Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” dënon aktin e ndalimit të Ramush Haradinajt

0
2221
Ramush Haradinaj

Nr. 011/’17
dt. 06.01.2017

Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” në Hagë – Holandë dhe Dega e SHDSH “Çamëria” në Prishtinë – Kosovë, së bashku me Kabinetin Qeveritar të Republikës së Çamërisë

R E A G I M

Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” në Hagë-Holandë dhe Dega e saj në Prishtinë, si dhe Kabineti Qeveritar i Republikës së Çamërisë reagojnë dhe e vlerësojnë si të padrejtë aktin e ndalimit të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga organet e rendit në Francë, edhe pse Tribunali i Hagës atë e ka liruar nga çdo akuzë.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, është arrestuar të mërkurën nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhër arrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. Një gjykatë në Francë, të enjten, vendosi që ish-kryeministri i Kosovës të mbahet në paraburgim deri në kërkesën zyrtare të Beogradit për ekstradimin e tij.

Me këtë rast apelojmë deri te shteti i Francës, por edhe te gjithë bashkësia ndërkombëtarë, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare në ndikim që sa më parë të ndërhyjnë në funksion të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë për lëvizje të lirë, pasi që të gjitha shtetet evropiane e dinë shumë mirë së Z. Ramush Haradinaj, dy herë doli i pafajshëm në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, prandaj edhe aktualizimi i urdhër arrestit ndërkombëtar nga ana e autoriteteve serbe kundër z. Haradinaj, për çështjet e gjykuara më parë nga Gjykata Ndërkombëtare është keqpërdorim flagrant i të drejtës ndërkombëtare.

Prishtinë-Hagë, 06.01.2017

Reagojnë:
– Kabineti Qeveritar i Republikës së Çamërisë
Festim Lato, Kryeministër
– SHDSH “Çamëria” Hagë-Holandë
Ali Aliu, Kryetar
– SHDSH “Çamëria” Dega në Prishtinë-Kosovë
Dibran Fylli, Kryetar