Shpalime historike
Sot mbushën 108 vjet nga çlirimi i qytetit dardan të shqiptarëve SHKUPI, që për pesë shekuj ishte nën robërinë e Perandorisë Otomane.
Viti 1912 ishte ora e lirisë së qytetit SHKUPI, kur forcat luftarake shqiptare të prira nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Idriz Seferi çliruan kryeqytetin e shqiptarëve dhe prisnin të realiozohet ëndrra e tyre shekullore për liri dhe mëvetësinë e Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Por, kjo nuk ndodhi! Ndonëse forcat e boshtit pansllavist (Serbia, Bullgaria dhe Greqia) ia mësyen qytetit të çliruar nga shqiptarët e të gjitha anët shqiptare dhe e morën të gatshëm në duart e veta qytetin dardan, që, nëpër dredhitë e mëdha historike të përkrahura nga fuqitë e mëdha (Rusia cariste), qyteti dardan dhe shqiptar ra në duart i regjimeve sllave në këtë pjesë të Ballkanit.
Sot në Shkup, shqiptarët dhe institucionet të historisë dhe të spektrit politik, mezi i thanë (disa fjalë) për 108-vjetorin e çlirimit të Shkupit, ndonëse kjo datë historike ka mbetur e anatemuar në analet e historisë shqiptare dhe, kur vjen dita e përkujtimit ato dalin me rolin e “përkujtimit” në stilin me ka çua nëna sa më la gojën… (sic!).
Për më tepër se kjo, tash e sa vjet që nga koha kur Maqedonia u shkëputë pa luftë e pa asnjë plumb nga ish-Jugosllavia(1990), partitë politike shqiptare sot e kësaj dite, ende nuk i kanë selitë e veta në Shkup, por ato i kanë radhitur në bulevardet e qytetit të Tetovës (sic!).
Pse shqiptarët dhe partitë politike po e (harrojnë) dhe po e lanë në harresën historike qytetin dardan të Shkupit dhe luftën e përgjakur të shqiptarëve në vitin 1912 për çlirimin e tij dhe ëndrra shekullore që qyteti dardan të mbetët vertetë kryeqyteti i kombit shqiptar!
Të njoftohet BE-ja dhe Washingtoni, që qyteti i dardanisë shqiptare të (çlirohet) nga kryqat dhe ngjyrat e “shtetit”, të pa qenë të kohës, që, përmes skenarëve nacionalist dhe antishqiptar i pati krijuar mbi majat e maleve VMRO-ja e Nikolla Gruevskit (sic!).
E kohës, shqiptarët në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut të kthehen në qytetin e tyre në Shkup, aty ku sot zhvillohen tërë rrjedhat e jetës demokratike dhe të participimit të vlerave kombëtare shqiptare me popujt e bashkuar në Evropën e shekullit XXI!
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]