Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” organizon sesionin e XVI shkencor me temën: “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999”.
Sesioni shkencor mbahët më, 18.07.2021 në Restaurant “Freskia” në Skënderaj dhe fillon punimet në ora 10:00. Njoftojmë të gjithë studiuesit dhe studiueset që kanë paraqitur temat por edhe të ftuarit duhet ta paraqesin konfirmimin e pjesëmarrjes për shkak të rrethanave të kufizimit të pjesëmarrësve ku kapacitetet e sallës se hotelit mundësojnë një pjesëmarrje deri në 100 pjesëmarrës.
Të gjithë studiesit që dëshirojnë të paraqesin temat ju njoftojmë se afati i fundit i paraqitjes së temave është 05.07.2021.
Konfirmimin mundeni me paraqit në këtë email adresë: [email protected].