjimi i ndërgjegjës kombëtare, riaftësimi i gjuhës amëtare, i zakoneve dhe traditave shqiptare, në krahinën bjeshkore të Sanxhakut. Shkurt, për ta stopuar asimilimin e mëtejmë, të kësaj popullate shqiptare, të rënë nën pushtimin serbo-sllavë.
Hulumtimi i studjuesit Marin Mema, shpalosja faktike në disa emisione të trevës të Sanxhakut, ka zgjuar kurreshtjen, ka ngjallur interesim tek shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe në trevat tjera shqiptare, përfshi edhe Mërgatën shqiptare.
Kryetari i Shoqatës “Sali Çekaj”, më parë, tani, kryetar i Degës të LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, ka rënë në kontakt me kryetarin Ismet Azizin, me veprimtarin e Sanxhakut, Ali Dacin dhe me të azhurnuarin me çështjen e Sanxhakut, profesor Mazllum Baraliun. Pas informimit të bollshëm, zoti Ferizi mblodhi Kryesinë e Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë gjermane dhe vendosën, për mbështetje financiare të Shoqatës, me emërtesën shumë domthënëse “Kosova për Sanxhakun”.
Ekipi futbollistik i Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, Bavari
Për të sensibilizuar mërgimtarët në Gjermani dhe gjetkë, Shoqata “Sali Çekaj” organizoi turnirin tradicional vjetor humanitar sportiv. Paratë nga ky aktivitet i përvitshëm, dedikohen për raste humanitare. Kryesia dhe anëtarësia u dakorduan që kontributi sportiv, plus kontributeve monetare të anëtarësisë të Shoqatës dhe të aktivistëve të LDK-së, në Gjermani, në shumën prej 13.000 euro, të dedikohen për Shoqatën “Kosova për Sanxhakun”, që vajzat e djemtë e asaj treve shqiptare, të vazhdojnë studimet në shkollat e mesme dhe fakultetët e Kosovës, si dhe për veprimtaritë tjera kulturore e humanitare, në atë trevë të harruar nga pushteti serbo-sllavë.
Më 12 gusht 2019, në mjediset e kompleksit hotelier e relaksues “Trofta”, në Istog, pronë e veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Ismail Bytyqi, tani, po kaq i suksesshëm në bisnes dhe humanitet, u organizua një drekë pune e përbashkët e Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, me kryetar Ismet Azizin; Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj”, me kryetarin e ri kaçanikas, poetin Gazmend Dashin; Kryesia e Degës të LDK-së, në Gjermani, me kryetarin Osman Ferizi, me pjesëmarrjen e Radio Televizionit “Fontana”, të kryesuar nga drejtori Zeqir Mehmetaj si dhe veprimtarë të tjerë nga Kosova dhe Mërgata.
Kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi, bëri një ekspoze të plotë të misionit që synon Shoqata në fjalë. “Shoqata u themelua në tetor 2015, në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Pjesëmarrësit ishin nga të gjitha territoret e shqiptare, përfshi edhe nga Pazari i Ri (Novi Pazari), Senica, Tutina. Rozhaja e tjerë. Kemi kontaktuar edhe Myftiun e Sanxhakut, Zurkoviç, me Partinë për Aksion Demokratik, zotëri Sylejman Uglanin dhe burra e të rinj, me gadishmëri për bashkëpunim për nismën tonë.
Edhe pse ndarja, izolimi i Sanxhakut nga Kosova, ka qenë dhe mbetet interes i Serbisë, megjithatë, zgjimi kombëtar veç ka filluar, si me veshje, me muzikën, melosin shqiptar, tupana në festime dhe interesimi për ta ripërtrirë gjuhën shqipe. Njerëzit atje kërkojnë Ansamblin Rugova, preferojnë dhe provojnë kërcimin rugovas. Por, ende ka hezitime, përtesë, frikë e kursim, për t`u angazhuar në aksionin tonë. Por, ne i mirëkuptojmë dhe nuk ngutemni. Rrjedhimisht, në Sanxhak gjithçka ka filluar të frymojë shqip.
Ne punojmë për shënimin e historisë orale, gojore. Projekti jonë vazhdon të begatohet dhe përmbushet, me fotografi që na dërgojnë vazhdimisht nga baza, nga Sanxhaku. Botimi i lahutarëve të Sanxhakut, është me shumë interes. Një takim domëthënës e kemi pasur me ish-Presidentin Sali Berishën, së bashku me Ali Dacin. Publikimi që i bëri Dr. Berisha takimit tonë dhe referenca e tij për Sanxhakun, 10 ditë pas takimit, ka qenë një inkurajim për punën tonë dhe jehonë për të tjerët”, – tha, ndër të tjera, kryetari Ismet Azizi.
