SHOQATA DO T’I QËNDROJË PALUHATSHËM NDERIMIT TË ”PAPA KLEMENTIT XI ALBANI” PERSONALITET SHQIPTAR I NIVELIT NDËRKOMBËTAR

0
2305

Nga Prof. dr. Mehmet Rukiqi

Luigj Gurakuqi, veprimtari i Lëvizjes Kombëtare Demokratike, një nga drejtuesit e Kongresit të Manastirit, drejtor i parë i Normalës së Elbasanit, bashkëpunëtor i Ismail Qemalit, ministër i parë i Arsimit, ”Vigan laboratori” i Fan Nolit, poeti, publicisti, mësuesi dhe heroi i popullit, ditën e mbarimit të mësimeve në kolegjin Shën Mitër Korona në Kalabri, në përqafim lamtumirës, me mësuesin e tij të dashur Jeronim De Rada, me çerpikë të njomur, i tha:

Gjithë çka bëri Skënderbeu me shpatë,
Ti e bëre me penë o i madhi De Radë.

Rrugën e veprimtarisë dhe të luftës me penë të Deradës po edhe të ”Vigan laboratorit” të Fan Nolit, përkatsisht Luigj Gurakuqit, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, (SHSHASHS), nën drejtimin e Hysen Ibrahimit, e filloi para afro gjashtë viteve këtë veprimtari të shenjtë. Është duke vepruar me intensitet të lartë e të palëkundur. Përmban një vlerë të lartë dhe të gjithanshme. Shquhet me përpjekjet dhe rezultatet e arritura në fushën e krijimtarisë letrare dhe artistike, gjuhësore e stilistike, të folklorit dhe etnologjisë shqiptare, të historisë dhe të filozofisë, të etikës dhe të estetikës që shkruan në këto libra më gjërësisht.

Brenda kësaj periudhe, para lexuesve kjo Shoqatë doli me një thesar të çmuar, me një material kulturor të një rëndësie të veçantë. Shoqata do t’i qëndrojë paluhatshëm nderimit të emrit që mban ”Papa Klementit XI Albani”, personalitet shqiptar, i nivelit më të lart kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për Hysen Ibrahimin, kryetarin e kësaj shoqate, u fol dhe u shkrua shumë. Brenda një çerek shekulli, ishte në shërbim të çështjes kombëtare, dëshmoi shumë forma të organizimit dhe të daljes në skenë, me një thesar të çmuar të shkencës dhe të kulturës. Mori shumë mirënjohje, dekorata e lëvdata. Një bashkëpunëtor i tij shkruan: ”Vendosja e këtij veprimtari të devotshëm në Suedi, në gjysmën e parë të vitit 1988, ishte fat i madh për mërgatën e atjeshme shqiptare. Është i afërt, i qetë, i urtë dhe shoqërues. Nuk lavdërohet për sukseset shembullore i lavdon shokët bashkëpunëtor, siç shkruante anëtari i Kryesisë së SHSHASHS, z. Xhavit Çitaku.

I lavdëron dhe falënderon shokët bashkëpunëtor, për inkurajim dhe vullnet të pathyeshëm, si nënkryetarët: Fetah Bahtiri e Osman Ahmetgjekaj, Sokol Demaku e Bedri Paci, Hamit Gurguri e Remzi Basha, Ibrahim Abedini e Bajram Muharremi, sekretarin e vet Fahredin Berisha, arkëtari Rrahman rrahmani, anëtarët e kryesisë: Saranda Iseni e Idriz Gashi, Sadullah Zendeli-Daja e Qibrije Hoxha, Halim Hoti e Xhavit Çitaku, Avdyl Uka e Avdi Rama, Naim Besim Latifi e Mursel Shkupolli, Albert Jashari e Shaban Murseli, Miftar Havolli e Adlije Imeri, Mone Juniku e Skënder Jashari, Emin Rrustemi e Emine Hoti, Isuf Bajraktari e Adem Ahmeti, Mustafë Kabashi e Ramadan Hyseni, Keqë Marku dhe Shefqet Tafilaj.

Të gjithëve nga zemra, unë personalisht, por besoj, edhe të gjithë të pranishmit në këtë sallë, po edhe ata që s’janë këtu, u dëshirojmë jetë të gjatë dhe të lumtur e suksese shembullore, si anëtarëve të kryesisë që u përmendën, po edhe anëtarëve të tjerë që nuk gjenden këtu.

FALËNDERIM
Dr. Mehmet Rukiqi
(Nënshkrimi)
Prishtinë, më 18.07.2017