Organizon Sesionin e XIV-të Shkencor me temën:
ATË GJERGJ FISHTA FILOZOF, IDEOLOG KOMBËTAR DHE VIZIONAR
Shoqata e intelektualëve mbarë shqiptarë Trojet e Arbrit tani e dymbëdhjetë vjet më radhë në mënyrë intenzive është duke e bërë ndriçimin e Historisë Shqiptare, më mbajtjen e Sesioneve Shkencore dhe akademive në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga diaspora atdhetare. Edhe këtë vit kemi vendosur që të mbajmë një Sesion Shkencor të posaçëm. Sesioni Shkencor mbahet me temën : “ATË GJERGJ FISHTA FILOZOF, IDEOLOG KOMBËTAR DHE VIZIONAR.”
Në këtë Sesion Shkencor do të flitet nga të gjithë studiuesit e të gjitha trojeve shqiptare për ideologun e popullit shqiptar që u la në harresë gjatë kohës së komunizmit pansllavist në trojet shqiptare e ku quditërisht kjo harresë vazhdoj me ndonjë përkujtim të vogël edhe në vitet postkomuniste. Shoqata e Intelektualve mbarshqiptar Trojet e Arbërit në këtë sesion shkencor planifikon që të marrin pjesë 25 studiues nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga diaspora atdhetare.
Në pjesën e dytë të sesionit shkencor Kryesia e Shoqatës Trojet e Arbërit ka vendosur ta mbajë një Akademi Shkencore me rastin e 70 vjetorit të lindjes së prof. dr. Muhamet Shatrit – kryetarit tonë shumë vjeçar i cili edhe pse në kushte mjaft të vështira për dymbëdhjetë vjet më radhë e udhëhoqi në rrugën e drejtë shkencore dhe kombëtare Shoqatën Gjithshqiptare Trojet e Arbrit, e ku nën udhëheqjën e prof. dr. Muhamet Shatrit kjo shoqatë mbajti trembëdhjetë Sesione Shkencore, tetë Akademi dhe ka botuar dymbëdhjetë vepra Enciklopedike të Historisë Shqiptare për dymbëdhjetë vjet më radhë.
Sesioni Shkencor do të mbahët më 31 Korrik 2016, në Lokalet e Banjës, Nëna Naile, në Kllokot dhe fillon nga ora 10:00 (paradite). Ftojmë të gjithë studiuesit e Atë Gjergj Fishtës që paraqitjet e tyre për pjesëmarrje në Sesionin Shkencor ta bëjnë në këto adresa:
Në emër të Shoqatës së Intelektualëve Mbarshqiptarë Trojet e Arbrit:
Mr.sc. Nue Oroshi, nënkryetar
Mr.sc. Besim Morina, sekretar