Kryetari Ismet Azizi kërkoi nga Shoqata “Sali Çekaj” dhe Dega e LDK-së në Gjermani, caktimin e një anëtari për bordin e Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Dhe, për këtë vendosen dy Kryesitë: të Shoqatës dhe LDK-së, përkatësisht, të kryesuar nga Gazmend Dashi dhe Osman Ferizi, u caktua Bujar Lajqi, veprimtar i dëshmuar.
Veprimtari i mirënjohur sanxhakli, Ali Daci, në cilësinë e nënkryetarit të Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, vazhdon të jetë shumë aktiv: Sanxhaku me “Status Special”, ka ngjall interes të madh. Në Rozhajë e sollëm presidentin shqiptar, Ilir Metën. Ai ishte mirë i informuar për Sanxhakun. Dhe, për këtë meritor është këshilltari i tij politik, Flamur Gashi, nga Trubohovci i Pejës.
Sipas Dacit, puna konkrete është detyrë parësore, njohja reciproke Kosovë-Sanxhak. Tetamentin e Uglaninit ia kemi dërguar secilit deputet, pavarësisht përkatësisë kombëtare.
Xhafer Lecaj, veprimtari i çështjes kombëtare, me stazh prej 5 (pesë) dekadash, foli për rolin e Mërgatës, për mbijetesën dhe luftën e Kosovës. Vetëm Aktivi i LDK-së, në Kichheim-Teck, Një qztezë, relativisht, e vogël, që zotëri Leci e ka udhëhequr, ka kontribuar me 1.175.000 marka gjermane, plus aksioneve tjera. Puna e mërgimtarëve ka qenë përkushtuese, pa asnjë interes personal.
E përgëzoj Ismet Azizin për punën që bënë, në relacionin Kosovë-Sanxhak, natyrisht, në përfitim dhe zgjim kombëtar, të asaj treve, fort të asimiluar. Zotëri Leci tha se ndjehet i gëzuar që gjendet në mesin e miqve të hershëm Idriz Zeqiraj e Osman Ferizi si dhe mikun e ri, drejtuesin e mediumit Radio-Televizionit “Fontana”, zotëri Zeqir Mehmetaj.
Gentrit Murseli, nënkryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, si dhe asambleist i LDK-së, në komunën e Gjilanit, tha se punojmë për shpërqëndrimin vëmendjes të Serbisë nga Kosova dhe të kthejë sytë tek Sanxhaku. Portali i Sanxhakut ka 15.000 përcjellës dhe vazhdon të begatohet me adhurues të rinj.
Këtij takimi i kontribuan edhe anëtarët e Shoqatës “Sali Çekaj”, njëherësh, veprimtarë të Degës të LDK-së, në Gjermani: Gazmend Dashi, Bujar Lajçi, Xhevdet Muriqi, Afrim Mulaj, Naim Haxhiaj, Besim Mulaj. Ishin të njëzëshëm në vlerësimin pozitiv të Radio-Televizionit “Fontana” dhe falenderuan drejtorin Zeqir Mehmetaj, për pasqyrimin dhe informimin profesional, që u bënë veprimtarive të ndryshme në Mërgatën shqiptare, në përgjithësi, dhe në atë të Gjermanisë, në veçanti, në bashkëpunim me zëdhënësin e Shoqatës tonë, Maxhun Smajli.
Shoqata “Sali Çekaj” ka ndarë medalje, me fotografinë e heroit Sali Çekaj, për kryetarin e Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizin, të cilën ia dorëzoi kryetari Gazmend Dashi dhe drejtorin e Radio-Televizionit “Fontana”, Zeqir Mehmetaj, të cilën ia dorëzoi Idriz Zeqiraj, anëtar Nderi i Shoqatës.
Veprimtari i mirënjohur, humanisti i shquar istogas, me punësim në Suedi, Xhafer Balaj, në nderim e mirënjohje, për mysafirët nga Sanxhaku, Gjilani dhe Mërgata, shtroi një drekë të begatë. Zotëri Balaj u falenderua nga mysafirët dhe u përgëzua për humanitetin, bëmirësinë unike, që vazhdon ta bëjë ndër vite, me parësi, për shëndetësinë, madje, në tërë Etnikumin shqiptar.